Fier – Lihet ne burg 28-vjecari Angjelos Sado, i akuzuar per plagosjen e kater shtetasve nje jave me pare. Pas kryerjes se krimit Sado eshte larguar menjehere nga vendngjarja dhe nuk u arrit te vihej ne pranga. Arrestimi i tij u be pas 24 oresh ne Porto Palermo.
Perpara trupit gjykues Angjelos Sado u shpreh se armen e ka perdorur per vetembrojtje dhe jo per te sulmuar shtetasit e plagosur. Megjithate, nje deklarate e tille duket se nuk ka mjaftuar per ta shpetuar Sadon nga *arresti me burg*.
Bashke me 28-vjecarin, policia ka vene ne pranga edhe shtetasit Skender Selamaj 27 vjec, Emirjon Peshka 22 vjec , Lulezim Toci 22 vjec dhe Jani Gremo 32 vjec, te cilet dyshohen se kane perkrahur dhe dhene ndihme autorit te dyshuar te plagosjeve, akuze qe nuk u pranua nga kater te rinjte.
Ai ka kerkuar qe deri ne mbarim te hetimeve te ngjarjes te vendosej ne dhomat e paaraburgimit ne Vlore, dhe jo ne Rrogozhine gje qe u pranua nga gjykata.
Gjate zhvillimit te vleresimit te mases se arrestit Gjykata e Fierit ishte e rrethuar nga FNSH dhe policice civile te komisariatit te Fierit