Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Femijet e semure rende nga veshkat, hapet dializa

Publikuar me : 01.07.2010 Ne : Shendeti - 171 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Per here te pare ne vendin tone hapet qendra e dializes per femije ne Pediatrine e QSUT-se


Femijet e semure rende me veshka qe kane nevoje per dialize nuk do te marrin me rruget e botes per ti shpetuar vdekjes. Per here te pare ne vendin tone tashme do te ofrohet ky sherbim ne Pediatrine e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza. Pikerisht dje u inaugurua nga ministri i Shendetesise, Petrit Vasili dhe presidenti i TIKA (Agjencia turke per bashkepunim dhe zhvillim nderkombetar) kane inauguruar Qendren e hemodializes per femije.


Dializa


Deri me tani sherbimi i hemodializes per femije ka munguar ne spitalet shteterore dhe femijet te cilet nuk kishin mundesi ekonomike te kryenin kete proces jashte vendit ishin te destinuar te humbnin jeten.


Qendra e Hemodializes per femije eshte e pajisur me 7 aparate dialize, 6 prej te cileve ne pune dhe 2 rezerve, me krevate te dializes, sistemin e filtrimit te ujit, gjenerator, kolltuke per dializen, peritoneale, mobilizimin dhe aparaturen e nevojshme mjekesore per komplikacione te mundshme, pohon Vasili, duke shtuar se per realizimin e ketij sherbimi jane trajnuar per nje periudhe 2-mujore tre infermiere dhe 2 mjeke, qe do te punojne ne kete qender. Qendrimi i femijeve do te jete ditor, ndersa ata qe kane nevoje per trajtim te vazhdueshem do te shtrohen ne pavijon.


Pacientet


Ndonese numerohen rreth 110 femije qe kane nevoje te kryejne procesin e dializes, ende nuk dihet shperndarja gjeografike e tyre. Ne pavijonin e dializes do te kryejne kete proces 12 femije ne dite. Hemodializa i mban personat me insuficience renale ne jete, nderkohe qe i parapergatit per kryerjen e transplantit te veshkes, nderhyrje e cila tashme do jete e mundshme edhe ne vendin tone.


Sherbimi i Nefro-Pediatrise, ndjek dhe mjekon nje numer te madh problematik pacientesh, te cilet kerkojne ofrimin e ketij sherbimi, ku perfshihen dhe te semuret me insuficience renale, numri i te cileve ne vitet e fundit ka pesuar nje rritje te konsiderueshme, pohojne mjeket, duke shtuar se ky kontingjent te semuresh, kerkon hospitalizim ne kushte mjaft specifike, ku perfshihet dhe sherbimi i dializes.


Ambasadorja e Zvicres Duam stabilitetin e Shqiperise


Zvicra eshte e interesuar per stabilitetin politik dhe ekonomik, si dhe per prosperitetin e Ballkanit Perendimor.


Keshtu u shpreh dje Ambasadorja e Zvicres, Yvana Enzler, gjate prezantimit te strategjise se re per mbeshtetjen ndaj Shqiperise dhe prezantoi fushat ku do te kontribuoje gjate 2010-2013-te, ku i pranishem ishte edhe drejtor i Zyres se Bashkepunimit Zviceran, Daniel Züst dhe zv.kryeminsitri Ilir Meta. Shqiperia eshte vend me prioritet dhe ka nevoje akoma per mbeshtetjen nderkombetare dhe kontributin zviceran.


Zvicra sjell avantazhe qe lidhen me pervojat e ketij vendi ne decentralizim, zhvillim rajonal, shendetesine, arsimin dhe formimin profesional, dhe hidro-energjetiken, thekson ambasadorja Yvana Enzler. Ne terma financiare, kontributi zviceran per periudhen 2010-2013-te, ne Shqiperi do te jete rreth 40 milione Euro.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit