Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Erkand Qerimaj,i 13 ti ne Olimpiade

Publikuar me : 14.08.2008 Ne : Sport - 402 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

http://www.shekulli.com.al/news/250/ARTICLE/30452/2008-08-14.htmlPeshengritesi shqiptar ka bere nje gare shume te bukur, duke kapercyer edhe klasifikimin e baterise A

Erkand Qerimaj e ka mbyllur me vendin e 13 te konkurrimin ne peshen 77 kg. Qerimaj ka dale i pari ne baterine e tij (B) duke ngritur 154 kg ne stilin e shkeputjes dhe 187 ne shtytje. Por, per klasifikimin perfundimtar te tij duhej pritur dhe konkurrimi ne baterine A, ku, me rezultatet e tij Erkand Qerimaj eshte renditur i 11 ti ne shkeputje me 154 kg dhe i 13 ti ne shtytje me 187 kg, duke ruajtur te njejtin pozicion edhe ne dygaresh.

Persa i perket konkurrimit te peshengritesit ne baterine B,shkodrani duket se nuk ka pasur rivale me te forte se veten. E ka nisur stilin e pare, ate te shkeputjes me 145 kg ne proven e pare dhe e ka realizuar me sukses. Edhe porva e dyte me 150 kg ka qene e sukseshme per Qerimajn, i cili ne garen etrete ka kerkuar 154 kg. Me kete rezultat Erkand Qerimaj eshte renditur i pari ne shkeputje ne baterine B dhe i 11 ti ne klasifikimin e pergjithshem ne kete stil. Ne stilin e shtytjes, peshengritesi 20 vjecar niset me pretendimin per te kapur 10 shen e kesaj peshe. E nis shume mire me 182 kg ne proven e pare dhe vazhdon suksesshem edhe ne proven e dyte me 187 kg. Ne proven e trete ai synon te ngreje 193 kg. Nje rezultat qe do ta kishte ngritur akoma me shume ne klasifikimin perfundimtar. Ai arrin ta ngreje shtangen deri tek gjoksi, por lekundet tek kembet dhe shtanga i bie ne toke. Kjo do te thote se Qerimajvetem pak perqendrim do ta kishte kaluar edhe kete prove.Koha shume e shkurter nga prova e dyte tek e treta (pasi, nderkohe peshengritesit e tjere e kishin mbyllur garen) dhe euforia qe ndoshta eka kapur ne ato momente, kane bere qe peshengritesit t'i kete humbur perqendrimi. Pavaresisht kesaj, Erkand Qerimaj ka dhene nje rezultat pozitiv ne konkurrimin e tij me saktesine e treguar ne te 5 provat e realizuara me sukses dhe me stilin e tij garues. Kampion Olimpik ne kete peshe u shpall peshengrtiesi i perfaqesues se Korese Jaehyouk Sa, medalja e argjendte shkoi per Hongli Li te Kines dhe e bronzta per Gevorg Davtyan te Armenise.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit