Nder figurat letrare qe ndeshen me shpesh ne fjalorin e shume politikaneve tane eshte fjala loje, sidomos ne kombinim me fjalen rregulla, qe prodhon togfjaleshin rregullat e lojes.
Kuptohet, kur flasin politikanet, nuk behet fjale per futboll, shah, apo ndonje sport tjeter, po per aktivitetin e tyre kryesor, politiken, e cila lidhet drejtpersedrejti me fatet e vendit dhe te kombit dhe per te cilen ata paguhen.
Perdorimi me te tepert i fjales loje, eshte mbase rrjedhoje e deshires per te folur nje gjuhe sa me te pasur figurative, nga njera ane dhe e mosnjohjes se termave profesionale, nga ana tjeter.
Sepse vertet shumica e politikaneve nuk kane pergatitje teorike per profesionin e politikes, dhe per kete shkak nuk zoterojne nje fjalor te pasur me terma te kesaj fushe, por kete mungese e zevendesojne me aftesine per te luajtur me gjithcka, dhe kjo i ka ndihmuar ta cajne me sukses rrugen e karrieres.
E thene ndryshe, ngaqe kane mungesa te ndjeshme ne formimin dhe kapacitetin profesional, qe si lejojne ta bejne politiken art ose mjeshteri, ata vene ne pune kapacitetin tjeter, ate te te luajturit, qe e kane me tepri. Dhe sido te kthehet e te vertitet loja, fitimtare mbeten ata, perhere dhe vetem ata.
Prandaj, skena politike tek ne ne vend te nje tribune ku duhet te ndeshen idete dhe alternativat rreth zhvillimit te vendit, eshte kthyer ne nje ring ku lojtaret i hedhin njeri-tjetrit akuza e fyerje, nga te cilat me pas nuk vjen asnje pasoje juridike (pervec burgosjes se Fatos Nanos, vite me pare, por gjithsesi ky e rrotulloi me pas punen kur u be kryeminister dhe mori edhe pafajesine, edhe demshperblimin per burgimin e padrejte).
Qe loja te behet edhe me interesante dhe ne asnje menyre te mos e lere popullin jashte (loje), njera pale i dergon vazhdimisht tjetres ftesa per debate publike, dhe keto debate, bashke me deklaratat jane pjesa kryesore dhe thelbesore e menyres se te berit politike. Deri ne nje fare mase, kjo eshte e kuptueshme per opoziten, por duket krejt pa vlere per ata qe kane ne dore pushtetin.
E megjithate, keshtu po ndodh.
Hajde ne shesh te burrave!..., Dil ne mejdan, nese je burre, ose Dil, nese te ka mbetur nje fije burrerie..., etj. - keshtu formulohen zakonisht ftesat per debat publik, me ngjyrime te forta folklorike, per ti bere sa me shume pershtypje popullit. Dhe ne rastet kur thirrja vjen nga nje perfaqesuese e seksit delikat, sfida perfiton edhe me shume vemendje dhe detyrim per tiu pergjigjur me te njejten monedhe...
Veshtiresite me te medha i ndeshin gjithsesi politikanet (burra) qe duhet te ftojne ne mejdan nje grua politikane, pasi fjalori dhe mbase edhe folklori yne eshte i varfer ne shprehje qe tiu drejtohen grave me te njejtin intensitet emocional dhe ngaqe gjinia mashkullore duhet te tregohet me e matur ne formulime, per te mos rene ne shprehje banale ku te mungoje respekti.
Kjo gjuhe komunikimi e ben skenen tone politike edhe me te papershtatshme per ate pjese te gjinise femerore qe merr modelet ne Europe, SHBA, ose ne vende te tjera te qyteteruara, gje qe vertetohet si nga numri i paket i femrave ne Kuvend, ashtu dhe nga komunikimi burreror i nje pjese te atyre qe arrijne te bejne pjese ne kete institucion te larte.
Pjese e pandare e debatit politik jane dhe fjalet ta keni te qarte, ose do tju bej te qarte, ta dini mire, ta harroni, qe synojne te ngrene autoritetin e folesve (sipas tyre), ndersa debatit i japin ngjyren e dyluftimit. Megjithate, duket se keto jane vogelsira qe nuk ngrene kandar, para gjemave te tjera te politikaneve tane.
Tani ata jane perqendruar ne numerimin e milionave te kundershtareve qe mundohen ti deklarojne me shume si akuza publike dhe tia kumtojne miletit, se sa tia percjellin drejtesise. Madje, dhe kur jane ne pushtet dhe disponojne gjithe mundesite e makines se ekzekutivit, akuzat i bejne si pergjigje ndaj akuzave te kundershtarit.
Sikur ky te mos ishte ndjere e te mos i kishte ngacmuar, cdo gje do konsiderohej ne rregull.Ata flasin qe ti degjoje patjeter mileti dhe nuk kuptojne fare sa thelle e fyejne varferine me milionat e eurove qe permendin ore e cast.
Atyre as qe u shkon nder mend se keto miliona, qofshin si akuza, apo si vetedeklarime, e kane burimin tek shkollat pa xhama e pa banja, tek spitalet pa mjete e pa mjeke ose lumenjte pa ura, apo dhe tek varret e njerezve qe vrasin veten pasi kane rene ne depresion se nuk i perballojne dot kushtet e renda te jetes.
Sepse as teorikisht dhe as praktikisht nuk mund te kete nje veprimtari ekonomike te ligjshme, qe te prodhoje kaq shume miliona ne kaq pak kohe.
Por, keta politikane (politikane) mbase nuk konceptojne dot dhe dicka tjeter, faktin qe shumica e njerezve nuk e ka idene e domethenies madheshtore te shumave qe permendin gjate deklaratave te tyre sensacionale.
Ne kete pike ata (ato) do kishin plotesisht te drejte te ankoheshin se populli nuk i kupton dhe se eshte i trashe e nuk i ndricon syri, por rri si gdhe ndonese degjon te flitet per miliona.
Nga ana tjeter edhe populli i pafat do te kishte te drejte te ankohej se politikanet i rrefejne perralla me thesare, si ato te pirateve, qe atij nga nje vesh i hyjne, nga tjetri i dalin, ndersa xhepat i mbeten gjithsesi bosh...
Kjo eshte plotesisht e vertete edhe sepse gjuha qe perdorin ata te mikrofonave dhe tribunave i ngjet gjuhes se sfinksit, me orvatje per art e letersi, por edhe me shume te panjohura, qe i dine vetem ata qe flasin, ndersa shumat qe permendin jane astronomike dhe te pakapshme per perceptimet e kufizuara te njerezve te thjeshte, qe numerojne kacidhet per te shtyre ditet deri ne fund te muajit.
Kjo tregon se nje hendek i madh e i thelle eshte hapur mes politikaneve e popullit dhe gati-gati po krijohet si nje ndarje me vete raca e politikaneve - te vrazhde, arrogante, te pangopur me prona e pasuri, genjeshtare, te pandjeshem ndaj vuajtjes e varferise.
Gjithsesi, disa prej tyre e pranojne vete, madje e quajne normale qe ligjet e vendit ti bejne tregtaret e pasunaret, te cilet kane marre dhe nje diplome, dhe jo ata qe jane shkolluar per ligje, ekonomi e politike, kane dhe grada shkencore, por kane qelluar idealiste dhe nuk kane bere pasuri.
Madje, nje deputet i nje qyteti bregdetar, qe veten e percaktonte si imprenditor, pasi u rizgjodh vjet si deputet i shumices, e perligji dhe teorikisht kete praktike gjate nje emisioni televiziv. Me fjale te shqiptuara shkoqur, duke i ndare prere nga njera-tjetra e duke theksuar fort cdo rrokje te ligjerates se vet, ai tha po me plebej nuk ec para Shqiperia, me kupton?!...
Dhe ky imprenditor - patric, pra fisnik, sipas tij, fjalen posedon, qe i pelqen ta perdore ne vend te zoteron, e shqipton si poseidon (mbase eshte kaq i lidhur me leximet per detin dhe mitologjine sa i jane bere konceptet disi corbe ne koken e tij te pastervitur per ushtrime intelektuale). Kuptohet, nje plebe qe mund te jete dhe me grada shkencore, por jo imprenditor, sipas tij, nuk ndihmon dot vendin e vet...
Kam lexuar diku se ne bote ekzistojne tre lloje politikanesh te keqij politikane qe turbullojne ujerat, politikane qe peshkojne ne ujera te turbullta dhe te tretet, politikanet qe turbullojne ujerat per te peshkuar ne ujera te turbullta. Me sa duket, nje pjese e madhe e politikaneve tane i takon pikerisht kategorise se fundit.
Nuk eshte konstatim i ri tashme qe politika ne vendin tone, nga nje loje tek loja tjeter, po i sherben vazhdimisht dhe vetem vetvetes. Nga ky qark i mbyllur mund te dalim vetem permes nje procesi demokratik, nepermjet nje ligji zgjedhor te pershtatshem per nevojat tona specifike.
Por te gjitha ndryshimet e bera deri tani ne kete ligj kane synuar vetem te ruajne gjendjen dhe ekuilibrin mes forcave politike. Me fjale te tjera, te ruajne mbreterimin e te njejteve lojtare, qe dine te luajne te njejten loje. A do te ndryshohet nje here e mire ky ligj ne interes te votuesit, apo edhe kesaj radhe do ti behet vetem nje makijazh dhe votuesit do ti mbeten serish celesat e kashtes? Por kjo eshte nje ceshtje e nje teme tjeter.