Aktori rumun Victor Rebengiuc flet per rolin e tij te shkelqyer ne filmin Medalja e Nderit, konkurrent ne Bote Ballkanike ne Festivalin e Durresit.
Rebengiuc per teatrin dhe kinemane ne Rumanine e Çausheskut
Filmi Medalja e nderit (Medalia De Onoare,2009) me regji te Calin Peter Netzer, u shfaq te marten ne seksionin Bote Ballkanike te Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Durres. Konflikti mes eterve dhe bijve ne Rumanine e Çausheskut e mbajti te mberthyer per dy ore shikuesin.
Joni, nje burre 75-vjecar, shkon ne polici dhe denoncon te birin qe kerkon te largohet nga Rumania, e kredhur ne nje realitet deshperues.
E gjitha kjo
ne emer te dashurise. Me aktoret Victor Rebengiuc, Camelia Zorlescu, Mircea Andreescu, Ion Lucian, Radu Beligan, Costica Draganescu.
Protagonisti i filmit, aktori 77-vjecar Victor Rebengiuc ishte i pranishem ne mbremjen shfaqjes se filmit.
Nje dite me vone, Rebengiuc tregon per Shekullin rreth punes per krijimin e personazhit. Kane ekzistuar, ashtu sic e dine te gjithe, terrore qe i shtynin njerezit ne deshperim, thote aktori.
Rebengiuc ka interpretuar ne filmat e nje gjenerate te talentuar regjisoresh ne ate kohe. Njeri prej tyre eshte Liviu Ciulei, me te cilin ka bashkepunuar per filmin Ne pyllin e te varurve (1964). Ky film ruhet bashke me disa te tjere ne arkivat e Kinostudios ne Tirane.
Z. Rebengiuc, urime per filmin ne teresi dhe per interpretimin tuaj ne menyre te vecante e cila nuk pati asnjehere renie. Perse e moret kete rol dhe cfare vendi ze ai ne karrieren tuaj te viteve te fundit?
E mora kete rol sepse me eshte dhene. Eshte nje rol sikur te ishte kenga e fundit e mjelmes. Nuk besoja se do te me jepej nje rol kaq i rendesishem. Jam nje njeri ne moshe dhe sot rolet kryesore ne filma i luajne te rinjte dhe te bukurit.
E kam luajtur personazhin me dashuri dhe frike sepse une e kam jetuar ate kohe.
Nepermjet ketij roli shfaqen edhe raportet e individit rumun me historine. Ju cmendoni per kete raport qe personazhi juaj ka me te kaluaren.
Historia eshte prezente ne film, historia e ketij personazhi eshte historia e shume njerezve ne Rumani. Kane ekzistuar ashtu sic e dine te gjithe, terrore qe i shtynin njerezit ne deshperim. Kishte njerez qe zgjidhnin largimin per ne vende te lira e te qeta dhe kete rruge e ka gjetur edhe i biri, Korneli, i personazhit kryesor.
Ky njeri e donte shume kete djale dhe nuk mund ta imagjinonte ikjen e te birit nga Rumania, nje akt i denueshem ate kohe. I shtyre nga dashuria per te birin, Jon, shkoi ne polici dhe denoncon te birin. Nje gjest nga dashuria e madhe qe shkakton drame.
Per te rifituar dashurine e te birit, Jon perpiqet te fitoje nje mendalje nderi. Ne kete linje regjisori nuk e kursen ironine ndaj shtetit, te kaluares, mentalitetit te nje brezi qe i perket personazhi juaj.
Personazhi im nuk bente pjese ne Policine Sekrete. Denoncimi i te birit do ti sillte shume shqetesime, do ti ndryshonte jeten. Pas ketij akti e shoqja dhe i biri nuk deshen ta njihnin me si baba.
Dhe hyjne ne film atehere keto medalje. Ne kete linje ky njeri donte ta bente veten te rendesishem. Eshte nje personazh qe ka bere gjera te bukura ne jete.
Ju e pate filmin. E kam dashur shume kete personazh dhe e kam kuptuar vuajtjen e tij. Pikerisht kjo medalje i jepte force per ta nxjerre nga gjendja shpirterore.
Mund ta prezantoni dicka me shume veten meqe ky eshte takimi i pare me publikun shqiptar?
Jeta ime si aktor nisi fare rastesisht. Ne fakt pergatitesha per nje karriere si teknik. Rastesisht ne shkolle interpretova ne nje pjese teatrale. Nisa te luaj ne grupet amatore dhe nuk mendoja kurre qe teatri do te ishte puna ime kryesore. Dikush luante futboll une luaja teater. Ja keshtu nisi. Isha 17 vjec, ne vitin e fundit te shkolles se mesme. Drejtori im i shkolles ma shtiu ne mend ti hyja shkolles se aktrimit. Dhashe provimet per te hyre ne Institut dhe fitova.
Si e kujtoni boten e teatrit dhe kinemase ne Rumanine e Çaushkeskut?
Kane qene vite te veshtira nga pikepamja e censures. Kishim nje repertor te detyruar qe duhet te benim. 60perqind te pjeseve ishin sovjetike dhe klasike ruse. 30perqind ishin pjese rumune dhe 5perqind ishin literature universale, Shekspir, Molier.
Nuk ka qene e lehte ajo kohe, por ishim te rinj. Kam qene pjese e nje gjenerate te talentuar me regjisore shume te mire. Ne replikat ndihej nje revolte e vogel, nje kritike social-politike, dhe publiku e ndjente kete gje, ne kishim mirekuptimin e tij.
Çmendoni per kinemane rumune sot. A gjen kjo kinema te spektatori rumun ate aprovim qe gjen jashte kufijve te vendit?
Eshte nje gjenerate e regjisoreve te rinj te cilet kane gjetur nje menyre shume moderne te shprehuri e cila eshte perqafuar nga spektatori, eshte pershendetur prej tij. Nuk mund te harrohet ajo kohe, periudha e Çausheskut kur kinemaja ka qene shume e censuruar. Kam luajtur filma qe jane xhiruar, jane ndaluar dhe kane mundur te shfaqen pas viteve 90. Per shembull Perse bien kambanat mitike, film i Lucian Pintilie.
A keni pasur ndonjehere ndonje lidhje me Shqiperine, emocione, kujtime?
Kjo eshte vizita ime e pare. Kam pasur disa kolege, disa studente operatore kur ishim ne fakultet, por emrat nuk ua mbaj mend. Kur te kthehem do te bej nje reklame te madhe per Shqiperine dhe kam per te thene ejani vizitoni Shqiperine.
Po pse cfare pershtypje ju ka lene?
Prisja nje vend te larget, me vjen keq qe ne Rumani nuk dihet fare per Shqiperine. Gjeta dicka te jashtezakonshme. Kam pare gjera shume te bukura.