|
Franca dhe problemet me shtypin
Publikuar me : 23.10.2008 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 436 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Si te gjitha kioskat e tjera pa
risiene, edhe ajo qe ndodhet
ne pronesine e Bernadette
Lefevres ekspozon ne vitrinen e saj
qindra gazeta e revista, qe nga ato
kryesoret e te perditshmet, deri te
liberthat e fletepalosjet qe i dedikohen
kohes se lire, apo thashethemeve.
Ne France gjithsej ka 28
mije kioska gazetash
dhe sikunder
edhe Bernadette,
edhe ato nuk
kane te drejte
zgjedhjeje per
gazetat dhe revistat
e vitrines se
tyre. Sipas nje ligji
te vitit 1947, botuesve
franceze u
eshte garantuar
nje vend ne te
gjitha kioskat e
gazetave dhe e
drejta e shperndarjes
kombetare,
ne perpjekje per
te garantuar lirine
e shtypit pas pervojes
se hidhur me
propaganden naziste
gjate Luftes II Boterore. Ky ligj
mund te kete pasur nje qellim fillestar
te mire, por sipas analisteve,
ka edhe anen e tij negative. Keshtu,
ai i ndalon shitesit e shtypit qe
t‘i pershtaten kerkeses se tregut
dhe kontribuon ne renien e
ndjeshme te lexueshmerise se
gazetave dhe te ardhurave nga
shitja e tyre. Sipas gazetashiteses,
se ciles iu referuam ne fillim, duhet
qe te ndryshojme oferten e
gazetave dhe revistave nga nje
lagje ne tjetren, nga nje zone ne
tjetren, perndryshe do te jete gjithnje
e me e veshtire qe te fitosh
buken e gojes, duke shitur botimet
e shtypit te perditshem
dhe atij
periodik. Gazetat
ne boten e zhvilluar
ndodhen ne
nje moment te
veshtire, por shtypi
francez eshte
ai qe po kalon
nje krize mjaft te
rende. Sipas Organizates
Boterore
te Gazetave,
tirazhi i gazetave
me te medha
ne vend eshte
154 cope per
1000 banore, me
i ulet se ai i Kubes,
Lituanise
apo Surinames
dhe sa gjysma e
Gjermanise, apo Britanise se Madhe.
Sipas shume analisteve, pikerisht
ligji ne fjale dhe disa rregullore
ne lidhje me shtypin, jane nje nga
shkaqet e kesaj situate jo te mire.
Kjo eshte edhe arsyeja qe gazetat
franceze jane me te holla, me te
pakta ne numer dhe me te shtrenjta
se ne vendet e tjera. Per nje ishbotues
te se perditshmes "Le Figaro",
ky fenomen eshte shnderruar
ne nje "semundje franceze". Ne
nje perpjekje per te gjetur menyra
per rigjenerimin e industrise,
Presidenti francez, Sarkozi, mblodhi
kete muaj 140 eksperte mediatike
per te filluar nje studim tremujor,
te sponsorizuar nga qeveria
ne lidhje me shtypin e shkruar.
Qellimi ishte gjetja e menyrave per
te "ngjallur" shtypin francez. Si
edhe shume analiste te shtypit,
edhe Sarkozi u perqendrua ne
veshtiresite kryesore me te cilat
perballet e gjithe industria e botimeve
ne France. "Si shume prej
jush, une mendoj se shperndarja
eshte problemi me i madh ne industrine
e gazetave. Ne nje kohe
si kjo e jona, kur marketingu ka
marre nje rendesi te veçante, eshte
shume e pazakonte dhe e
vjetruar menyra me te cilen promovohet,
shperndahet dhe shitet
shtypi", ka thene Sarkozi. Botuesit
franceze perballen me barriera
te medha dhe aspak te zakonshme
ne perpjekjen e tyre te
perditshme per ta çuar shtypin ne
doren e lexuesit. Atyre u duhet t‘i
bashkengjiten nje rrjeti shperndaresish
NMPP, nje monopol ky
qe aktualisht ndodhet ne pronesi
te disa botuesve dhe qe drejtohet
nga Lagardere, nje konglomerat
prokurimesh per botime dhe i
fushes ushtarake. Pas vite te tera
ankesash
nga botuesit
ne lidhje me
koston e perdorimit
te ketij
sistemi, vete NMPP
po perpiqet qe terikonstruktoje
funksionet e veta. Mes te
tjerash planifikohet edhe shkurtimi
i qindra vendeve te punes dhe
mbyllja e qendrave te shperndarjes
ne afersi te Parisit. Por kjo
ka shkaktuar probleme te tjera.
Punetoret e shperndarjes ne
NMPP perfaqesohen nga nje
sindikate shume e fuqishme dhe
e organizuar, CGT, e cila ka nje fuqi
te madhe, duke qene se ka ne dore
sistemin e fuqishem te shperndarjes
se shtypit. Kjo sindikate
eshte ngritur tri here rresht gjate
ketij viti, kunder planeve per shkurtimin
e financave dhe te
vendeve te punes, duke mos e
shperndare shtypin e perditshem
dhe duke i lene keshtu kioskat e
zbrazura ne te gjithe vendin. Nje
tjeter rregull i mbrapshte i sistemit
te shperndarjes eshte edhe orari i
pushimit te kioskave. Shume prej
tyre, madje edhe ne Paris, te dielave
jane te mbyllura dhe ne disa
raste gjate gjithe fundjaves, nje
periudhe e javes kjo kur ne vende
te tjera eshte koha e pikut te
shitjeve. Nje nga strategjite e rrjetit
te shperndarjes eshte krijimi i 5000
pikave te reja te shitjeve brenda
vitit te ardhshem, por arritja e ketij
objektivi mund te jete i veshtire.
Çdo propozim per te hapur nje pike
shitjeje duhet pare me kujdes nga
komisioni i posaçem qe perfaqeson
botuesit dhe shperndaresit, i
cili duhet te sigurohet se kioska e
re nuk ia demton shitjet kioskes qe
ndodhet ne afersi, pra nuk ia merr
klientelen. Po perse menyra te tilla
kane mbetur ne France per nje
kohe kaq te gjate? Ne Britanine
fqinje, botues te tille si Rupert
Murdoch, me mbeshtetjen e ishkryeministres
Margaret Theçer, u
perpoqen shume qe ta permiresonin
biznesin e tyre ne vitet ‘80,
duke i shkaterruar thuajse plotesisht
te gjitha sindikatat e fuqishme
te punonjesve te shtypit.
Sipas shume analisteve, gjerat ne
France nuk kane ndryshuar deri
me tani, sepse sistemi aktual eshte
i favorshem si per politikanet,
ashtu edhe per botuesit. Ideja
eshte se kur diçka nuk funksionin,
do te thote qe ka arsye per kete
dhe shpesh keto arsye jane te
fshehta. Pikerisht arsyeja e fshehte
e çdo qeverie franceze qe nga
viti 1945, pra qe nga De Gaulle e
deri te Sarkozia ka qene kontrolli i
shtypit. Duke i mbajtur gazetat financiarisht
te dobeta dhe te varura
nga subvencionet publike,
qeveria, ne menyre indirekte,
ushtron kontroll ndaj tyre.
Nderkohe, botuesit franceze
vazhdojne ta perqafojne kete
menyre funksionimi, sepse
sistemi aktual shume i kushtueshem
e i pafavorshem e mban
median e huaj jashte tregut vendas.
Bertrand Pecquerie, drejtori i
Forumit Boteror te Botuesve ne
Paris, tha se Franca kishte shume
per te mesuar nga botuesit e Britanise,
apo te Gjermanise. Ndryshe
nga keto vende, Franca nuk ka treg
per tabloide te tilla si "The Sun",
apo "Bild Zeitung", tirazhi i te
cilave kap jo rralle edhe shifren 3
milione. Gazeta me e kushtueshme
franceze eshte e perditshmja
"Le Figaro", e cila ka nje tirazh
prej 320 mije kopjesh. Franca
ka ekzaktesisht te njejten shoqeri,
te njejtin standard jetese, te
njejten kulture, por nuk gjen tabloide,
sepse shtypi francez eshte
shume elitar. Ne kete vend ekziston
kultura se te lexosh nje gazete
eshte nje prestigj. Disa analiste
jane per futjen e tabloideve popullore
edhe ne France, sepse nje
gazete e perditshme serioze sado
e mire nuk mund te shese kurre
shume, ndersa tabloidi ben
kerdine. Botuesi i "Bild", Alex
Springer, ka pasur plan prej kohesh
qe te niste nje publikim te
ngjashem me te tijin edhe ne
France, por nje vit me pare, pak
para fillimit te botimit te numrit
francez, kompania ndryshoi kurs,
duke e lene projektin pergjysme,
per shkak te "kushteve te veshtira
logjistike dhe teknike". Per sa i
perket Sarkozise, Presidentit te
vendit, eshte nje nga kreret e shtetit
qe i ka kushtuar shume interes
e vemendje mediave dhe biznesit
te mediave ne veçanti. Vitin e
kaluar ai u perpoq qe te luftonte
piraterine dixhitale te muzikes
dhe filmave. Kete vit ka propozuar
nje bllokade per reklamat ne
televizionin publik, plan qe ka ngjallur
kritika nga kundershtaret e
Presidentit, te cilet thone se ai ka
per qellim vetem ndihmen qe
Sarkozi do t‘u jape miqve te tij ne
industrine e medias se shkruar,
apo edhe private. Sipas shume
analisteve, qellimi i Sarkozise per
te thirrur nje konference ne lidhje
me shtypin e shkruar eshte vazhdimi
i perpjekjes per ndertimin e
"kampioneve kombetare franceze"
me interesa
te gjere mediatike.
Presidenti
tha se ishte ne favor
te lehtesimit
te rregullave qe i
pengojne pronaret
e rrjeteve te
medha televizive,
nga te qenit njeherazi
edhe pronare
te gazetave
te medha kombetare.
Duke e
hedhur poshte
nje rregull te tille,
parate mund te
vijne edhe ne biznesin
e gazetave.
Por kritiket e
ketij propozimi
vene re se nje gje e tille mund te
ndihmoje miqte dhe bashkepunetoret
e Sarkozise, te tille si
Martin Bouygues, qe kontrollon
kanalin me te madh televiziv ne
France TF1, apo Serge Dassault,
qe kontrollon "Le Figaro" ne konsolidimin
e metejshem te perandorise
se tyre mediatike. Ne fjalen
e hapjes se konferences per mediat,
Sarkozi nenvizoi mbeshtetjen
per subvencionet, te cilat kapin
shifren 300 milione euro ne ndihme
te drejtperdrejte dhe rreth 1
miliard perfitime indirekte. Disa
gazeta si "L‘Humanite" e botuar
nga Partia Komuniste, arrijne te
mbijetojne vetem fale mbeshtetjes
financiare nga shteti, por kjo
dhe te tjera nuk jane te vetmet qe
u duhet te luftojne per mbijetese.
Dy gazeta te perditshme, "Le Figaro"
dhe "Le Monde", kane bere
nderkohe reduktime te stafit te
tyre, por duke rritur ndjeshem pagat
e personave te mbetur, te cilet
tani duhet te kryejne me shume
pune, por, nga ana tjeter, duhet te
luftojne edhe per vendin e punes.
Ndersa gazeta te tjera si "Les
Echos" dhe "La Tribune" jane shitur
se fundi. Analistet pyesin ne
lidhje me perdorimin e nje pjese
te parave publike. Keshtu, 100
milione euro shkojne direkt per
mbulimin e pagave dhe pensioneve
te hershme te punonjesve te
shtypshkronjes dhe shperndarjes.
Shume pak para shpenzohet
per hapjen e publikimeve te
reja, qofshin ato edhe ne internet,
ku edhe aty te ardhurat e
gazetave nga reklamat jane te vogla.
Ne nje perpjekje per te mbrojtur
vazhdimin e kesaj ndihme,
sindikata e punonjesve te shperndarjes
dhe e disa punonjesve te
tjere te shtypit, perfshi edhe
gazetaret, kane
propozuar qe ne
K u s h t e t u t e n
franceze te shtohet
nje klauzole,
ne te cilen shtypi
te konsiderohet si
nje "vlere e patjetersueshme
kulturore, politike
dhe sociale".
Me nje numer kaq
te madh interesash,
analistet
thone se eshte
harruar ndoshta
me i rendesishmi
i kesaj historie:
lexuesi. Sipas nje
historiani te medias,
problemi ne
France eshte se gazetaret, botuesit
dhe punetoret e shtypit nuk i
kane konsideruar kurre gazetat e
tyre si produkte tregtare. "Ata i
kane konsideruar gazetat si mjete
te ndikimit politik dhe nese ky
kendveshtrim nuk do te ndryshoje,
shtypi i shkruar do te vdese".
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
Viti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind.
Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind.
Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|