Kreu i G99 i qendron mendimit se krahas kutive te materialeve zgjedhore duhet te hapen edhe ato te fleteve te votimit
Hapja e kutive te materialeve zgjedhore do te nxirrte ne shesh gjysmen e se vertetes dhe jo te gjithen. Ndaj, kreu i G99, Erion Veliaj, gjykon se pa fletet e votimit e verteta do te ishte gjysmake dhe nuk do te nxirrte ne shesh te gjithe shkeljen qe dyshohet se ka ndodhur ne zgjedhjet e shkuara parlamentare. Per kete qellim, ai vlereson se opozita nuk duhet te terhiqet nga kerkesa qe krahas kutive te materialeve zgjedhore te kerkoje dhe kutite e fleteve te votimit. Me tej, ai tregon per sakrificen e vet ne greven e urise, ndersa deklaron se G99 po sheh mundesine e bashkimit me Partine Socialiste.
Ju ishit nje nga grevistet e urise qe per 19 dite kerkuat hapjen e kutive. Mendoni se greva ia arriti qellimit?
Po, 200 here PO, per cdo grevist qe ofroi trupin e vet per te hequr turpin e zgjedhjeve false. Historia e kesaj jave na dha te drejte, ne Strasburg nuk diskutohet me a do te hapen kutite, por sa thelle do te hapen e sa gjere do te hetohen. Dhe i papergjegjshmi Berisha, pasi kercenoi se do te na thyente dhembe e nofulla e kutite sdo te hapen, pranoi - kunder pasionit te tij piroman - se kutite do te hapen.
E pare nga brenda, si ishte atmosfera ne kampin grevist dhe si e priten ata zgjidhjen?
Greva ishte nje sakrifice sfilitese per te gjithe pjesemarresit. Edhe sot e ne vazhdim, te gjithe po paguajne koston e asaj sakrifice me problemet shendetesore qe ne rastin me te mire do te duhen kohe te riparohen. Greva u mbajt gjalle mes pasionit dhe arsyes se kauzes. Sinjali se do te fillonin negociatat per hapjen e kutive dhe presioni ndaj kokefortesise Berishiane me pezullimin e integrimit, na dha te kuptojme se kishim angazhuar me seriozitet maksimal parine e Europes se Bashkuar. Greva nuk ishte qellim ne vetvete - asnjehere nuk eshte e tille - por mjet per te mberritur qellimin e transparences. Sot, kjo zgjidhje eshte pranuar nga qytetaret shqiptare dhe nderkombetaret - nje pakice qeveritaresh ne konflikt te hapur interesi me te verteten nuk mund ta ndalojne transparencen.
Tani jemi ne negociata. Deri ku mund te terhiqet opozita per te arritur nje pakt me mazhorancen?
Ne synojme te arrijme nje pakt me te verteten. E verteta nuk genjen, nuk fyen, nuk baltos, nuk shpif. Ky eshte pakti yne. Do te ishte ne nder te mazhorances te beje gjithashtu pakt me te verteten. Gjate dites se greves, jo vetem cdo shqiptar, por dhe cdo pllake e bulevardit kuptoi se Berisha ka fobi nga e verteta. Ne i themi se e verteta do ti beje te lire, te lire qe dhe te qeverisin, sepse u be thuajse 1 vit qe qeveria ka hequr dore nga qeverisja dhe sherben si agjenci antimitingjesh ndaj opozites.
Ndaj dhe pakti per te verteten nuk duhet trajtuar si pazar me mazhorancen. Pyetja nuk eshte sa do terhiqemi, por sa do ta shtrijme transparencen. Ne besojme me shume se kurre se pervec kutive te votimit duhet te hapen kutite e pronave, kutite e minatoreve, kutite e tendereve, kutite e gjykatave, kutite e administrates publike, kutite e energjise elektrike - te gjitha ato kuti sekretesh, per te cilat cdo Shqiptar ka uri per transparence. Ndaj, misioni eshte shtrirja e transparences dhe gjetke, e jo tkurrja e saj.
A do te mjaftohet opozita vetem me kutite e materialeve dhe a jane ato mjaftueshem per te provuar pretendimet tuaja per vjedhje te votave?
Kutite e materialeve, si dhe ne Ruzhdie, mbartin shume informacion. Fjala vjen, ne Ruzhdie mesuam se qeveria votonte per gjithe emigrantet dhe te vdekurit e fshatit, se komisioneri i Berishes firmoste per qindra njerez ne mungese, se nje person kishte shume karta identiteti, se pushteti dhe shteti ishin bere njesh dhe Ministria e Brendshme i ofronte PD-se informacion nga sistemi TIMS se kush ishte ne Shqiperi e kush jashte. Keto materiale ia kerkuam KQZ-se qe vjet si G99 dhe na u refuzua ne menyre qesharake, ndaj smund te thuhet se keto paskeshin qene gjithmone te gatshme. Por keto jane vec gjysma e te vertetes, transparenca e fundme do te kish nevoje dhe per fletet e votimit. Venecia e shumeperfolur nga qeveria do ishte nje opsion i mire. Sot ata kane nderruar mendje. Pse valle, se kane pergatitur zgjedhje te ndershme thua?
Nese do behej nje axhende, kur mund te arrihet hapja e kutive?
Sa me shpejt aq me mire per te gjithe kombin, i cili ka nevoje te shohe perpara. Opozita eshte e perkushtuar qe te investoje cdo energji qe te pajtoje kombin e percare nga shpata e politikes se qeverise, qe u munda te sillte mentalitetin e antimitingjeve per opoziten nga Teherani ne Tirane. Le te mbyllim kete ceshtje me transparence te plote, te fokusohemi tek e ardhmja dhe ne fusha te tjera ku transparenca eshte po aq jetike.
Kreu i PS-se ju ftoi te bashkoheni me kete parti. Si i pergjigjeni ju fteses?
Jam pozitiv, prej disa muajsh kemi nisur dhe brenda G99 nje diskutim mbi te ardhmen tone. Ne sot perballemi me aksin Nano-Berisha-Meta - dje armiq te betuar sot aksionere te pazareve mbi Shqiperine e shqiptaret. Nese e keqja eshte kaq e organizuar, a nuk duhet dhe progresistet te bashkepunojne fort?