Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Falsifikonin viza e karta identiteti, tre ne pranga

Publikuar me : 21.07.2010 Ne : Kronike - 151 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

KORÇE/ Dy korcare dhe nje kosovar jane ndaluar nga policia gjate operacionit Viza e fundit


KORÇE- Policia e Korces ka arrestuar gjate oreve te mbremjes te se martes tre shtetas shqiptare mes te cileve dhe nje kosovar, te cilet kishin krijuar nje rrjet falsifikimesh te dokumenteve zyrtare te shtetit grek.


Viza greke, dokumente te ndryshme te ketij shteti, leje qendrimi, por deri dhe prodhimi fals i patentave dhe kartave te identitetit ishte aktiviteti i ketij grupi kriminal te goditur nga blute. Burimet zyrtare te policise se Korces u shprehen se gjate mbremjes se te martes ka perfunduar me sukses operacioni i koduar Viza e fundit.


Ne kete operacion u arrestuan ne kushtet e flagrances shtetasit Kostaq Gjoka, 43 vjec, banor i lagjes 13 ne Korce, Arben Gusho, 48 vjec, po nga Korca, si dhe shtetasi kosovar Bujar Kuci, 51 vjec, nga Prizreni, i cili prej disa kohesh jetonte ne qytetin juglindor.


Te tre keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin kryenin aktivitetin kriminal te falsifikimit te dokumenteve zyrtare greke dhe shqiptare, si dhe vulave te pikave te kalimit kufitar Kapshtice, Kakavije dhe Tre Urat. Ata ishin vene ne vezhgimin e policise lokale prej disa javesh.


Te tre te arrestuarit akuzohen per vepren penale falsifikim i dokumenteve, si dhe falsifikimi i vulave, stampave dhe formulareve. Ne momentin e prangosjes te ndaluarve u jane kapur dhe me pas sekuestruar ne cilesine e proves materiale 3 pasaporta biometrike me viza greke te falsifikuara, disa dokumente greke, nje dokument identifikimi ne gjuhen greke, njesi qendrore kompjuteri, 4 aparate celulari, kamera dixhitale, sasi te konsiderueshme lekesh, euro dhe dollare, nje sasi e konsiderueshme kartash plastike ne formatin e kartave te identitetit etj.


Policia ben te ditur gjithashtu se veprimtaria e ketij grupi mund te jete dhe me e gjere, ndersa ka nisur hetimi i posacem i akitivitetit te tij.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit