Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Fillon Viti i Nene Terezes

Publikuar me : 04.06.2010 Ne : Kulture - 173 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Profili i Nene Terezes ne 100 vjetorin e lindjes sipas aktiviteteve protokollare te qeverise dhe institucioneve te varesise.


Programi nga sot deri me 26 gusht, ne diten e lindjes se misionares katolike


Viti i Nene Terezes ne Shqiperi, me sakte ne Tirane, eshte nje program me data dhe orare qe eshte afishuar ne hyrje te Teatrit te Operes dhe Baletit. Misionarja e perbotshme katolike e Kalkutes me veshjen e njohur te bardhe me vija blu qe e mbajti prej vitit 1948 kur hoqi rroben e zeze te murgeshes, e deri sa vdiq me 1997.
Poshte kesaj fotografie shkruhet Une gjithmone e kam ne zemer popullin tem shqiptar...


I perket fragmentit te letres derguar Akademise se Nobelit ne Oslo e cila i akordoi me 1979 cmimin per Paqen. Une gjithmone e kam ne zemer popullin tem shqiptar. Shume i luti Zotit, qe paqja e tij te vije ne zemrat tona, ne gjithe boten. Lutem shume per fukarate e mi-dhe per mua dhe motrat e mia. Une lutem per Juve. Teresa Bojaxhiu.


Profili i Nene Terezes ne 100 vjetorin e lindjes eshte ai i aktiviteteve protokollare qe qeveria dhe institucionet e varesise organizojne nen kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha.


Aktivitetet nisin sot, ora 09.00 ne hollin Teatrin e Operes dhe Baletit, me ekspoziten Nene Tereza ne shtypin shqiptar, nen kujdesin e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj.


Ne 10.00 nis Konferenca Perkujtimore Nene Tereza ne 100-vjetorin e lindjes ku Qendra e Studimeve Albanologjike i deshiron te gjithe ne perkujtim te Nene Terezes, sic na deshi Nene Tereza te gjitheve.


Anton N. Berisha referon temen Nene Tereze I desha njerezit me dashurine e hyjit.
Aktoret Tinka Kurti dhe Ema Andrea recitojne vargje dhe citime nga Nene Tereza.


Ka nje liber me titullin Mendime te Nene Terezes, nje doracak qe permbledh thenie te formuluara nga Nene Tereza ne auditore te ndryshem, gjate intervistave apo bisedave te saj per problemet me ekzistenciale te shoqerise se sotme njerezore.


Edhe mendimet e saj, qofshin keto per aspekte me te rendomta te jetes se perditshme apo per problemet me te nderlikuara sociale, ideologjike e filozofike, si jeta e vdekja, dashuria e varferia, paqja e dhuna, gezimi dhe falja e etj., jane shprehur me thjeshtesi, karakteristike e Nene Terezes.


Ky botim eshte bere ne prag te shpalljes se lumturimit te saj nga Ati i Shenjte, papa Gjon Pali II, per te plotesuar nje boshllek perpara lexuesve shqiptare per te cilet Nene Tereza e Kalkutes eshte kthyer ne simbol te krenarise se kultures dhe qytetarise sone kombetare.


Ne oren 11.00 ka pushim dhe vizite te lire ne ekspoziten Nene Tereza. Ora 11.30 ka perkujtimore. Fjala eshte per Mgr. Gjergji Frendo Gezim dhe buzeqeshje tek e Lumja Tereza. Renato Farina flet per Nene Terezen dhe provat e besimit.


Perseri vargje dhe citate nga Kurti dhe Andrea, derisa sa te vije radha e Dr. Gezim Alpionit per te folur per Nene Terezen nje jete ne sherbim te njerezimit.


Dom Gjergj Meta e merr fjalen per Kongregaten e Misionareve te Dashurise ne Shqiperi. Kurse per gjurmet e familjes, me sa duket e vetmja teme laike e konferences, flet Kolec Çefa.

Aktivitetet e sotme mbyllen me koralet e Korit Pax Dei, nen drejtimin e Suzana Turkut.
Ne ditet dhe muajt e ardhshem programi thote se do te kete nga nje aktivitet deri sa te vije 26 gushti, dita e lindjes se Anjeze Gonxhe Bojaxhiut.


Kinema Imperial shfaq gjate qershorit filma dokumentar kushtuar kesaj gruaje.
Biblioteka Kombetare organizon ne korrik Ekspoziten e 12 shenjtoreve. Po ne korrik eshte menduar per Mbremje muzikore, letrare me proze dhe poezi per Nene Terezen, ne Teatrin Kombetar.


Gushti eshte me i ngarkuari nga muajt ekspozite kushtuar asaj, nje panair libri vetem per te, nje cmim per krijimtarine me te mire muzikore me emrin e saj, cmim per esene me te mire me emrin e saj, prape ekspozite kushtuar asaj, pak metra larg Operes, ne Muzeun Historik Kombetar, shfaqje me 26 gusht ne Sheshin Nene Tereza e dokumentarit te RAI-t mbi jeten e saj, botim i albumit me foto dhe lutje te Nene Terezes nga fotografi Roland Tasho, promovim i botimit Autoret boterore per Nene Terezen.


Ne tetor, ne prag te pervjetorit te Lumturimit te saj, organizohen Kupa Nene Tereza, maratona e paqes qe do te ndjeke itinerarin Prishtine-Shkup-Podgorice-Tirane; vihet ne skene nje drame per Nene Terezen, dhe i fundit, Festivali nderkombetar i koreve me 19 Tetor.


Gjithe keto duhet te jene sipas kryeministrit Berisha nderimi i merituar qe shqiptaret kane ndaj shqiptares me te shquar te te gjitha koherave, gruas me te madhe te njerezimit per kohen qe jetoi.


Ne shkurt 2010 qeveria shpalli Vitin e Nene Terezes. Atehere kryeministri tha se aktivitetet duhet te jene jashte pompozitetit, shkelqimeve protokollare, gjithcka ne sensin me njerezor dhe kjo eshte menyra me e mire e nderimit te saj.


U parashikua atehere ngritja e nje muzeu, ne sheshin me te njejtin emer, kushtuar jetes dhe aktivitetit te Nene Terezes.


U ngrit me urdher te kryeministrit dhe grupi i punes qe do te hartonte nje projekt i cili sipas fjaleve te shefave politike do ti nenshtrohej nje debati e oponence publike dhe me 26 gusht mendohej te hidhej guri i pare i muzeut.


Urdhri i prere i kryeministrit, ngarkonte grupin e punes qe te kerkoje gjithandej neper bote, si ne Indi, Vatikan, Maqedoni, Kosove, Irlande, etj., sende e gjera qe lidhen me jeten e vepren e Nene Terezes dhe te cilat do te rrinin mire per Memorialin.

**********************

Anjez Gonxhe Bojaxhiu ne 100 vjet


26 gusht 1910 u lind Anjez Goxhe Bojaxhiu ne nje familje shqiptare ne Shkup te Maqedonise. I ati, Kola, i diplomuar per farmaci, vdiq kur ajo ishte 7 vjece. U rrit me te vellane dhe motren nga nena Drane.


Ne 1928 ne moshen 18 vjece, kerkon te pranohet nga motrat e Loretos, qe punonin ne Bengal, ne afersi te Kalkutes.


Ne vitin 1929 Fillon ngjitjen ne Darjeling ne kembe te Himalajeve dhe tre vjet me pas vjen ne Kalkute per te dhene mesim. Nderron emrin e saj civil me ate fetar, Tereza.
Prej vitit 1943 dhe gjate Luftes se Dyte, Nene Tereza kerkon te shkeputet nga kuvendi dhe ti dedikohet teresisht te varferve.


Ne 18 gusht 1948 vjen pergjigja nga Roma. Papa Piu XII pranoi qe ajo te linte kuvendin dhe tiu dedikohej nevojtareve. Zhveshi rroben e zeze te murgeshes, per te veshur rroben e bardhe, si grate e varfra te Indise.


Ne 19 mars 1949 vjen Subashimi Das, vajza e pare qe vendosi ta ndiqte.
Ne 1997, viti i vdekjes se saj, numeroheshin 4 mije te tilla nga 123 vende.
Nene Tereza hap ne 1953 shtepine Zemrat e Pastra. Pas 20 vjet aktivitet, numeroheshin 27 mije persona te vdekur ne paqe, 14 mije te sheruar e te kthyer ne jete.


Ne 1958 arriti te transferonte lebrozet ne nje ndertese jashte qytetit.
Deri ne 1973 jane 600 ne pese kontinente.


1979, merr cmimin Nobel per Paqe.


Ne 1986 Papa Vojtila shkon ne Indi dhe takon Nene Terezen.
Merr nje atak ne zemer ne 1989 dhe rri per dy muaj ne spital.


Ne mars 1997 Papa pranon doreheqjen e saj per arsye shendetesore dhe zevendesohet nga moter Nirmala.


Ne 5 shtator, ne oren 21.30 vdes ne shtepine Nena e Kalkutes. Qeveria indiane kerkon funeral te permasave shteterore.


Ne 19 tetor 2003 Papa Gjon Pali deklaron fillimin e procesit te shenjterimit te Nene Terezes nepermjet Lumturimit. Ceremonia behet ne Vatikan, ku marrin pjese mijera shqiptare.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit