Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Financuesit e fondacionit te Liri Berishes

Publikuar me : 26.07.2010 Ne : Kuriozitete - 207 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Liri Berisha, gruaja e kryeministrit shqiptar, prej kohesh ka nisur nje sfide personale per te ndihmuar femijet ne nevoje dhe per kete gje ka marre jo pak ndihme nga bota e medias dhe ajo e biznesit. Fondacionit Femijet shqiptare, ne ndihme te femijeve autike, nuk i mungojne as parate e as propaganda mediatike. Fale edhe statusit social, bashkeshortja e kryeministrit Sali Berisha, ka arritur qe te siguroje donacione nga 84 biznese qe veprojne ne Shqiperi. Tashme ajo eshte e fokusuar teresisht ne kete fondacion pasi ka dale ne pension dhe nuk ka asnje angazhim tjeter.


Sponsorizimet
Sipas te dhenave zyrtare te publikuara nga vete fondacioni, gjate vitit te kaluar ai eshte sponsorizuar nga 84 biznese, individe edhe perfaqesues te trupit diplomatik. Ne listen e gjate te sponsorizuesve ndodhen nga njerez te thjeshte e deri tek banka te fuqishme apo kompani te medha ndertimi. Te gjithe kane dhene para per vepra humanitare.
Ne fakt, te dhurosh para per aktivitete bamiresie eshte me shume se nje akt altruist. Dhe duket se zonja Berisha ia ka dale me se miri ne drejtimin e fondacionit te saj. Kjo per faktin e thjeshte, se jo me shume kohe perpara, te ardhurat e ketij fondacioni kane qene me pikatore. Madje ky fondacion eshte themeluar nga nje kontribut modest nga zoti Domenick Scaglione.
Por edhe pse ky fondacion ka pasur mbeshtetjen e personaliteteve te ndryshme shqiptare, fondet e dhuruara per te kane qene gjithmone me pikatore. Fondacioni Femijet Shqiptare kishte pasur edhe ndihmen e ish-zonjes se pare, Lidra Meidani, por asnjehere nuk ka qene kaq i sponsorizuar dhe me nje veprimtari kaq te suksesshme sa nen drejtimin e Liri Berishes. Bashkeshortja e kryeministrit eshte emeruar ne krye te ketij fondacioni ne vitin 2006, kur Sali Berisha nuk kishte as edhe nje vit qe ndodhej ne krye te qeverise shqiptare. Dhe tashme duket se fale punes se saj, fondacioni jo vetem qe shenon nje rekord sponsoresh por dhe ka mundur te zgjeroje aktivitetin e tij humanitar, sic ishte dhe hapja e qendrave per femijet autiste.


Fondacioni
Krijimi i fondacionit Femijet Shqiptare perkon me qeverisjen e pare te Partise Demokratike. Ne kohen kur kryeministri i sotem, Sali Berisha, ishte President i vendit, ne vitin 1996, z. Domenick Scaglione me parate e tij krijon kete fondacion, misioni i te cilit ishte te ndihmoje femijet ne nevoje, pavaresisht perkatesise fetare apo etnike si dhe te mbeshtese institucionet te cilat asistojne ne ndihme te ketyre femijeve. Nga viti 1998 deri ne tetor te vitit 2006 ky fondacion drejtohej nga Znj. Karin Roncari. Por pergjate kesaj kohe, zor se i eshte degjuar ndonjehere zeri kesaj zonje, edhe pse ishte presidente e ketij fondacioni bamires. Deri ne emerimin e zonjes Liri Berisha, ky fondacion mbahej ne kembe kryesisht nga financimet e huaja. Por pas vitit 2006 raporti i financimeve nga donatore shqiptare ka ndryshuar krejtesisht. Rreth 90 per qind e aktiviteteve te ketij fondacioni mbeshteten nga donatore shqiptare. Fale ketyre financimeve, fondacioni permend si arritje te tij qe 40 femije jane derguar jashte shtetit per kurim. Nje tjeter projekt i ketij fondacioni eshte Qendra e Kerkimeve per Diagnostikimin Molekular dhe Gjenetik. Projekti ka kushtuar 300,000 dollare.

LISTA E FINANCUESVE

Intermed SHPK
Panorama Group
ABA(American Bank of Albania)
Bankers Petroleum Albania LtD
Elisabeta Zaloshnja
KALO Associates Shpk
Genc Boga
DEKA SHA
Unioni Financiar i Tiranes
Institute of Contemporary studies
EHW Shpk
Ledina Agolli
Hope of Albania
Wolf Thessis
H.L. Group SHpk
TIrana Bank
HUngarian Embassy
Interalbanian Sha
Bloja SHa
Edil AL It Shpk
Vista Group Shpk
Palmir Shpk
Maryse Daviet X
Credins Bank SHa
Albanian American enterprise Fund
gezim Ceka
Drita Hoxha
Vala Goxhi
Posta Shqiptare
Greek embassy
Embassy of Switzerland
Lyela Rama
Ten Group services Ltd
Ma.Di.Sh
Eagle Mobile SHa
Francesko, Dasha, S.Guxholliu
elfrida Zefi
Energji SHkp
Novartis SHPK aktivitet kulturor
Eurosig SHA
JON SHPK, Dhurate
Kompleksi GJanica@ Koza Besnik Kapllanaj
Qeveria e Nxenesve Gjirokaster, Silvana Kekezi
Ministria e KUltures, Rinise dhe Sporteve
Derveni SHPK
SIGMA SHA
Intermed Pharma
Albatrade
Taci Oil Company
Atlantik SHA
Novartis Pharma Service Inc
Hoffman La Roche SHPK
YAPS
Idea Vlore
French Embassy
Cavalier Rrahim Cota
Universiteti Kristal
Hope for the World
Panorama Group
Alba Pigs SHPK
Adelini SHPK
Komiteti Olimpik i Marsejes
KOINONIKH STHRIJI Chorhgia
Perparim Gropa; Ndertim Impo-Expo
Intesa San Paolo Staff
SOYA Group;Mika Mori, Japoni
Firot Investment Bank
VILOIL SHA
EKO A2 SHPK
Birra Korca SHPK
FLORYHEN SH.P.K.P.O.B.Nr.8
ALCATEL ITALIA SPAFiliali SHqiperi pobox 2910
B.B.INTERNATIONAL GROUP
YLDON SHPK
STUDIO EKONOMIKE K2F
RIRA SHA
FASSA AND BERBERI TIRANE
AMFORA SHPK
ALB-BUILDING
AGNA Group
MONDIAL SHPK
POLYECO Greece


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit