Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Femijet me pubertet te parakohshem, pa ilace

Publikuar me : 04.02.2010 Ne : Shendeti - 568 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE - Jane ende femije, por kane zhvillim te pubertetit te parakohshem, duke i bere ata ndryshe nga moshataret e tyre. Keta femije vuajne jo vetem pamjen e tyre fizike, por edhe pasojat shendetesore. Por, si te mos mjaftonte kjo keta femije duhet te vuajne edhe mungesen e medikamentit qe mundeson bllokimin e zhvillimit te parakohshem. Prinderit e ketyre femijeve ankohen per gazeten se prej 7 muajsh nuk kane marre ne spitalin e Pediatrise se Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" medikamentin per kurimin e femijeve te tyre, ndonese eshte ne listen e barnave te rimbursueshme dhe se cmimi i ketij medikamenti eshte shume i larte. "Po vuajme fatkeqesi me semundjet e renda te femijeve, por edhe mbeshtetja per ti kuruar ata duket se eshte e pamundur nga strukturat perkatese", pohon Lumturie Desku, njera nga prinderit e pacienteve. Problemin e pacienteve e mbeshtesin edhe mjeket e pediatrise, te cilet theksojne se mjekimi eshte i domosdoshem per pacientet, pasi u rrezikohet seriozisht shendeti. Ndersa burime zyrtare te drejtorise se QSUT-se pohojne se ky problem do te marre fund sapo te kete mbaruar procesi i tenderimit.
Ankesat
Dhjetera paciente shqiptare dhe kosovare perplasen ne dyert e Pediatrise cdo dite me shpresen se do te gjejne ilacin qe do mundesoje bllokimin e zhvillimit te parakohshem. Por, per fat te keq, prej disa muajsh pergjigja qe kane marre ka qene negative per ta. Lumturie Desku eshte njera nga prinderit e pacientes qe vuan nje semundje te tille dhe thekson se e ka te pamundur te perballoje koston e nje medikamenti te tille. "Shkova ta blej ne farmaci dhe me thane se kushton 150 euro. Kete duhet ta blej cdo muaj dhe me besoni se eshte e pamundur per ta perballuar, pasi nuk kam aq te ardhura sa te blej nje ilac kaq te shtrenjte", pohon Lumturie Desku, e cila shpjegon se ka ardhur nga Kosova per te gjetur shpetim per semundjen e vajzes se saj 10-vjecare dhe zgjidhjen e hallit te saj e sheh te pamundur. Sipas Lumturie Deskut, mjeket nuk i japin dot zgjidhje mjekimit te vajzes se saj pa medikamentin qe bllokon zhvillimin e parakohshem dhe kete medikament duket se duhet ta perballoje vetem me shpenzimet e saj. Madje, ajo pohon se ka shpenzuar edhe per analizat ne menyre qe ti vendosej diagnoza, pasi nje pjese e analizave qe duhej te realizoheshin nuk behen ne spital. Ne fakt, ky nuk eshte vetem problemi i Lumturie Deskut, pasi dhjetera prinderve te tjere kane nevoje per kete medikament dhe nuk dine ku te perplasen, pasi e kane te pamundur per te perballuar shpenzimet.
Drejtoria
Drejtoria e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" pranon problemin e mungeses se medikamentit qe mundeson bllokimin e zhvillimit te hershem te femijeve, por kete situate ata e lidhin me procesin e tenderimit. Megjithate, drejtoria premton se shume shpejt ky problem do te marre fund, madje jep edhe afate kohore. "Per medikamentin qe ka te beje me femijet me zhvillim te hershem, se shpejti, brenda muajit shkurt nisin procedurat e tenderimit. Do te jete ne pavijon sapo te kene perfunduar keto procedura",- bejne te ditur burime zyrtare te drejtorise se Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza".

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit