Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Evropa vazhdon presionin ndaj Rusise per terheqjen e trupave nga Gjeorgjia

Publikuar me : 19.08.2008 Ne : Rajoni - 331 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Evropa vazhdon presionin ndaj Rusisë për tërheqjen e trupave nga GjeorgjiaBernard Kushner, Ministri i Jashtem i Frances, e cila mban presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, thote se Evropa po i ben presion te forte Rusise te terheqe trupat nga Gjeorgjia. Komentet e shefit te diplomacise franceze u bene ne prag te takimit te ministrave te jashtem te Natos mbi kete ceshtje:

 

Ne konferencen per shtyp Ministri i Jashtem francez Bernard Kushner shprehu padurim dhe nervozizem lidhur me ato qe i komentoi si ritme te ngadalta te terheqjes se trupave ruse nga Gjeorgjia, megjithe pretendimet e Moskes se do ta filloje pa vonese procesin.

Ministri i Jashtem francez u shpreh se sa here qe Parisi i telefonon Moskes, pergjigja qe merr eshte se terheqja e trupave do te filloje. Por ai tha Parisi deshiron qe kjo terheqje te filloje menjehere. Ai nenvizoi se Moska ka nenshkruar armepushim me Gjeorgjine dhe shprehu shpresen se Rusia e kupton se siglimi i kesaj marreveshjeje duhet respektuar.
Nje takim emergjent i Natos fillon te marten ne Bruksel. Ministrat e Jashtem pritet te angazhohen ne mbeshtetje te sovranitetit dhe integritetit territorial te Gjeorgjise. Ata pritet gjithashtu t'u bejne thirrje te dyja paleve te respektojne armepushimin e arritur me ndermjetesimin e Frances javen e kaluar. Por ministrat jane te percare lidhur me rrugen qe duhet ndjekur ne marredheniet me Rusine, e cila ka derguar trupa ne territorin gjeorgjian pas perleshjeve ne rajonin e Osetise Jugore ne fillim te muajit.

Presidenti rus Dimitri Medvedev tha se forcat ushtarake ruse do te fillonin terheqjen ne mes te dites se djeshme, por Gjeorgjia ka njoftuar se nuk eshte pare ndonje levizje trupash.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha te dielen ne nje bisede telefonike me homologun rus se e kishte paralajmeruar Mosken per "pasoja serioze," nese nuk permbush marreveshjen e armepushimit. Nuk eshte e qarte se per cfare pasojash konkrete behet fjale. Zoti Kushner tha se Presidenti francez mund te kerkoje nje mbledhje emergjente te Bashkimit Evropian ne lidhje me krizen ne Gjeorgji brenda pak ditesh.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit