Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Eurozone garanton huate nderbankare deri ne 2009-en

Publikuar me : 13.10.2008 Ne : Rajoni - 252 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Paris-Kryetaret e shteteve me te medha te Europes kane rene dakord dje ne Paris qe te ndihmojne bankat te dalin nga kriza financiare. Franca, Gjermania dhe Italia pritet qe te jene ne mesin e vendeve qe do te ndihmojne per te zbatuar marreveshjen e perbashket te vendeve te eurozones. Takimi i jashtezakonshem i Eurogrupit per te gjetur nje plan te perbashket per daljen nga kriza financiare globale u mbyll me nenshkrimin e nje akti te perbashket. 15 perfaqesuesit e vendeve anetare te BE-se kane arritur nje marreveshje mbi strategjine qe do te perdoret.

Vendet e BE-se kane vendosur te garantojne huate nderbankare deri me 31 dhjetor 2009. Dokumenti i perbashket parashikon mundesine per qeverite ti japin institucioneve financiare kapitalet e nevojshme per te siguruar funksionimin e mire te ekonomise dhe te impenjohen per rimekembjen e instituteve te kredive ne veshtiresi.

Plani i zones euro garanton kredi mes bankave dhe i siguron qeverise kapital per te mbrojtur institucionet financiare. Ish krye-ekonomisti i Bankes Boterore, Joseph Stiglitz tha se "eshte shume e qarte se bota do te shkoje drejt nje ngadalesimi ne ekonomi dhe drejt nje recensioni". "Une mendoj se njerezit do te kene mjaft dyshime, persa i takon modelit financiar amerikan*, shtoi ai.

Ne mbare Evropen do te kete takime te kabineteve teksa qeverite perpiqen te zbatojne marreveshjen qe u arrit ne Paris. Ne oret e vona te mbremjes te se dieles ne Luksemburg diplomatet ende ishin duke kerkuar hollesi lidhur me planin e arritur nga vendet e zones euro. Kriza financiare nuk eshte ne axhenden zyrtare te takimit te ministrave te jashtem, por ajo do te jete e pamundur qe te injorohet.

Detyra e tyre do te jete te diskutojne se cfare roli do te kete BE-ja per te perballuar krizen. Ne Bruksel diten e merkure zhvillohet nje samit dhe do te jete hera e pare qe udheheqesit e qeverive te BE-se mblidhen bashke qe prej kohes ku shpertheu kriza.

Dy jave pas rreshqitjes globale ne tregjet financiare, qe i detyroi udheheqesit boteror te ndermerrnin vendime, vlerat e aksioneve ne bursat e Azise kane filluar te rriten. Indeksi kryesor ne Australi pati nje ngitje prej me shume se 5.5 per qind. Shkembimet ne Hong Kong u hapen me 2 per qind me lart, nderkaq rritje te ngjashme u rregjistruan edhe ne tregun e Korese se Jugut.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit