|
Ermal Kuqo, ylli shqiptar i koshit
Publikuar me : 02.12.2008 Ne :
Sport - 445 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Ne ekranin e telefonit te tij, ne sfond mban nje foto te djalit te tij, Luka. Ai ka ardhur ne jete me 20 shtator ne Valencia dhe ky ishte nje prej momenteve me emocionues ne jeten e Ermal Kuqos. Pavaresisht kohes se shkurter, ylli shqiptar i basketbollit duket se eshte ingranuar plotesisht me stilin e jeteses ne Gadishullin Iberik. Madje edhe me ushqimin tipik mesdhetar. "Nje prej gjerave te pakta qe nuk kam provuar ketu eshte ‘horkata‘ (pije qe perbehet nga testikujt e tigrit, uje dhe sheqer)", tha 28-vjeçari i lindur ne Korçe. "Klaver me ka thene se eshte shume e mire dhe ndoshta ne te ardhmen e provoj", vijoi duke qeshur. Qe prej dites kur firmosi per Pamesan, Kuqo ka shprehur shume interes per te njohur me mire qytetin e Valencias. Nje vend ku ai do te kaloje dy vitet e ardhshme te jetes. Edhe pse ka axhende shume te ngarkuar (mes ndeshjeve ne Ligen ABC dhe seancave stervitore), basketbollistit 2.08 metra i gjate i pelqen te vizitoje qytetin perkrah bashkeshortes. "Kur kam pak kohe te lire dalim shetitje dhe vizitojme monumentet. Jane vepra me te vertete fantastike". Ai nuk humbet rastin te shetise neper qytet edhe te afermit e tij. Gjate javes se kaluar u vizitua nga prinderit, te cileve u tregoi vendet me te bukura te shtepise se tij te re. Babai, Robert Kuqo, eshte nje prej figurave me te rendesishme ne basketbollin shqiptar dhe lojtari i Pamesas eshte shume krenar per te: "Ne periudhen kur luante babai im, per çdo vit, skuadra e tij fitonte kampionatin". Megjithate, admirimi eshte reciprok. Ermali eshte i vetmi basketbollist i vendit tone, qe eshte i afirmuar ne arenen nderkombetare. "Nuk me pelqen ky fakt, por me duhet te them se jam i vetmi i afirmuar, vazhdoi me tej sportisti. Megjithate, Shqiperia ka shume lojtare te mire, disa prej te cileve aktivizohen ne kampionate te ndryshme te botes dhe kane shanse te bejne emer".
Lidhja e tij me sportin e top-koshit eshte shume e forte. "Nuk e di se çfare do te beja tjeter ne jete nese nuk do te praktikoja kete sport. Asnjehere nuk e kam menduar. Ndoshta do te isha bere doktor, gjykates ose farmacist si nena ime. Me sa mbaj mend, jam praktikuar gjithmone me topin", vazhdoi ai. "Basketbolli eshte jeta ime. Kur zbres ne tapet jam mesuar te jap gjithmone 200 per qind". Tashme ai kerkon te leje gjurme edhe ne Valencia: "Jam nje sportist qe kerkoj vetem te fitoj. Madje, ne harkun e pak viteve synoj qe te flitet per titujt qe Pamesa fitoi me Ermal Kuqon ne skuader". Pavaresisht pasionit, Ermali interesohet edhe per gjera te tjera, siç eshte mesimi i gjuheve te huaja. Fale perkushtimit, brenda nje kohe rekord, ai ka mesuar te flase ne menyre thuajse te persosur spanjishten: "Gjate veres ndoqa nje kurs te kesaj gjuhe, mesova gramatiken, kohet e foljeve...". Perveç shqipes, basketbollisti flet edhe turqisht (luan me perfaqesuesen e ketij vendi), anglisht e italisht.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|