Historia e xhybes se qendisur me ar per Hrushovin dhe violina e Çifteve, dhurate per gazetarin Ehremburg.
Tasim Çiftja, i cili shpetoi Mitrush Kutelin ne keneten e Maliqit. Riza dhe Hektor Çiftja rrefejne historine e familjes para dhe pas viteve 45
ELBASAN - Çiftet e Elbasanit me historine e tyre pak te shkruar, por shume te degjuar, bejne pjese tek ato familje qe trasheguan pasurine, kontribuan si patriote, por pesuan burgun dhe persekutimin ne komunizem.
Shekujt per kete familje kane qene me mjaft ngjarje, por pjesa me e hidhur mbetet ajo pas clirimit, ku disa prej tyre u burgosen, te tjere u vune ne shenjester dhe pak munden ti shpetojne furtunes qe perfshiu te pasurit e Elbasanit ne luften e klasave. Nga gjiri i Çifteve ka kontribues per Pavaresine e Elbasanit, mbeshtetes te Shkolles Normale, bamires per qytetin e fene.
Nder breza ka shume mesues e shkrimtare, te gjithe me Normalen e Elbasanit. Kjo familje, qe ka ende nje nga shtepite e vjetra ne ane te Kalase, ruan histori te vecanta qe lidhen me Hrushovin, Kutelin dhe Ehremburgun.
Riza Çiftja, nje nder trashegimtaret e kesaj familjeje, gjithashtu edhe Hektor Çiftja, pedagog i Universitetit te Elbasanit, sjellin detaje te historise se kesaj familjeje para vitit 45 dhe persekutimin dhe menjanimin pas regjimit komunist.
Familja Çiftja para shekullit XX
Familja Çifta ka nje histori shumeshekullore. Nga kjo familje ekzistojne disa dyer qe rrjedhin nga i njejti trung. Nje varr 500-vjecar i Çifteve ka qene i vendosur ne varrezat e vjetra te qytetit (aty ku ndodhet parku Rinia sot). Rizai, i biri i Aliut, nje prej pasardhesve te kesaj familjeje tregon pak nga historia e trasheguar gojarisht ne familje.
"Katragjyshi im ka qene nje tregtar i madh per mendafshin. Ne kohen e Turqise, tregtaret e Shkodres u lidhen me te per mallrat e mendafshit. Katragjyshi im i mblidhte dhe ata vinin i merrnin me shumice. Ne nje kohe te caktuar, ai punoi per ta, por me pas linjen e tregtise e ndoqi vete. Merrte mallin me kafshe, e dergonte ne Shkoder, nga Shkodra ne Raguze.
Merrte mall ne Raguze, shkonte ne Venedik, ne Gjenove, me pas ne Aleksandri te Egjiptit, kthehej ne Stamboll, nga aty ne Manastir dhe me pas kthehej ne Elbasan. Kjo rruge zgjaste deri ne tri vjet dhe udhetimi ishte me rrezik. Ne shume zona duhej te paguante dogane, pasi se linin te kalonte. Dilte me nje fitim 20-30 mije lira turke ne ate udhetim.
Kur kthehej, bente nje feste te madhe me miqte, sepse ishte kthyer shendoshe e mire. Me pas, per disa breza nuk dihen gjurmet e tij deri tek Hasan Çiftja, kryetar bashkie, prefekt dhe mbeshtetes i levizjeve patriotike gjate pavaresise. Hasani pati 5 djem dhe tri vajza: Aliun, Xhaferrin, Qamilin, Kadriun (qe vdiq ne Austri kur ishte student) dhe Qazimin (qe vdiq ne Manastir po gjate kohes qe ishte student).
Familja Çiftja si mireberese
Familja Çiftja ishte e vendosur perballe murit te Kalase (Skampis sot) ku banonte familja e Dervish Bej Bicakciut. Rizai tregon se te paret e tij kane ndertuar uren e Zaranikes. "Katragjyshi im kontribuoi per ndertimin e ures se vjeter te Zaranikes.
Fillimisht, ne tentativen e pare ndertimin e mori uji i rrembyeshem i perroit dhe shume filluan ta vinin ne loje per idene e deshtuar, por ai nuk u ndal.
Sapo mblodhi edhe nje here parate, nxori tellallin (kasnecin) dhe tha se kush do te nxirrte nje gur nga Zaranika per uren, do te paguhej 5 mexhide ose nje lire turke (per ate kohe mbante nje familje per nje jave). Atehere te gjithe shkuan per te nxjerre guret, madje edhe ata qe e vune ne loje.
Para se tu jepte parate, ai u tha se ishin bere tashme sherbetoret e tij, pasi me pare e kishin tallur duke thene se ura nuk do te qendronte. Pasuria qe krijoi, u nda nga shtate familje elbasanase qe lidhen miqesi me Çiftet, nder te cilat mbiemra shume te njohur ne Elbasan.
Kur erdhen ushtaret e Austro-Hungarise, ura qe u ndertua nga katragjyshi u demtua. Hasan Çiftja, gjyshi im, si sternip i ndertuesit te pare, e riparoi me shpenzimet e veta dhe kontribuoi edhe per ndertimin e xhamise se Gurabardhes.
Ura ka qene ne kembe deri vone. Udhen e te atit e ndoqen te bijte. Madje, kur hyri Haxhi Qamili ne qytet, te gjithe pasaniket qe nuk kishin kontribuar per fene myslimane u perballen me burgim e keqtrajtim.
Aqif Pashes i dogjen shtepine dhe shume te tjere i keqtrajtuan ne mes te qytetit. Pasi e arrestuan shoqeruesit e Haxhi Qamilit gjyshin, e pyeten se cfare kishte bere per fene. Ai u tregoi per xhamine e Uren qe mbanin emrin Çiftja. Kjo veper e shpetoi nga pushkatimi.
Çiftet si patriote
Hasan Çiftja ishte nder elbasanasit e pasur qe kontribuoi per arsimin. "Hasani, gjyshi im, ishte djale i vetem. Eshte firmetar i deklarates se Pavaresise ne Elbasan me 25 nentor 1912. Kur u be Kongresi Arsimor i Elbasanit, Hasani bashke me te birin Aliun, u caktuan ne komisionet per ngritjen dhe mbarevajtjen e Normales.
Ne vitin e pare te Normales, kur mbaroi, u be nje ceremoni per popullin dhe u bene shume dhurata. Hasani dorezoi nje sahat per nxenesit e Normales. Nderkohe, Aliu ishte nje nder organizatoret e mitingut qe eshte bere ne Elbasan per alfabetin latin te gjuhes shqipe.
Ai kontribuoi per ceshtjen kombetare. Vellezerit Çiftja ishin edhe nder organizatoret kryesore gjate protestes per te mos lejuar transferimin e Normales nga Elbasani. Familja Çiftja renditej nder parite e Elbasanit ne ate kohe.
Aq e vertete eshte kjo, sa ushtria hungareze kur do te ikte, mori parine elbasanase si mburoje qe te mos sulmohej nga vendasit. Nga familja jone u mor Xhaferr Çiftja, djali i madh i Hasanit. Nga kjo ngjarje eshte edhe nje foto e vjeter qe deshmon se paria e qytetit eshte renditur krah nje gjenerali te Austro-Hungarise gjate largimit.
Historia e violines se Ehremburgut
Hasani dergoi te birin, Kadriun, ne Austri ne shkolle. Atje ai u vendos ne nje dhome me Ethem Haxhiademin, pasi familjet tona ishin te lidhura ne krushqi. Kadriu vdiq ne Austri prej te ftohtit dhe trupi erdhi i balsamosur per shkak te kohes qe duhej per te mberritur.
Babai im, per nder te Kadriut shkoi tek Aleksander Xhuvani dhe pagoi per nje periudhe kohe konviktin dhe ushqimin e nxenesve te Normales qe vinin nga rrethet.
Fjalimin ne varrimin e Kadriut e ka mbajtur Adem Jahja, si shok i ngushte i tij dhe violina qe Kadriu e kishte blere ne Austri, iu fal atij. Ne ate kohe vjen per vizite gazetari rus me me fame i asaj kohe, Ilija Ehremburg.
Qene vitet 45-47 dhe per nder te tij orkestra e Shtepise se Kultures e udhehequr nga Mithat Sejdini, ku benin pjese disa violina, luajti nje pjese per te. Me ka treguar e bija e Adem Jahjes se Ehremburgu kishte kerkuar pikerisht violinen e ardhur nga Austria per ta blere. Mithat Sejdini ia dhuroi Ehremburgut pasi ia mori Adem Jahjas, duke i kerkuar qe te bleje nje tjeter.
Xhybja me fije ari e Bushtatllinjve, si perfundoi te Hrushovi
Nder shume histori te kesaj familjeje eshte edhe Xhybja e famshme qe iu dhurua Hrushovit gjate vizites ne Elbasan. Rizai tregon se kjo xhybe iu fal per paje nje prej vajzave te biresuara ne familjen e tij.
"Gjyshi im ka pas blere edhe nje xhybe te Bushatllinjve te Shkodres, te qendisur me fije ari. Xhyben e ka mbajtur e shoqja dhe ia dha paje njeres prej vajzave qe e rriti familja jone dhe me pas eshte marre nga Komiteti ketu per tiu dhuruar Hrushovit si nje simbol i cmuar shqiptar ne viziten e tij ne Shqiperi ne vitin 1959.
Ne familjen Çiftja jane rritur shume vajza, te cilat ishin te varfra dhe kishin mbetur pa njeri. Familja i rriste si vajzat e veta, iu bente pajen dhe i martonte. Ky fenomen ka ndodhur edhe ne familjen e Aqif Pashes.
Hasan Çiftja, si u be kryebashkiak
Hasani nuk ishte as me Verlacin, as me Aqif Pashen. Ne nje periudhe kur Elbasani mbeti pa kryetar bashkie, e vendosin perkohesisht pasi ishte i pranueshem per te dyja palet. Ishte koha kur ishte formuar qeveria e Durresit dhe u formua dhe ajo e Lushnjes.
Ne kete periudhe i vjen leter nga Durresi: "Elbasani me ke qeveri eshte?" dhe Hasani Çiftja mbledh keshillin per ta vendosur kete, ndersa vete iken per te mos u perfshire ne vendim. Kur pergjigjja u be e detyrueshme, Hasani deklaroi se zgjidhte qeverine me te vjeter, duke dhene nje pergjigje te zgjuar. Duhet te dini qe nje qeveri e preferonte Aqif Pasha, ndersa tjetren Verlaci. Ai gjithashtu ka qene edhe prefekt i Elbasanit.
Hasani do te kujtohet edhe si nje nder kryebashkiaket per tu marre shembull, pasi ne kohen e nje krize per buke, kur cmimi ishte rritur ne menyre artificiale nga tregtaret, ai arriti te ule cmimin. I mblodhi te gjithe prodhuesit, u kerkoi te ulnin cmimin dhe kur ata nuk pranuan, hapi dy furra me parate e veta dhe prodhoi buke me cmim real. Te gjendur perballe kesaj, prodhuesit e ulen cmimin.
Krushqite dhe lidhjet mes familjeve te medha
Lidhjet mes familjeve te Elbasanit ishin te ndersjellta. Rizai tregon se mbiemrat e njohur te Elbasanit ishin te lidhur me Çiftet. Vajza e pare e Hasanit eshte dhene tek Qazim Matraxhiu, prefekt i administrates se Fan Nolit dhe vellai i gazetarit Emin Matraxhiu.
Vajza e dyte ishte dhene tek Kamber Sejdini, oficeri qe perfaqesoi qeverine shqiptare prane oficereve holandeze te ardhur per ndihme. Ndersa vajza e trete u dha tek Hafyz Musa Basha, i biri i Haxhi Aliut qe ka qene drejtues i Komitetit Mysliman Shqiptar dhe kontribuoi per levizjen nacional-clirimtare.
Dhe djemte po ashtu moren nuse nga dyer te njohura. Babai im, Aliu, ka marre vajzen e Ali Kopilit, nje prej tregtareve me te medhenj ne Elbasan, ndersa gruan e dyte ne familjen e njohur Hastopalli. Nderkohe nje nga djemte, Xhaferri, merr vajzen e Emin Haxhiademit". Kjo familje ka shkembyer edhe me familjen Bungo.
Aqif Pasha ishte nuni i Qamil Çiftes dhe marredheniet familjare ishin mjaft te aferta. Rizai tregon se me djepin e familjes se tij eshte rritur edhe djali i Aqif Pashes. "Me ka treguar babai qe Ibrahim Bicakciu, qe do te behej edhe kryeminister, eshte perkundur ne djepen tone. Aqif Pashes i linden dy vajza, por nuk po lindte djale. Grate, nisur nga bestytnite, meqe ne shtepine tone kishte 5 djem, moren djepen tone. Ndoshta ishte rastesi, por me pas lindi Ibrahimi, djali i vetem i Aqif Pashes".
Kamo Sejdini, burri i halles sime, eshte vrare me kolonel Tompsonin. Kur komisioni nderkombetar caktoi ushtare holandeze te drejtojne ushtrine shqiptare, Zogu caktoi Kamo Sejdinin, nje nder ushtaraket e shkolluar qe te perfaqesonte ushtrine shqiptare.
Persekutimi
Por pas clirimit filloi persektimi per familjen Çiftja. Djemte e Hasanit pesuan fate te ndryshme. Keshtu, Qamil Çiftja dhe nje tjeter qytetar elbasanas u bene barinj derrash me qellimin e vetem diskretitimin e tyre. Qamili kishte alergji fetare per derrat.
Nje dite ne sheshin midis bashkise se vjeter (sot ndertesa e re) dhe Komitetin Ekzekutiv (sot Prefektura), pergjegjesi i tyre qellimisht largohet dhe takon tek dera e Komitetit Ekzekutiv nje kuadro dhe i le dy rojtaret bashke me derrat. Derrat spo permbaheshin; sa largohej njeri me nje ane, te tjere merrnin vrapin ne anen tjeter te sheshit te kalldremte.
Me thuper ne duar rendnin pas derrave qe largoheshin nga tufa. Ndersa rojtari tjeter humbi ndjenjat nga kjo situate, Qamili ndonese vetem, se prishi terezine. Le derrat dhe shkon fill tek pergjegjesi e i thote: "Derrat spo behen zap. Mos kemi mbledhje dhe duhet ti bie dhe ti fusim brenda....?!" Pergjegjesi e kuptoi ironine dhe ia kthen: "Hajt nisi shpejt per nga rruga e Fushes se Sportit te Vjeter..!"
Tasim Çiftja, nipi i Hasanit, djale i Xhaferrit, u arrestua pasi u cilesua pjese e nje grupi armiqesor kunder Shqiperise, nder te cilet edhe Salim Ceka, qe perktheu Shopenhauerin. Gjyqi ishte fals dhe me akuza absurde.
Pas vendimit me burg Tasimi u dergua ne Maliq, ku qendroi bashke me Makensen Bungon, Virtyt Gjylbegun dhe Hamza Tushen nga Fushe-mbreti ne pune ekstreme per tharjen e kenetes. Teksa punonin me koke ulur ne kenete, te rinjte degjojne te bertiturat e gardianeve ndaj Dhimiter Paskos. Pakkush e dinte kush ishte, pasi ai njihej me emrin Mitrush Kuteli, por degjonin sesi ne cdo kohe e torturonin per normen qe duhet te permbushte.
Atehere dy djemte e shkolluar, nder te cilet Tasimi, i thone Hamza Tushes, djalit qe ata kishin si komandant per shkak te fizikut me te fuqishem dhe punes me te madhe te shkoje e te marre Dhimiter Paskon per ta kaluar ne brigaden e tyre. Hamzai arrin ta sjelle dhe djemte i thone te mos merakosej me per normen, se do tia realizonin ata. Keshtu arriti te shpetonte Mitrush Kuteli per shkak se ne kenete rreziqet ishin shume te medha, mund te perfundoje ne balte e te vdisje.
E kush do ta besonte se pikerisht Tasim Çiftja qe ne vitin 1943 ne nje artikull ne gazeten "Bashkimi i Kombit" do te botonte fejtonin "Si i thurte tregimet z. Mite", do ta shpetonte pak kohe me vone ne keneten e tmerrshme te Maliqit shkrimtarin e madh.
Gjithashtu, persekutim njohu dhe djali tjeter i Xhaferrit, Ruzhdiu, qe drejtonte rinine e Ballit ne ate kohe, duke u bere kryetar i saj. Tasimi shkruante dhe ka lene libra, te cilat Hektor Çiftja i ruan me deshiren per ti botuar. Ai si nje intelektual i pergatitur nuk i shpetoi rrebeshit kunder familjeve te pasura dhe intelektuale.
Virgjil Çiftja, djali i vogel i Xhaferrit, u arrestua si armik kur ishte vetem 13 vjec. Ne vitet 1947-50 ai ndiqte shkollen shtatevjecare "Bardhyl Popa". Kur ishte ne klasen VII i ndodh nje ngjarje qe do te shenonte jeten e tij: u be disidenti me i ri ne Elbasan. Sipas disa te dhenave, ne muret e shkolles ishte shkruar shprehja: "Çohu o popull, se na shtypi Rusia" dhe kjo shprehje, pasi ishte krahasuar shkrimi, kishte rezultuar e Virgjilit.
Ai, vetem 13 vjec, i mberthyer nga dy persona futet ne nje xhip dhe su mor vesh se ku e cuan. Qe prej asaj dite Virgjili, per 6 muaj rresht, pasi u torturua ne birucat e nendheshme te Hotel Grandit (sot turizmi i vjeter), u dergua ne shkollen e riedukimit (kolonine) ne Tirane, ku qendroi plot 3 vjet.
Pasi e lirojne, e dergojne ushtar ne brigaden e punes ne "Rrapin e Treshit" ne Tirane, i vetmi formacion ushtarak i ngritur qellimisht per te rinjte me biografi te keqe. Ne repart per tre vitet e sherbimit ushtarak ne vend te pushkes pati kazmen e lopaten. Me mbarimin e ushtrise, Virgjili punoi punetor krahu ne ndermarrjen e Bonifikimit. Vdiq i ri nga azotemia per shkak te puneve te veshtira qe beri dhe torturave qe pesoi per shume vite.
Riza Çiftja, si i shpetoi burgosjes
Ne ate periudhe ishte koha e miqesise se madhe me Jugosllavine. Ne liber ishte nje shprehje per Kosoven qe mesuesi na e kish thene ta fshinim, por ne nuk e fshime. Ne kohen kur arrestojne disa te rinj ne Normale, mua me lajmerojne qe do te arrestohesha dhe largohem per ne Tirane.
Fillova shkollen atje, por nuk aplikova per burse, sepse e dija qe nuk do e merrja. Drejtor patem Shemsi Totozanin, ndersa mesues gjuhe Zeaudin Kodren, i cili filloi ti pelqente komentet e mia dhe i lexonte. Mbarova shkollen dhe u emerova ne Tepelene ne Koshtan, 9 ore larg. Varferia ishte ekstreme.
Ushqimet gjendeshin me triska. Ne morem dy dhi, i beme pasterma. Zienim patatet, i prisnim, i thanim dhe i ruanim per ti zier serish kur do ti hanim. Komiteti i Partise ne Elbasan dergon nje shkrese ne Tepelene qe une te pushohem nga puna dhe me pushojne. Rikthehem ne arsim ne vitin 55 ne Lac, ne nje katund. Me cojne ne Fushe-Milot. Me trasferojme e me cojne ne katunin Gramez. Keshtu kaluan vitet e mia ne arsim, derisa dola ne pension.
Çiftet sot
Brezat e familjes Çiftja vazhdojne. Rizai ka nje djale dentist dhe nje vajze nepunese ne Itali ku jeton bashke me familjen e saj, ndersa djali i Tasim Çiftes, Hektori, eshte pedagog i njohur i letersise dhe gazetarise ne Universitetin e Elbasanit. Kjo familje qe njohu shkelqimin e pasurine para Çlirimit, do te njihte shtetezimin e saj, persekutimin dhe nje jete te veshtire me pas deri ne demokraci.
Hektori tregon se forma qe kishin zgjedhur djemte dhe vajzat Çiftja per ti shpetuar varferise intelektuale dhe veshtiresive te dites ishte nje konkurs qe behej mes tyre sa here qe mblidheshin me njeri-tjetrin.
Te kthyer ne punetore krahu bashkoheshin ne mbremje ne shtepi dhe recitonin vargjet e Dantes dhe shume autoreve boterore duke bere konkurs me njeri-tjetrin per te mos rene ne gjendjen e veshtire dhe per ti shpetuar realitetit tragjik qe nuk kurseu familjet e pasura, edhe pse njiheshin per kontributin e tyre patriotik dhe ishin te gjithe te shkolluar nga Normalja, Universiteti i Pare Shqiptar.