Ndikimi i Sharl Bodlerit, mazhi i lirise shpirterore ne poezine e tij e mbertheu Shuteriqin e ri, ne vitet 30. Poezite qe shkruan ngjajne perhere e me teper si rrefime intime
Homazh Dhimiter Shuteriqit, sot ne 95-vjetorin e lindjes
Ne vitet e para te liceut, nje ngjarje e rralle i trazoi endrrat dhe deshirat e Shuteriqit te ri. Eshte fjala per librin «Les fleurs du mal» (Lulet e se keqes). Vargjet e Bodlerit e tronditen dhe e shtangen. Nuk ishte thjesht magjia ligjeruese dhe persosuria metrike e poezive, por brenga e thelle dhe perpjekja e poetit per te zbuluar e per te dhene me art ate qe nuk eshte e zakonshme ne jete. Ishte nje bote e cuditshme njeheresh ideale dhe e mocme ne nje ndeshje te hapur midis trupit dhe shpirtit. E lexoi perseri e perseri me nje fryme. Marramendja ishte po njelloj, e forte. Pasqyrimi i anes me hije te realitetit dhe ndjenja e se bukures qe jepej si nje dhunti qiellore, deshmonin per nje angazhim mistik dhe estetik te autorit. Shumecka ishte e vecante dhe tingelluese ne ate liber, duke nisur qe me titullin e cuditshem, thuajse te pakuptueshem e duke vazhduar me emrin e poetit qe perftoi ne syte e tij ngjyrat e madheshtise. Nje poet i vetmuar, por solidar me njerezit e sfilitur. Kjo cilesi e terhoqi se tepermi.
Smundi te thoshte asgje, por zuri te bridhte neper shtigjet e hirta te nje hapesire te panjohur. Thelle-thelle liceisti i ri kishte zbuluar endrren e tij do te behej poet. Ishte pesembedhjete vjec. Kishte filluar te qendiste ne heshtje ndonje varg. Por ne ate kaos mendimesh e kuptoi se endrra e tij per tu bere poet kishte pritur ate cast qe te shperthente. Krizalida kishte celur. Dhe iu vu asaj pune te cuditshme e madheshtore qe quhet krijim poetik. Ajo iu shfaq si skena e transformimeve te medha. Ne mbremje doli shetitje. U ndal ne nje vend nga mund te shihje tere qytetin. Iu duk pa jete, si nje send i flakur tutje, shkujdesshem.
Veshtroi muzgun, nje muzg thuajse vajtimtar, i zymte si vdekja. Qendroi nje grime here me sy ngulur ne hapesire, i trishtuar dhe pastaj i ngriti qepallat lart, drejt qiellit te kalteruar qe u shnderrua befas ne mavi. Çfare ishte poezia? Mbase edhe krenari e shpirtit qe po farketonte individualitetin. Poezia duhet te pasqyroje «me ngjyrat, tingujt dhe ritmet, te gjitha bukurite e universit», thote Mme de Stael. Poezi ai kishte lexuar dhe ato i kishin dhene nje ndjenje te gezuar, kurse tani ra ne deshperim. Bota kishte ndryshuar pernjehere. Gjithcka filloi ti dukej misterioze jeta, njerezit, natyra. Perse poeti i kendonte nje fati perjetesisht vetmitar? Vec kesaj neveria e Bodlerit per boten bashkekohese qe shfaqej vende-vende ne menyre te fuqishme, i shkaktonte hidherim. Ai nuk e mohon se u mbush edhe me meri.
Poeti ngrihej kunder Zotit. Kur e rilexonte «Les fleurs du mal» ne ditet qe erdhen, rreqethej, tjetersohej, i dukej se edhe ai ishte «i semure». Qante me dhimbje fshehtas. Ndiente «le mal du siécle»? ne shpirt. Adoleshenti Ndikimi i Sharl Bodlerit, mazhi i lirise shpirterore ne poezine e tij e mbertheu Shuteriqin e ri, ne vitet 30. Poezite qe shkruan ngjajne perhere e me teper si rrefime intime qe enderronte te behej poet, qe nuk dinte se cfare ishte nje qytet i madh, sepse jetonte ne nje vend ku pak dallim kishte mes qytetit dhe fshatit, nisi te perjetonte ate qe nuk e gjente ne jete. Ne fillim shkroi nje poezi kunder poetit heretik, pastaj provoi te riskiconte nje poezi me fryme bodleriane per nje cupez korcare qe i pelqente ta shihte. Ai mbushi pastaj radhonj me poezi te panumerta. I imagjinonte vetes vuajtje qe si kishte jetuar. Shen Gjoni me koken e prere ne manastirin e Shijonit, ishte ai vete. Guret e varrit te princit Karl Topia ne manastir ishin gjymtyret e tij te copetuara. Pra, jeta qenkesh artificiale dhe ai pandehte se kishte hyre ne jeten e vertete!
Shkroi pastaj poezine «Kumbonat» ne te cilen vargu «Po sa i shkurten gezimi qenka ndhe», ishte nje konceptim krejt i ri ne peizazhin poetik shqiptar. Vajzen qe e kishte mahnitur ne femijeri, e qe i kishte hedhur nje karafil nga dritarja si ne rrefimet romantike, por qe nuk e pa me kurre se e rrembeu vdekja, e perfytyroi si nje send te gjalle bukurie qe ecen perpara e sndalet ose si nje trup qe fluturon drejt kozmosit te pafund. Here te tjera ajo i dilte parasysh si dicka e palendet, nje mase ajrore ngjyre argjendi qe largohej e shuhej. Shkurt ajo u shnderrua ne nje shpirt kimerik qe i qasej prane per ta ngushelluar.
Keshtu ai filloi te argetohej me muzen e poezise naten, diten, kur kishte caste te gezuara, por kryesisht si mjeshtri i tij, Bodleri, kur ishte i trishtuar. Ndonjehere ai shprehte nje vuajtje aq te madhe neper poezi, sa mund te mendoje se rrugedalja e vetme ishte ikja nga kjo bote. Drita e henes e frymezonte si te gjithe poetet, por ajo i dukej e zbehte si fytyra e nje meiti. Te bodleriani i ri sidoqofte ndihet diku nje fryme profetike. Dicka shkelqen e nis te thure nje legjende mes qetesise Sa here ne madhni ngritur une veten e kam pa, / Dafinat qe stolisshin kryet tem, nuk jane tha (Anderrtari i penduem).
Shume shpejt ai bindet per risine e pakrahasueshme qe solli poeti ne fushen e krijimit dhe e ben te njohur mendimin e tij ne nje shkrim teorik te titulluar «Iniciatori i poezise moderne», botuar te «Illyria», me 6 maj 1934. Ne kete shkrim nder te tjera ai thote «Ne dy numrat e kaluem tIllyrise, lexuesit shqiptare paten rastin e rralle me shijue disa pjese te bukura nga «poemthat ne proze» te Baudelaire-it, te perkthyer prej mjeshtrit te njoftun z. E. Koliqi. Kur kendojme poezine e Baudelaire-it hyjme ne nje bote te re ndjenjash, perfytyrimesh dhe mendimesh». Fryma bodleriane i mbush endrrat dhe frymezimet e tij djaloshare.
Imazhi i lirise shpirterore te poetit francez e mberthen fort. Poezite qe shkruan ngjajne perhere e me teper si rrefimet intime te nje zemre. Shkurt ato filluan te transmetojne korrespondencen midis botes se jashtme dhe anktheve te brendshme te shpirtit njerezor. Autori i tyre boton me 1935 librin poetik «KANGET E RINIS SE PARE», duke u bere keshtu de facto simbolisti i pare shqiptar. Dhe pas nje viti, me 1936 boton librin e dyte «KANGE?».
NGA DHIMITER S. SHUTERIQI
PENDIM
Asht erret nzemer teme, vashe e re.
Nat tempull prej mermeri mbretenon
nji qetesi e frikshme si ne re,
dhe madheshtor, i ftofet ai qendron.
Po, kur shkel kamba jote ne kto shkalle,
gjemon tempulli i gjithe ne tthelle gjansin!
Gjemimi ma fort rritet kur ti mbrrine
ma afer e ma afer, me zjarr ne balle.
Sa i bute qe zani i pare, qe lehte ushtoi!
Sa i eger zani i fundit ! Si u degjue!
Se kamba e njome aq shume shkalla pershkoi,
sa u lodh e ne te fundit u dermue.
U kput, nrrase u perpoq...Tempulli i zi
Ndricoi, ushtini ashper me nji here...
1933
DHUNTI
Po thur, o Zane e ambel, nji kunore
dafinash gjith njomshti dhe tdashme ere;
ti merre e coja vashes qe nje here
sme harron zemra me kte tnjomen dore.
Ne mos e dashte, mi thuej-o se i kam thure
Nje tjeter thure me zemer, jo me duer.
Kunore plot madheshti dhe plot shkelqim
kam thure, po mbi fare gjaje ajo nuk mbahet;
as duket e as preket, copash sdahet;
per tbukur nuk ka shoqe nrruzullim.
Vec zemra njete, i thuej, mund ta kuptoj,
se plot nji zemer tgjane ajo kushtoi.
1934
NJE TRANDAFIL PICERRAK
A thing of beauty is a joy for ever*
J. Keats
Kam nje trandafil picerrak
ne dore
dhe e shikoj. Lehte i marr ere
lules se kuqe si gjak,
qe i hap fletet e para si kunore
edhe i mbeshtjell te tjerat porsi zemer.
Sa e dashun ere
del nga e vogla zemer!
Tbesohet brenda saj te kete
nji bote me nje jete
te qeshun e te lehte
si trandafili i dashun picerrak?
O trandafil, dhe une keshtu jam si ti!
Ne duer mu thave lehte, per pak,
pa u ndie.
Fletet tu thane,
po eren vdekja ta ka lane.
O zemr e vogel, o e vogla kunore,
Mu ba se mu tha zemra e eme ndore.
1934
* (angl.) - Nje send bukurie eshte gezim
pergahere (sipas perkthimit te autorit).
KANGA E FUNDIT E POETIT
Per kujtimin e te madhit Ch. Baudelaire
Po, u shuen zjarri dhe drita! Kane jete errsina e hini!
Dhe ne kte nate te ftofet po dergjem ne hutim!
-Me te vertete u shueki? Zemren sdo ma ngrini?
se ne funt te shpirtit tashper nuk gjekesh
ngushellim!
Un desha vete te tretem ne flaken e lindjes sre,
qe kuqelon aq ambel ne fresk e madheri
E ndieva etn e larget te cohesh per ne re
dhe kendova e vallova mbi nje tingllim te ri.
Po ne kuqlim tperndimit me flaken un u treta
dhe, me nje rreze tvdekme, qe zemren pak
mgezoi,
u treten per gjithnji per mue em kanga em jeta!
I mallengjye tshof desha, po syu ma sme shikoi!
Po, u shuen zjarri dhe drita! Shkoi kange e bukuri!
Iku gufmimi i zemres nburimn e lashte te tij,
atje ku ambel treten ngjyra e shije npoezi!
U shuen!...Si nuk do mundem ma tkendoj e te ndiej?
1934
Zgjedhur nga librat poetike
Dhimiter S. Shuteriqi
KANGET E RINIS SE PARE, 1935,
KANGE? 1936
Shtyp. & Libraria DHORI KOTI - Korce.