Profil / Shenime nga udhetimet ne memorie VI.
Nje artist Hollivudi kthehet ne nje fshat te humbur shqiptar sa per te pare shtepine ku jetonin prinderit, tata, po vecanerisht nena qe, ndonese kishte vdekur.
Ndoshta ai kishte ardhur per te rimarre fuqi. Tani nuk bente me filma. Merrej vetem me reklama.
Nuk kisha pare burre me te bukur. I gjate, me nje kostum te erret, tejet nostalgjik, sikur sapo kishte ndjere dhimbjen e mprehte te nje brenge qe smbyllet. Atje prane vatres se Piaces i cova nje pyetje diskrete qe e preku dhe nuk e fshehu nervozizmin kur me tha se jeta private e artistit nuk duhet te pergjohet.
Kishte patur nje drame me nje modele amerikane. Bente njefare sforcimi per te permbajtur veten, dukej gjakftohte sikur kishte hyre ne nje tempull.
Pershtypja e tempullit nuk do ti ndahej gjer ne fund te udhetimit ne Shqiperi. Ishte viti 1995. Kinostudioja nuk do ti ngjallte ndonje pershtypje te vecante, e cuan neper salla bosh, korridore pa zhurme, salla kinemash qe flinin, i shfaqen nje kolazh me filmat me te mire shqiptare, po ai rrinte krejt i qete dhe nuk tradhtonte asnje ndjesi sado te vogel.
Duhej kujdes, ishte ne vendin e tij. Foli shume mire per atelieun e ri, ku po xhirohej. Siperfaqja qe zinte Kinostudio e la pa mend, godina te medha bosh, fushetira me ullinj, heshtje e qetesi si ne nje qimiter. Dhjete dymbedhjete regjisore qe i rrinin prane, po ai nuk fliste shume.
Ai nuk mund te pyeste, bie fjala, vertet nuk punohet me? Sepse po vete e kishte dhene pergjigjen, po, nuk punohej me. Ne paguheshim keq, smerrnim as 15 dollare ne muaj. Ia thashe kete fakt.
Pastaj shtova; ketu ne vere ishin dy regjisore bashke me grate dhe femijet. Bene pushimet. Sot ka pak njerez se keni ardhur ju, po ne vere ketu kendojne vetem gjinkallat. Çbene regjisoret? me pyeti. Ndiznin qirinj. Pse ndiznin qirinj?
Sepse skishte drita. Femijet iu frynin se kujtonin se po festonin ditelindjen. Sa qendruan? 15 dite. Po cbenin gjithe diten? Shikonin filmat e tyre dhe njefaresoj ushqeheshin duke ngrene filma. Ishin pushime nostalgjike. Varferia fshihej, nuk shqiptohej, sepse ata ende e mbanin veten per xhentellmene.
E tepron? Aspak, i thashe. Edhe ne Amerike nuk eshte e lehte te xhirosh filma. Mund te mbarosh po ta mbash frymen vetem te filmi. Ka shume aktore te shquar qe su bie me telefoni.
Pa Gjirokastren dhe Beratin dhe nuk tha asnje fjale.
Ai fliste me nje pike lot qe i gelonte ne mes te syrit te trishte, rrokullisej shqepur e grisur neper qerpike dhe i mbetej ne cep te syrit per nje kohe pa rene poshte se ai e fshinte me dore.
Duhej te kishte pare shume ai njeri, pastaj, po ta mendoje me thelle, ai nuk kishte ardhur per tu mahnitur, po per te ndjere, per te cuar nje tufe lule ne varret e te pareve. Ai ishte rritur ne Amerike. Nuk dinte shqip. Ruante nje kostum popullor nga nena dhe ndonje fjale shqip kur largohej pa e lajmeruar; na more shejtan! Çshprehje!
E kishte harruar. Si te mos harronte. Kishte prekur endrren amerikane, ishte regjisor ne Hollivud dhe kishte nje nga agjencite me prestigjioze te reklamave. Tani i kishte kaluar te 60-tat dhe ajo shprehje e nenes ne gjuhen shqipe, na more shejtan, ishte bere kular dhe e kishte zene per fyti. Kishte mbetur vetem.
Po sa e bukur kishte qene ajo kohe. Cila kohe? Ajo e pajetuara, po e marre qe ne vogeli, si ajo balta ne shami kur le fshatin pergjithmone, nga molloisjet e shqiptarkave qe mblidheshin bashke ne Bronz dhe qanin per vendin me te bukur ne bote. Dhe ky ishte Dragoti ne Tepelene.
Per te kishte ardhur. Se e kish zene ai dheu i nenes ne shami. Po ne sdinim gje dhe i tregonim vendet me te bukura sikur ai te ishte turist.
Para se te vinte ne Shqiperi i kishin dhene nje porosi; mos ha asgje, vetem buke e djathe, se do helmohesh.
Dhe ai shante vertet. Buka me djathe dhe ajo pak vere me benin gjithmone pershtypje. Edhe te Piaca ku mbahej si mik pothuaj nuk fuste gje ne goje. Nuk e bente se vertet do te helmohej, po e kishte hallin te fshati, le te vdiste pastaj.
Donte cmendurisht te shikonte fshatin, fshatin e nenes e tates e le te vdiste pastaj. Ishte nje obsesion artisti me i forte se vdekja po dhe me i dobet se vdekja. Nje artist Hollivudi kthehet ne nje fshat te humbur shqiptar sa per te pare shtepine ku jetonin prinderit, tata, po vecanerisht nena qe, ndonese kishte vdekur, cuditerisht i shfaqej, ose fare nuk i shfaqej, po ai e ndjente fort shpirterisht. Prej saj e kishte artistin. Dhe ate brenge krijimi qe i ngjan aq shume hjekes se vdekjes.
Ashtu kishte ardhur, si ne hjeke te vdekjes. Mos shkonte per te vdekur atje? Te vatra, te saci perjashta, nen man, apo te pusi? Mos donte te vdiste ne mal? Mos donte te mbytej ne lume? Pse mendoja keshtu, cishte kjo coroditje, si nje dalldi, ndoshta ai kishte ardhur per te rimarre fuqi. Tani nuk bente me filma. Merrej vetem me reklama.
Koha nuk punonte per te. Sapo kishte rene komunizmi dhe njerezia jetonin fare varferisht, po te lumtur qe idete e reja demokratike do te benin mrekullira, Shqiperia ishte nje kishe ku prifti therriste te besonin se besimi do ti shpetonte. Ishte koha e ajert e ideve qe sgjenin ende toke te zinin e te shperthenin.
Ne ajer ishim te gjithe, nje popull ne ajer, me floke te terhequr lart nga idete e medha. Ai i pa te gjitha, po sfliste, sepse donte te shikonte fshatin. Po ku te linin ajroret te mberrije ne fshat. E cishte nje fshat? Skishte pike kuptimi.
Shqiperia me ne fund ishte e lire dhe ajo kishte cfare te tregonte. Prit i dashur, shiko njehere Rivieren, e pe, shiko dhe Krujen, e pe, provo dhe nje darke te Gjeli, restoranti i tradites, e pe, po tani?
Ore, po une dua te shikoj fshatin, se e kam amanet nga nena, as me duhet regjisori i Hollivudit apo fama, ketu kam ardhur me shume per fshatin. Ajri shqyhej gazit, ia merrte per art dhe kenaqej ajri nga ky bukedjaths. Ha ore, mbushe plendesin, ketu ka ardhur demokracia, ska me shtepi, po kafene e restorante, atje gdhihemi e ngrysemi, hame pa hesap, pime e rrihemi, jo se duam, po rrihemi per shkak se jemi te lire dhe, naaa, ta bejne dhembin, sna bejne gje, vrasim, hic, sna bejne gje, perdhunojme, vjedhim, hic, sna vene hekurat, liri, ore, liri si ne Amerike.
Oh, cu kenaqem o bukedjaths, qe ti qofsh!
Erdhi dita dhe, pasi pa atdheun e leckosur ne vendet me te bukura ku e mbronin me ushtri, dy ore ne nje qytet, nje ore ne nje qytet tjeter, detet me plazhet e braktisur, vetem ne kalim, se ruhej, vazhdimisht ruhej Hollivudi, ai hipi ne helikopter ne mengjes heret dhe u nis. Me vete kishte nenen, po asnje nuk e pa. Çte shikonin, urdheri ishte te niseshin po te mos uleshin gjekund.
Çte shikonte amerikani, nje fshat primitiv si ne kohen kur e kishte lene i ati dhe e ema? Madje shtepia e tyre ishte prishur, vec nje sac, dy tre peme dhe ca qen stani qe ruanin tufen me dele.
Madje ne muzg ata ngjiteshin mbi qemeret e portave dhe atje flinin. Ishte mire per demokracine kjo?
Shkoi nga shkoi helikopteri dhe u ul serish atje ku ishte nisur, te fusha e aviacionit, ku tani hidheshin plehrat.
Ku eshte? Njehere tjeter, nuk u ulem dot per shkak te motit te keq, kishte ere dhe mjegull. Ai mbante nenen qe i ishte varur ne sup. Po kush e shikonte nenen qe i ishte varur ne sup?
Te nesermen Sten Dragoti u nis per Amerike, per tu kthyer njehere tjeter, se ai eshte lab dhe e mban fjalen.
Nju Jork 2009