Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Feminizimi i varferise dhe fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave

Publikuar me : 06.07.2010 Ne : Sociale - 163 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Statusi dhe pozicioni i grave ne nje shoqeri te caktuar varet drejtperdrejt edhe nga niveli i zhvillimit dhe i demokracise qe ekziston ne kete vend. Statusi i gruas shqiptare, ne keto 20 vite tranzicioni, eshte ndikuar e vazhdon te ndikohet nga niveli i zhvillimit ekonomik dhe social i shoqerise shqiptare.


Si rrjedhoje, te gjitha problemet sociale, me te cilat shoqeria shqiptare eshte perballur ne periudhen e tranzicionit jane ndjere thellesisht edhe nga grate dhe vajzat.
Kuadri ligjor i permiresuar ne fushen e barazise gjinore eshte nje hap i rendesishem, por serish mbetet vetem nje hap, i cili duhet ndjekur me iniciativa te tjera konkrete qe sigurojne de facto nje shoqeri te mundesive te barabarta.


Do te doja te theksoja dhe njeheresh te vleresoja kontributin sinjifikant te shoqerise civile ne Shqiperi, konkretisht organizatave qe punojne per te drejtat e grave edhe te drejtat e njeriut ne reformimin e kuadrit ligjor, ne sensibilizimin e opinionit publik lidhur me keto te drejta edhe per me teper ne sherbimet sociale qe ofrojne per to.


Ne raport - progresin e Bashkimit Europian per Shqiperine 2009, theksohet barazia gjinore eshte e garantuar me ligj, por zbatimi i ketij kuadri ligjor edhe politikave eshte i pamjaftueshem.


Progresi i pjesshem i arritur ne fushen e te drejtave te grave, kryesisht me plotesimin e kuadrit ligjor nuk mund te jete ai i duhuri, duke qene se ekziston nje hendek mes asaj qe eshte shkruar ne ligj edhe zbatimit te tij. Si ne cdo fushe tjeter, zbatimi i ligjeve dhe monitorimi i zbatimit te tyre mbeten sfide e madhe per te gjitha institucionet e nje shteti qe po nderton demokracine.


Ajo qe shikojme ne realitetin tone rendom eshte qe grate dhe vajzat kane perjetuar edhe perjetojne varferi, papunesi, diskriminim gjinor dhe moshor, perfaqesim te ulet ne te gjitha nivelet e vendimmarrjes, akses me te paket ne sherbime shendetesore edhe sociale, dhune ne familje, etj., probleme, te cilat tregojne se jemi ende larg nje shoqerie ku te drejtat e grave zbatohen dhe respektohen si pjese e te drejtave te njeriut.


Statistikat studimet flasin per nje diskriminim te dukshem te grave ne disa aspekte pjesemarrjen ne tregun e punes, ne diferencimin ne sistemin e pagave, ne nivelin e papunesise, si dhe ne qasjen ndaj prones private.


Grate edhe vajzat ne Shqiperi jane shume te arsimuara. Sot i shohim shume prej tyre me tituj e grada shkencore qe kane studiuar ne Shqiperi apo diku jashte vendit, me deshiren edhe perkushtimin qe i karakterizon per te kontribuar per nje shoqeri shqiptare me te mire, me humane edhe me demokratike.


Shpeshhere ndodh qe grate edhe vajzat pavaresisht arsimimit te tyre, per hir te shume faktoreve kulturore, sociale, ekonomike nuk arrijne te perfitojne frytet e dijes se tyre, ne tregun e punes.


Gjetja edhe ruajtja e nje balance mes jetes personale edhe profesionale mbetet ne fakt nje sfide e madhe per grate, duke ndikuar ne angazhimet e tyre dhe pjesemarrjen e tyre aktive ne tregun e punes. Tavani i qelqte apo nje lloj pengese e padukshme pengon promovimin dhe rritjen e tyre ne karriere, duke i mbajtur grate dhe vajzat ne pozicione me te uleta edhe me pak te paguara.


Pervoja e shoqerise njerezore tregon se ne qofte se vertet kerkojme nje zhvillim te plote, te qendrueshem, demokratik dhe gjitheperfshires te nje vendi, kjo gje nuk mund, edhe nuk duhet bere pa fuqizimin e grave edhe vajzave.


Arritja e barazise gjinore u be nje nga 8 Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit te Kombeve te Bashkuara ne Samitin e Mijevjecarit ne New York ne vitin 2000. Nje nga konkluzionet e ketij samiti ishte se zhvillimi i asnje vendi nuk mund te konsiderohet i kenaqshem, nese grate dhe burrat nuk marrin pjese plotesisht ne vendimmarrje, ne jeten ekonomike dhe sociale, ne tregun e punes, ne arsim, etj.


Nje nga aspektet kryesore per plotesimin e Objektivit te trete te Mijevjecarit, arritjes se barazise gjinore, eshte fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave. Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave mund te arrihet permes krijimit te mundesive te punesimit, ofrimit te kredive lehtesuese per sipermarrje, nxitjes dhe mbeshtetjes se grave sipermarrese, mosdiskriminimit ne tregun e punes, uljes se informalitetit te punes se grave, krijimit te kushteve lehtesuese per kujdesin ndaj femijeve, ofrimit te sherbimeve shendetesore dhe sociale, etj.


Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave ndikon ne menyre te drejtperdrejt ne minimizimin e rasteve te dhunes ne familje, trafikimit te grave dhe vajzave dhe problemeve te tjera sociale. Grupe te vecanta te grave sic jane grate e moshuara, grate me aftesi te kufizuara, grate e zonave rurale, grate rome, grate viktima te dhunes ne familje apo trafikimit duhet te vazhdojne te trajtohen me perparesi si grupe me nevoja specifike, per te siguruar fuqizimin dhe integrimin e tyre ne shoqeri.


Viti 2010 eshte konsideruar nga bashkimi Europian si viti i luftes kunder varferise dhe perjashtimit social. Duke qene se Shqiperia eshte nje vend i cili kerkon te integrohet ne Bashkimin Europian, politikat tona te punesimit do te jene ne perputhje me Direktivat e BE-se dhe standardet e Strategjise se Lisbones per punesimin. Modeli i mbrojtjes shoqerore qe duhet te synojme eshte flexicurity, kombinim i fleksibilitetit per punedhenesit me mbrojtjen e sigurine per punemarresit.


Ajo qe duhet te arrijme eshte krijimi i mundesive te barabarta ne tregun e punes, eliminimi i diskriminimit gjinor dhe moshor ne punesim, eliminimi i diskriminimit gjinor ne paga e shperblime dhe rritja e fleksibilitetit ne tregun e punes per te dy prinderit, sidomos per nenat te cilat vazhdojne te luajne rolin kryesor te perkujdesjes ne familje.


Nxitja e iniciativave sipermarrese te grave dhe promovimi i modeleve te suksesshme te tyre, duhet konsideruar si nje perqasje proaktive per fuqizimin ekonomik te grave dhe vajzave, jo thjesht te tyre si sipermarrese por edhe atyre grave edhe vajzave qe ato punesojne.
Ne nje shoqeri demokratike, shteti ka pergjegjesine per ndertimin e nje tregu pune ne interes te mireqenies sociale dhe barazise gjinore dhe duhet te jete ne gjendje te jape llogari per respektimin e standardeve kombetare dhe nderkombetare te tregut te punes.


Forcimi rolit te institucioneve shteterore dhe jo fitimprurese qe mbrojne te drejtat e njeriut ne pergjithesi edhe te grave ne vecanti do te bejne te mundur minimizimin e diskriminimit ne tregun e punes edhe ne pergjithesi ne shoqerine shqiptare.


Pervoja e vendeve te zhvilluara tregon se celesi i suksesit eshte rishperndarja e pushtetit, perkujdesjes dhe punes mes grave dhe burrave. Ky qellim edhe vete zhvillimi i shoqerise mund te arrihet vetem nese shteti, ne bashkepunim me organizatat e punedhenesve dhe punemarresve, si dhe me partnere te tjere sociale hartojne reforma dhe struktura qe lehtesojne kete proces. Keto struktura i lejojne grate dhe burrat te zgjedhin te dyja mundesite te kene familje e femije, si edhe jete profesionale edhe te ardhura permes punes.


Permes integrimit gjinor ne politika edhe strategji te lidhura me tregun e punes, synohet qe grate edhe burrat te kene mundesi te barabarta dhe askush prej tyre mos te diskriminohet per shkak te gjinise. Instrumentet kryesore per integrimin gjinor ne strategjite per zhvillim jane ne fakt strategjite per uljen e varferise dhe zhvillimin ekonomik, politikat e shpenzimeve publike si dhe shprehja e tyre ne buxhetin kombetar.


Ne keto kushte, integrimi gjinor ne buxhetin kombetar, duke krijuar nje ze te ndjeshem gjinor, nuk do te thote qe te krijohet nje buxhet te vecante per grate apo per burrat, por perfshin nje perpjekje per te ndare sipas perkatesise se gjinore shpenzimet sipas ndikimit te ndryshem qe kane tek grate dhe burrat, si dhe duke ndermarre veprime, te cilat i pergjigjen apo adresojne kete ndikim te ndryshem.


Ky instrument ka lindur si rezultat i nje kuptimi gjithnje e me te mire se politikat makroekonomike dhe sektoriale nuk mund te jene parimisht neutrale nga pikepamja gjinore, nderkohe qe praktikisht kane efekte te ndryshme te grate dhe burrat.


Kur diskutojme per barazi gjinore edhe shoqeri te mundesive te barabarta, e gjithe ceshtja ne fakt, nuk qendron vetem se si te shtojme numrin e grave neper fusha te ndryshme, por si te riformatojme ne menyre konkrete keto procese per te krijuar hapesiren e duhur per perfshirjen reale dhe te barabarte te grave dhe burrave. Kjo mendoj dhe besoj se duhet te jete ajo cka duhet bere ne familje, ne shoqeri, ne komunitet, ne parti politike, ne qeveri dhe padyshim ne parlament.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularet

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 79 here.
Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularetTë gjitha llojet e çizmeve me thekë janë të ndaluara në shkolla. Ky është ultimatumi më i fundit, si një masë ndëshkuese ndaj nxënësve të cilët përpiqen të thyejnë regullat mësimore, duke fshehur telefonat e tyre celularë. Kjo nuk është thjeshtë një dëshirë e dikujt, por ka lindur si një nevojë emergjente në shkollat e Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku studentët e shkollave të mesme, kanë fshehur nën këpucët e tyre të mëdha, celularët...Lexo te gjithe artikullin »


» Krijohet domatja e zeze
» Moti, sot pritet debore edhe ne Tirane
» Personaliteti, si ta krijosh te femija
» Vret nusen se lindi vajze
» Qumesht per kujtese me te forte
» “Per ju dashamires te veres”
» Keta njerez na sfiduan te gjitheve!
» Nena me AIDS lind femije
» Instinkti qe te shpeton jeten, femija vret gjarprin duke e kafshuar
» “Disipline” bashkiake te plehrat e Sharres

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit