Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule, ka deklaruar se Shqiperia ka bere progres me vizat
BRUKSEL - Komisioneri per Zgjerimin Europian, Stefan Fyle, i ka kerkuar dje zevendeskryeministrit dhe ministrit te Jashtem, Ilir Meta, se Shqiperia duhet te zgjidhe krizen politike, nese kerkon qe te perfitoje nga liberalizimi i vizave dhe nese do te behet pjese e Bashkimit Europian.
Kete qendrim, Fyle e shprehu ne nje prononcim per mediat pas takimit te tij ne Bruksel me kreun e diplomacise shqiptare, kur ky fundit mori pjese edhe ne nje seance degjimore, qe eshte zhvilluar ne Komisionin e Jashtem te Parlamentit Europian.
Megjithese, ka vleresuar progresin e deritanishem te Shqiperise dhe opinionin e Komisionit Europian mbi procesin e liberalizimit te vizave, Fyle theksoi se jane disa parakushte qe Shqiperia duhet ti permbushe pergjate procesit te perbashket te Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian, per te dhene me pas edhe rekomandimet mbi heqjen e vizave.
Duke vleresuar plotesimin dhe dorezimin e Pyetesorit nga ana e Shqiperise, komisioneri per Zgjerimin Europian, specifikoi se Shqiperia duhet te ndryshoje situaten e saj politike, ne nje kohe kur e presin perpara sfidat e integrimit ne Bashkimin Europian. Ka nje vleresim tashme qe eshte ndare me vendet anetare dhe me Parlamentin Europian.
Me duhet te them se eshte nje vleresim i mire, i cili evidenton progresin e shkelqyer qe Shqiperia ka bere ne permbushjen e kritereve te Udherrefyesit. Jane ende dy-tre ceshtje, te cilat duhet te adresohen, por mendoj se jane parakushte, te cilat, le te themi se do te permbushen pergjate (njekohesisht) procesit te perbashket te Parlamentit Europian dhe Keshillit Evropian gjate ketij viti, per te konsideruar rekomandimet relevante te Komisionit, te cilat jane bazuar mbi kete vleresim shume te mire.
Nje pune e madhe eshte bere me plotesimin e Pyetesorit, por duhet te ndryshoni situaten politike, - tha dje Fyle. Komisioneri per Zgjerimin Europian ka perseritur edhe menyren e zgjidhjes se krizes politike. Sipas tij, zgjidhja e krizes duhet tu referohet dy elementeve themelore demokratike; transparenca dhe Kushtetuta.
Fyle dhe Meta biseduan gjithashtu mbi zhvillimin rajonal, duke sjelle ne vemendje edhe konferencen e Sarajeves, ku mendohet te merret nje vendim politik nga vendet anetare te Bashkimit Europian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Kemi folur patjeter rreth planeve per Konferencen e Sarajeves ne Qershor, sepse pervec afirmimit te perspektives europiane per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, kjo Konference do te fokusohet midis te tjerave ne aspektin rajonal, - u shpreh Fyle.
Nderkohe qe disa raporte te publikuara se fundmi nga organizata dhe nga institucionet kryesore te Bashkimit Europian kane evidentuar probleme, duke vene ne dukje se keto dy vende kane plotesuar pjeserisht blloqet e Udherrefyesit per liberalizimin e vizave.