PE ben thirrje per zgjidhjen e krizes ne perputhje te Kushtetutes, permes hetimit te materialeve zgjedhore
STRASBURG - Me 567 vota pro, 47 kunder dhe 19 abstenime, Parlamenti Europian miratoi dje Rezoluten e hartuar nga raporteri Nikolas Chountis mbi perspektiven europiane te Shqiperise, duke i kerkuar ne te njejten kohe kesaj te fundit, se integrimi ne Bashkimin Europian eshte ne varesi te zgjidhjes se krizes aktuale politike.
Per kete arsye, europarlamentaret e djathte dhe te majte kane kerkuar njezeri ngritjen e komisionit hetimor dhe hetimin e materialeve zgjedhore, si domosdoshmeri per zgjidhjen e situates politike.
Rezoluta e miratuar me gati shumicen e eurodeputeteve thekson nevojen e ngritjes se komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit, ku shumicen dhe kryetarin ta posedoje opozita, gje e cila eshte pranuar qe me pare edhe nga mazhoranca.
Ne lidhje me procedimin e komisionit hetimor per hetimin e zgjedhjeve parlamentare, socialdemokrati Libor Roucek ka rene dakord me eurodeputeten e djathte, Doris Pack, per te hequr vetem termin te gjitha, duke lene si percaktim hetimin e materialeve zgjedhore nga ky komision hetimor.
Propozimi tjeter i ardhur nga e majta europiane kerkon qe rregullorja e Kuvendit te zbatohet sa me shpejt me konsensusin e te dyja forcave politike, me qellim qe te sigurohet transparence per burimet financiare e administrative dhe te rriten kapacitetet mbikeqyrese te Parlamentit.
Amendamentet kryesore te propozuar nga eurodeputetet e majte dhe qe moren edhe konsensusin e te djathteve kane marre driten jeshile, ndersa amendamentet e radikaleve te djathte te perfshira ne Rezolute te merkuren, ne te cilat propozohej dhe rekomandohej nderprerja e procesit te integrimit te Shqiperise ne BE dhe bllokimi i heqjes se regjimit te vizave, u rrezuan nga votat e europarlamentareve, kryesisht te djathte.
Por, pavaresisht rrezimit te ketyre amendamenteve, Parlamenti Europian eshte shprehur se anetaresimi i vendit do te varet nga zgjidhja e krizes politike dhe ecuria e metejshme e saj.
Qeveria dhe opozita shqiptare duhet te kuptoje se kapercimi i mosmarreveshjeve aktuale eshte kyce per progresin e vendit drejt integrimit ne Bashkimin Europian dhe per aspiratat e metejshme europiane te shqiptareve.
Perseriten konkluzionet e Keshillit te Ministrave te Jashtem se eshte momenti final per gjetjen e zgjidhjes ndaj krizes aktuale politike, dhe eshte pergjegjesi e qeverise shqiptare, se bashku me opoziten per te gjetur sic duhet, ne menyre transparente dhe ne respekt te plote me Kushtetuten shqiptare, zgjidhjet e nevojshme per rrugen e vendit drejt BE-se, thuhet ne amendamentin 1 te eurodeputeteve te majte, Libor Roucek, Adrian Severin dhe Hannes Svoboda.
Edhe ne deklaraten e Parlamentit Europian kerkohet zgjidhja e krizes politike, duke theksuar se funksionimi i plote i institucioneve dhe Parlamentit jane shtylla kryesore e nje sistemi demokratik.
Parlamenti Europian ben gjithashtu thirrje per nje zgjidhje te krizes aktuale politike pas zgjedhjeve parlamentare shqiptare, te qershorit 2009. Ai ve ne dukje se funksionimi normal i institucioneve, sidomos i Parlamentit, jane shtylla kurrizore e nje sistemi te konsoliduar demokratik dhe (...) nje kriter shume i rendesishem politik per integrimin ne BE, - thuhet ne deklaraten e PE.
Parlamenti Europian i ben te qarte Shqiperise se duhet te plotesoje kriterin politik per te qene anetare e Bashkimit Europian. PE kerkon gjithashtu qe qeveria shqiptare te beje perpjekje substanciale per konsolidimin e demokracise dhe shtetit ligjor, perfshire ketu reformimin e sistemit te drejtesise dhe luften ndaj korrupsionit qe, sipas nderkombetareve, mbetet nje sfide e madhe politike.
Per tu pranuar ne Bashkimin Europian kushti kryesor eshte permbushja kritereve te Kopenhagenit. Se pari, ne Shqiperi, Parlamenti e pranon perparimin e bere me reformat, por thekson nevojen per nje perpjekje te metejshme substanciale per te konsoliduar demokracine dhe sundimin e ligjit dhe per te nxitur zhvillimin e qendrueshem te vendit.
Kjo duhet te perfshije reformimin e sistemit gjyqesor dhe luften kunder korrupsionit, e cila mbetet nje sfide e madhe politike, - thuhet ne rezoluten e hartuar nga Nikolaos Chountis.
Gjithashtu, ne amendamentet e tyre, socialdemokratet europiane shprehin keqardhjen qe shumica parlamentare hodhi poshte kandidaturat e propozuara nga Presidenti per postet e gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, ndersa specifikon domosdoshmerine e pavaresise se institucioneve kushtetuese.
Megjithese, nuk ka nje date te percaktuar, PE kerkon qe kjo rezolute duhet te zbatohet nga forcat politike shqiptare, duke iu permbajtur te gjitha pikave ne menyre qe te gjendet zgjidhja e krizes politike qe vazhdon prej me se nje viti.
Liberalizimi i vizave, keni ecur mire
Per sa i perket liberalizimit te vizave, Parlamenti Europian mirepret dhe vlereson ecurine e deritanishme te Shqiperise ne kete proces.
Por, ky institucion i kerkon Komisionit Europian nese vendi yne mund te plotesoje tre kriteret e mbetura per muajt e ardhshem, ne menyre qe Keshilli dhe Parlamenti te jene te qartesuar per gjithcka kur te marrin vendimin e tyre per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine brenda ketij viti.
Mirepritet mbeshtetja nder-partiake per liberalizimin e vizave, shprehur ne rezoluten e Parlamentit shqiptar te 11 marsit 2010.
Mirepritet propozimi legjislativ i Komisionit, dhe i behet thirrje Komisionit qe te kontrolloje nese kriteret e mbetura plotesohen ne muajt e ardhshem, me synim te qartesimit te menyres per Keshillin dhe Parlamentin per te miratuar heqjen e regjimit te vizave per qytetaret shqiptare ne fund te 2010-es, - thuhet ne amendamentin 4 te socialdemokrateve europiane.
Ne kete menyre kerkohet permbushja e kriterit qe ka te beje me riatdhesimin e te kthyerve ne Shqiperi, luften ndaj korrupsionit, krimit te organizuar, si dhe konfiskimin e aseteve te krimineleve.
Amendamentet e miratuara dje se bashku me Rezoluten per Shqiperine
Amendamenti 1
Libor Roucek, Adrian Severin, Hanes Svoboda ne emer te grupit politik Socialdemokrat
Paragrafi 3 (a
Shpreh shpresen se qeveria shqiptare dhe opozita ne menyre te qarte te kuptojne tejkalimin e kundershtimeve aktuale politike, e cila eshte vendimtare per perparimin e vendit drejt integrimit ne BE; perserit perfundimin e arritur ne takimin e Puneve te
Jashtme te Keshillit me 17 qershor 2010, se eshte koha per te gjetur nje zgjidhje per krizen politike te tanishme ne nje baze qe do te qendroje ne testin e kohes, dhe se kjo eshte pergjegjesi e qeverise se Shqiperise, se bashku me opoziten per te gjetur menjehere zgjidhjet dhe rruget, ne menyre transparente dhe ne perputhje te plote te Kushtetutes shqiptare.
Amendamenti 2
Libor Roucek Adrian Severin, Hanes Svoboda ne emer te grupit S & D
Paragrafi 4 (a
Merr parasysh nje marreveshje themelore per ngritjen e nje komisioni parlamentar hetimor per te hetuar zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. Kryetari dhe shumica e anetareve te zgjidhen nga opozita, me nje mandat per te hetuar te gjitha materialet zgjedhore.
Kjo duhet te zbatohet sa me shpejt te jete e mundur, dhe thekson se ky komision hetimor duhet te paraqesin konkluzionet e tij ne kohe per te mundesuar qe Parlamenti te miratoje legjislacionin e ri perpara zgjedhjeve te ardhshme lokale ne baze te propozimeve te komitetit dhe atyre te bera nga OSBE- / ODIHR-i.
Amendamenti 3
Libor Roucek, Adrian Severin, Hanes Svoboda ne emer te grupit S & D
Paragrafi 6
Mungesat e perseritura te opozites ne Parlament qe nga zgjedhjet kane te vonuar miratimin e ligjeve qe kerkojne nje shumice te 3 / 5. Ve ne dukje se legjislacioni penal ka nevoje per nje shumice te tille, ashtu si edhe ligji i shumepritur per gjykatat administrative; kerkon qe opozita te reflektoje thelle mbi veprimet e saj politike;
6. I ben thirrje autoriteteve shqiptare per te hartuar dhe zbatuar sa me shpejt te jete e mundur nje reforme me konsensus ne baze te rregullave te procedures se Parlamentit, e cila do te siguroje transparence ne lidhje me burimet administrative dhe financiare, permiresimin e kapaciteteve mbikeqyrese ne Parlament dhe te drejta te barabarta, dhe perfaqesimi per opoziten ne komisionet parlamentare dhe aktivitetet parlamentare; i ben thirrje te dyjave paleve - shumices dhe opozites per te zhvilluar nje dialog konstruktiv per te siguruar nje proces te hapur dhe transparent legjislativ, ne konsultim me grupet e interesit dhe te aktoreve te shoqerise civile, ne menyre qe te miratohen legjislacione te rendesishme pa vonesa te metejshme, duke perfshire edhe ligjet qe kerkojne nje shumice prej 3 / 5.
Amendamenti 4
Libor Roucek, Adrian Severin, Hanes Svoboda ne emer te grupit S & D
Paragrafi 10
Pershendet miratimin e propozimit legjislativ te Komisionit per liberalizimin e vizave, dhe i ben thirrje Komisionit per te pare nese nivelet e mbetura mund te permbushen ne muajt e ardhshem, me qellim qe ti hapet rruga Keshillit dhe Parlamentit per te miratuar dokumentin e heqjes se regjimit te vizave per shtetasit shqiptare deri ne fund te vitit 2010.
Pershendet mbeshtetjen e nderpartiake politike per liberalizimin e vizave, e shprehur ne rezoluten e miratuar nga Parlamenti shqiptar me 11 mars 2010; mirepret miratimin me 27 maj 2010 te propozimit legjislativ te Komisionit per liberalizimin e vizave, dhe i ben thirrje Komisionit per te pare nese standardet e mbetura jane permbushur ose jo, me qellim qe ti hapet rruga Keshillit dhe Parlamentit per te miratuar dokumentin e heqjes se regjimit te vizave per shtetasit shqiptare deri ne fund te vitit 2010.
Amendamenti 5
Libor Roucek, Adrian Severin, Hanes Svoboda ne emer te grupit S & D
Paragrafi 14
Mirepret faktin qe ligji i lustracionit u pezullua nga Gjykata Kushtetuese dhe se ligji eshte aktualisht ne shqyrtim, duke u perfshire ne nje konsultim te gjere dhe me konsensus, sidomos me Komisionin e Venecias.
Duhet te pergatitet nje projektligj i ri, dhe thekson rendesine e ruajtjes se pavaresise se institucioneve kushtetuese; 14. Shpreh keqardhjen qe shumica ne pushtet hodhi poshte nje nga kandidaturat per anetar ne Gjykaten Kushtetuese.