Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Faruk Begolli, requiem ne gjashte pamje

Publikuar me : 30.08.2010 Ne : Kuriozitete - 168 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne tre vjetorin e vdekjes se Faruk Begollit, njeri dhe artist, personaliteti i te cilit kaperceu mbi urrejtjen dhe patologjine nacional-shoviniste primitive.


Pamja e pare - Escargot


Pak kohe mbas vdekjes se Faruk Begollit u mbyll edhe kafe-restoranti Escargot, ne qender te Prishtines, ne te cilin, gjate dy viteve te fundit te jetes ai kaloi pjesen me te madhe te kohes. Ka pasur tavolinen e preferuar, aty afer dritares dhe, kur ajo tavoline ishte e zene, e kishte veshtire te ulej ne tavoline tjeter.


Ne krejt kete ritual, nuk kishte thuaj asgje te pazakonshme thjesht, rrinte, pinte kafe, lexonte gazeta dhe mandej, si zakonisht, pinte edhe raki. Pinte me ish-studente dhe me shoket e paket, e ndonjehere pinte edhe vetem.


Ajo kafe-restorant me nuk ekziston, eshte kthyer ne dicka tjeter, ne nje butik nga ata qe Prishtina i ka me bollek. Ne vendin e tavolines ku rrinte Begolli tash eshte vene nje kukull plastike, si te gjitha kukullat modeliste, me fytyre te buzeqeshur.


Nuk e di pse ende vazhdoj te gjej njefare piketakimi simbolik midis kohes kur aty, ne nje atmosfere plot jete e gjalleri, me rrufitje kafesh, muhabete te gjata e shaka, dhe kohes mbas vdekjes se Begollit, kur ne vendin e tij qendron kukulla e pajete me buzeqeshjen e saj plastike.


Kushedi, mund te jete ky vetem nje fluturim i zakonshem imagjinativ apo nje perpjekje e sforcuar poetike per te gjetur lidhjen simbolike midis dy gjerave krejtesisht te ndryshme!


Pavaresisht nga kjo, nje gje tashme dihet Prishtina nuk eshte me ajo qe ka qene me Begollin. Ka nje ndryshim thelbesor ne shpirtin dhe ne zemren e saj si kryeqytet. Nje ndryshim si ai ne kafenene te shnderruar ne butik.


E ne, me duket me pak vonese, po e kuptojme se e kemi humbur nje njeri te mrekullueshem, nje artist te jashtezakonshem dhe nje profesor te pashoq. Ne vend te imazhit te tij, ne kafe-restorantin te shnderruar ne butik, si ngushellim ironik na eshte servirur nje kukull plastike. Mos, o Zot, nje kukull plastike ne vendin e Maestro Begollit.


Pamja e dyte - Librat dhe fletoret e Begollit


Begolli ishte i semure rende. Une, nderkaq, punoja per pergatitjen e monografise se tij. Nje nga prej momenteve me prekese te atyre diteve, ishte ai kur e luti te motren te na i sillte koferat dhe cantat ku kishte librat, fletoret, ato pak copeza gazetash dhe tek-tuk ndonje foto.


Librat ishin pak, kryesisht drama shqipe dhe libra qe autoret ia kishin dhene me dedikim Begollit. Kishte edhe disa titujt librash teorike te cilet i shfrytezonte ne punen e tij me studentet. Nderkaq, fletoret permbanin kryesisht planprograme dhe njesi mesimore dhe shenime te tjera per punen e Teatrit Dodona. Ato pak flete gazetash permbanin shkrime per shfaqjet e tij. Na tha se mund ti merrnim ato qe na hynin ne pune.


Nisem te shkapurisim dhe ti ndajme menjane materialet qe na duheshin. E motra e Begollit, Aslihaja, e cila qe prej shume vitesh, e sidomos ne ditet e dergjes se tij, perkujdesej per te vellain, na shikonte me pikellim. Ashiqare, i copetohej zemra qe po i merrnim gjerat personale te Farukut.


Edhe pse ai ishte ende gjalle, ne po shkapurisnim si mbi gjesendet e mbetura te nje te vdekuri. Kot perpiqeshim ta tejkalonim me shaka ate atmosfere te renduar. Gjithcka ne ato caste ziente nga pikellimi. Vetem lotet ishin mangut.


Nderkohe, Begolli na tha qe ti merrnim me vete edhe shumicen e librave, sepse, sic u shpreh, nuk i duheshin me per asgje. Ne, megjithate, e pyesnim Ta marrim, apo ta leme kete liber?


E pergjigjja e tij, si zakonisht, ishte Merreni, more, e mos bani hajgare. Per te ky ishte momenti i duhur i djegies se librave pa vlere. Morem shumicen e librave dhe lame fare pak. Mbeten vetem disa nga ato, per te cilat ai mendonte se mund ti duheshin me tutje ne punen e tij me studentet.


Pamja e trete - Te pathenat


Kane mbetur pa u thene per Faruk Begollin shume gjera te rendesishme. Shume nga keto gjera, sidomos nga jeta e tij private, ai do ti kete marre me vete ne boten e pertejme.


Ne pergjithesi, ai nuk ka folur per jeten e tij private dhe nuk ka dashur te flase shume as per kohen e jetes se tij ne Beograd. Madje, sa per kuriozitet, kaptinen e monografise, ne te cilen flas per martesen dhe jeten me ish gruan e tij, Zoja Begollin, e kam shkruar duke u mbeshtetur ne rrefimet e te tjereve dhe ne ato pak informacione qe kam mbledhur nga gazetat e hershme.


Thuaja tere kohen kete kaptine e kisha mbajtur mesheft nga ai. Por e dija qe do te vinte dita kur patjeter duhej te ballafaqohesha dhe te merrja konfirmimin (ose jo) nga ai.


Pak para se te botohej monografia e tij, e thirra ne telefon dhe i tregova se ne te kisha shkruar edhe per ish bashkeshorten e tij, Zojen. E pyeta nese mund ta botoja librin per te bashke me kete pjese. Pergjigjja e tij ishte Ne rregull, mund ta botosh, por le te jete bukur.


Me kete me beri te kuptoj ate qe tashme e kishte thene shume here te tjera neper intervista ai per ish gruan e tij ndjente shume respekt dhe ne asnje menyre nuk do te lejonte portretizimin e saj shtrember. Gjithashtu, ne po kete bisede telefonike, ai ma beri me dije se, pos Zojes me te cilin kishte qene i martuar zyrtarisht, nuk deshironte te kishte ne liber asnje emer tjeter gruaje me te cilen ai kishte patur lidhje.


Krejt natyrshem, kerkesa e tij u respektua. Nderkaq, do thene se, midis atyre shume e shume gjerave e tregimeve te pathena ne kete liber, ka mbetur edhe nje rrefim i rendesishem i jetes se tij. Eshte nje histori e gjate dashurie, te cilen, mbase, do te kemi rast ta shpalosim ne ndonje rast tjeter.


Pamja e katert - Kur vdesin artistet, armet e urrejtjes heshtin


Per vdekjen e Faruk Begollit kane raportuar pothuaj te gjitha mediat ne hapesiren e krejt ish Jugosllavise e, gjithashtu, edhe disa media te rendesishme nderkombetare. Rralle mund te gjindet ndonje personalitet tjeter si Begolli, per te cilin, pas lufterave te pergjakshme midis kombeve ne ish Jugosllavi, mediat, serbe, kroate, sllovene, shqiptare, boshnjake, malazeze e maqedone, kishin shkruar dhe gjykuar njezeri vdekja e tij ishte nje humbje e madhe.


Reagimet e shtypit dhe te ish bashkepunetoreve te tij ne Beograd ishin tejet prekese. Dhe, pas atij hendeku urrejtjeje qe ka shkaktuar lufta midis njerezve te kombeve te ndryshme, nuk ke se si te mos habitesh kur degjon dhe sheh se sa njerezishem dhe sa sinqerisht flitet dhe shkruhet per nje njeri dhe artist te madh si Faruk Begolli.


Njerezit dhe artistet si ai, me permasat e tyre te jashtezakonshme, kapercejne mbi urrejtjen dhe patologjine nacional-shoviniste primitive. Ata, jo vec me jeten, por edhe me vdekjen e tyre, percojne midis njerezve mesazhe paqeje, mirekuptimi, dhembjeje te perbashket, dashurie e miqesie. Kur vdesin njerezit si Faruk Begolli, gjuha e urrejtjes dhe armet, te pakten per nje cast, heshtin.

Pamja e peste - Mirenjohjet ne kohen e lengates


Gjate kohes sa ishte i semure, Faruk Begolli mori disa shperblime dhe mirenjohje. Kushedi, cmime mund ti jepen edhe pas vdekjes, nese jo tash ne kete tre vjetor te vdekjes se tij, patjeter ne nje pervjetor tjeter... Presidenti i Kosoves apo Ministria e Kultures mund tia akordojne titullin Artist i Merituar post mortum apo ti japin shperblimin per Veper jetesore.


Edhe keta te ujesjellesit Batllava nje dite do te ma japin ndonje shperblim per pagesen e rregullt te ujit, u shpreh me ironi Begolli kur e njoftuan se dikush e kishte nderuar me mirenjohje ne kohen kur semundja e kishte ngujuar per shtrati.


E, kur te vdisni, te gjithe, televizionet, radiot, teatrot, institucionet kulturore dhe ato shteterore, ju lavderojne, por jo me gjate se nje apo dy dite. Kjo ngjan kur dikush vdes, ndersa ne te gjalle, nuk e di se pse, por nuk ju duan fare, madje as nuk ju inkurajojne per te qendruar dhe per te vazhduar me tutje me punen tuaj, kishte deklaruar Faruk Begolli, i harruar krejtesisht nga institucionet shteterore, ne nje interviste radiofonike ne 60-vjetorin e lindjes se tij.


Harrese e (pa)qellimshme? Kushedi, sepse politikanet tane kane pune shume te rendesishme. Prerja e nje shiriti ne nje rruge prej dy kilometrash te shtruar me zhavorr per ta mund te ishte me me vlere se sa urimi apo pritja e nje artisti ne ditelindjen e tij.


E Faruk Begolli ishte me shume se vec nje artist. Ai ishte ylli i filmit i adhuruar nga miliona e miliona njerez jo vec ne Kosove, por ne krejt ish Jugosllavine. Ne vitet e arta te karrieres se tij, e kishte braktisur Beogradin, vendin ku ishte krijuar nami dhe kulti i tij dhe, duke mos e kthyer me koken prapa, ishte kthyer perfundimisht ne Prishtine.


Aty, midis njerezve te gjuhes e te gjakut te tij, me thjeshtesine dhe pragmatizmin e nje artisti dhe njeriu te madh, ai kishte punuar per edukimin artistik te njerezve te rinj. Nga nje vend me gjenerata aktoresh ne plakje e siper, ai e kishte mbushur Kosoven me ushtrine e aktoreve te rinj.


Dhe, nderkohe qe politikanet tane, presidente, kryeministra e ministra, do te shkojne e do te vijne, ky gjak i ri aktoresh do te jete titulli, cmimi, mirenjohja dhe shperblimi me i madh per Faruk Begollin, sidomos tash pas vdekjes.


Pamja e gjashte - Shume zhurme mbas nje varrimi te heshtur


Varrimi, me kerkesen e tij sa ishte gjalle, u be ne heshtje nga jo me shume se 50 veta, kryesisht familjare, kolege dhe bashkepunetore te tij te ngushte. Mbas ceremonise se varrimit, nje grup i vogel njerezish u kthyen ne shtepine ku kishte jetuar Begolli dhe pine nga nje gote raki per shpirtin e tij.


Edhe kjo ishte pjese e amanetit te tij. Te nesermen e vdekjes se Begollit, nje nga librarite e kryeqytetit kerkonte me urgjence disa kopje te monografise se tij te sapobotuar.


Mbledhja komemorative u mbajt me disa fjalime dhe pa recitale patetike. Keto ai nuk i kishte ne qejf. Teatri Dodona hapi te pame (cfare rituali i cuditshem) dhe njerezit vinin e u shprehnin ngushellime atyre qe ndodheshin aty bashkepunetoreve te Begollit dhe punonjesve te teatrit. U organizua edhe nje e ashtuquajtur Nata e Begollit me muzike te gjalle dhe raki.


Televizionet tona nuk reshtnin se ritransmetuari emisionet qe kishin shfaqur me heret per Begollin. Nderkaq, Radio Televizioni i Kosoves e beri boze nje xhirim te manifestimit ne te cilin ishte bere promovimi i monografise per Faruk Begollin.


Disa muaj me vone, nje festival filmik dhe teatror studentor iu kushtua teresisht atij. Studentet veshen fanella me foton e Begollit dhe me mbishkrimin Shpirtin ma keni kepute. Foto te Begollit me kete mbishkrim mbuluan krejt Prishtinen. Po ashtu, u shfaqen serish filmat ku ka luajtur ai, nderkohe qe televizionet transmetonin emisionet e meparshme per te.


Ej bre, po ju nuk te leni as me deke, thoshte Begolli gjate diteve te lengates se tij ne shtrat. Tash kur mbi varrin e tij zhegu percellues i gushtit ka zhurite lulet dhe barishtat, ai, mbase, sic thoshte kur ishte gjalle, po e vazhdon lojen e tij ne teatrin e botes se pertejme. Atje po shkoj, thoshte ai, per ta bere nje teater me te mire. Nderkaq ne, te gjallet e kesaj bote, vazhdojme te jetojme me famen dhe namin e tij.


Ky, me sa duket, eshte denimi dhe mallkimi i vetem qe rendon mbi artistet pas vdekjes se tyre ata, krejt natyrshem, nje dite mund te vdesin dhe te ikin nga kjo bote, por emri, nami dhe vepra e tyre vazhdojne te mbesin ne mesin e te gjalleve si nje trashegimi e perjetesise.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit