Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Eurobonot, qeveria lan borxhin me borxh

Publikuar me : 07.02.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 368 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Me perfshirjen ne tregun e eurobonove qeveria synon te shlyeje kredine sindikale prej 250 mln euro te marre ne maj 2009



Ministria e Financave: Jane ofruar 15 banka, do te perzgjedhim vetem kater prej tyre. Emetimi perfundon ne maj 2010



TIRANE- Ministria e Financave permbyll fazen e pare e pranimit te ofertave nga bankat perendimore per marrjen e nje borxhi 300 milione euro. Deri me tani jane 15 banka ato qe kane shfaqur interes, nderkohe, sipas financave, i takon ketij institucioni tashme qe te kryeje seleksionimin per te listuar vetem kater ose pese prej tyre te cilat do te vazhdojne me tej konkurimin. "Procesi i emetimit te eurobonos se pare te Shqiperise, si procesi me i rendesishem ndonje here i operacioneve te huamarrjes publike te Shqiperise , startoi ne fillim te Janarit me publikimin e Kerkesave per Oferte nga Ministria e Financave. Institucionet konkurruese paten afat deri ne daten 5 Shkurt per te sjelle ofertat e tyre. Interesi i tregut per te menaxhuar Eurobonon rezultoi te ishte masiv, cka eshte e dukshme edhe nga numri shume i larte i ofertave te paraqitura", - citohet nga Financat.
Financimi i ketij borxhi me ane te eurobonove shihet si i suksesshem nga Ministria e Financave per faktin se pritet qe 300 milione eurot te merren me norma interesi me te ulta ne krahasim me kredite e marra me pare. Madje qeveria synon qe me pjesen me te madhe te parave qe do te huazoje kesaj radhe nga bankat perendimore te shlyeje kredine sindikale prej 250 milione euro te marre ne maj te vitit 2009.
Sipas Ministrise se Financave, nga shuma 300 deri 350 milione euro qe pritet te emetohet, eurobonoja rreth 200 milione prej tyre do te perdoren per te shlyer kete kredi ndersa pjesa tjeter per nevoja te tjera te buxhetit te shtetit. "Ministria e Financave synon te perfundoje procesin e emetimit brenda muajit maj, kohe qe korrespondon edhe me plotesimin e vitit te pare te kredise sindikale te marre vitin e kaluar, dhe na jep mundesine te shlyejme kete kredi dhe ta zevendesojme me Eurobonon, e cila do te kete norme interesi cilesisht me te ule t. Eurobonoja do te eme tohet per nje vlere prej 300-350 milione eurosh, rreth 200 milione prej te cilave do te shkojne per shlyerjen e kredise sindikale, dhe pjesa tjeter per te financuar nevojat e buxhetit", - vijon ministria
Kete e kishte paralajmeruar qe ne fillim te marrjes se kredise sindikale me interesa shume te larta edhe ministri i Financave, Ridvan Bode. Gjate daljeve te tij publike Bode kishte thene se ne momentin e pare qe do te permiresohej situata ne tregun nderkombetar, do te shikohej mundesia e shlyerjes se menjehershme te kredise per tiu shmangur interesave te larta.


Si u mor kredia 250 mln euro
TIRANE - Marrja e nje kredie 250 milione euro ne kulmin e krizes ekonomike boterore dhe me interesa super te larta ka renduar se tepermi treguesit e borxhit ne vend. Ne maj te vitit te shkuar kur u mor edhe kredia 250 milione euro nga disa banka europiane, normat e interesit ishin ne maksimumin e tyre nisur edhe per faktin se kredia e marre ishte hua tregtare.
Ky eshte edhe shkaku se perse ekzekutivi shpejton te shlyeje kete kredi duke hyre ne tregun e eurobonove per te perfituara nga interesa me favorizuese.
Sipas te dhenave nga financat, gjate vitit te shkuar, qeveria ka shpenzuar rreth 3.6 per qind te Produktit te Brendshem Bruto per te paguar interesat e borxhit. Gjate debatit per marrjen e kredise tregtare ne maj te 2009, opozita akuzoi qeverine se kishte marre hua me norma interesi shume te larta vetem per te financuar investimet elektorale. Pas nenshkrimit te marreveshjes per kredine, Ministri Bode deklaroi se ajo ishte marre me nje norme interesi rreth 11.3 per qind.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit