Fyerje dhe kercenime kane shoqeruar perfshirjen per shqyrtim te ndryshimeve te buxhetit per vitin 2010 ne punimet e kalendarit te Komisionit te Ligjeve. Deputetet e majte kerkuan me shume kohe dhe pjesemarrjen edhe te perfaqesuesve te institucioneve te pavarura.
Deputeti i Partise Socialiste, Saimir Tahiri, u shpreh se ndryshimi i projektligjit eshte teper i rendesishem dhe per kete arsye komisioni duhet te zhvilloje nje diskutim shterues, ku te therriten dhe te degjohen edhe perfaqesuesit e institucioneve te pavarura. Socialistet paraqiten nje liste institucionesh qe, sipas tyre, duhet te marrin pjese ne shqyrtimin e ndryshimeve ne buxhet.
Ne kete kuader, ne kerkojme qe ne kuader te diskutimit per projektbuxhetin te therriten dhe te degjohen edhe disa institucione te rendesishme perkatesisht Zyra e presidentit, KLSH, Prokuroria e Pergjithshme, Zyra e Administrates Gjyqesore, Gjykata Kushtetuese, Shkolla e Magjistratures, Avokati i Populli, KLD-ja, Komisioni i Sherbimit Civil, ILDKP-ja, Autoriteti Konkurrences, Avokati i Prokurimeve, Avokati per Mbrojtjen e te dhenave personale, Komisioneri per mbrojtjen nga diskriminimi, theksoi Tahiri. Sot pritet qe buxheti i ri te shqyrtohet edhe nga anetaret e Komisionit te Ligjeve.
Debatet
Tahiri Se di si do ta mbyllesh. Mendoj se ky diskutim eshte i pershtatshem per sa kohe kemi kalendarin e komisionit perpara. Kemi nje eksperience per diskutimin e dekreteve, ne kerkojme qe diskutimet e buxhetit ta shtrijme ne kohe, te bejme dy seanca ne dite para dhe pas dite, por te degjojme perfaqesuesit e institucioneve te pavarura. Ky eshte propozim konkret.
Rusmali Ok, kjo histori nuk eshte lufte gjelash, te mos e kthejme ne lufte gjelash. Bete nje propozim, te cilin askush nuk e paragjykoi dhe askush nuk ju tha se e keni gabim. Pergjigjja qe ju moret me shume buon sens eshte te fusim ne procedure, sepse per te gjitha pyetjet qe ju keni mund ti bien ne kohe problemit.
Une nuk fola kur folet ju. Minimalisht gojen do ta mbash mbyllur kur flas une dhe kam te gjithe te drejten morale ta kerkoj. Do ti te besh gjelin ne komision nuk e ben dot. Se ne komision nuk je ne kotec...
Tahiri Ti ben pulen...
Rusmali Ke njerez, hajt se ta tregoj une sa pule behesh pastaj, te cilet dine se ceshte etika e komisionit. Nuk eshte mire ne respekt te kolegeve. Te erdhi nga mazhoranca pergjigjja nese ke nevoje te degjojme dhe me pas te shikojme a ka vlere kerkesa jote. Mos kerko te besh ate qe nuk je. Faleminderit. Mbyllim mbledhjen.