Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Galeria Kombetare blen nje Safo Marko

Publikuar me : 13.06.2010 Ne : Kulture - 211 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj duke marre parasysh gjendjen e veshtire ekonomike qe po kalon familja e shkrimtarit Petro Marko, ne bashkepunim me Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane, vendosi blerjen e nje pikture te Safo Markos, me vleren 300 000 leke te reja.


Lajmin e beri te ditur zyra e shtypit e Ministrit, mbremje e te premtes. Ky akt eshte nje lloj ndihme qe palet e kane ekzekutuar bazuar ne rregulloren e GKA per blerjen e veprave nga artiste shqiptare me qellim pasurimin e koleksionit te galerise dhe koleksionit personal te artistit.


Arsyeja e pare eshte pasurimi i koleksionit te Galerise Kombetare te Arteve me krijimtarine e piktores te krijuar pas viteve `90 dhe arsyeja e dyte eshte ndihma e Shtetit Shqiptar, dhene ne formen e nje kontributi financiar prej 300.000 leke te reja per blerjen e piktures se Safo Markos. Kjo shume do t`i kaloje familjes Marko ne ndihme per zonjen Safo Marko e cila po kalon nje semundje te rende, thuhet ne njoftimin e zyres se shtypit.
Vajzat e Himares eshte titulli i vepres se blere, teknika vaj ne fajazit, realizuar ne vitin 1998.


Komisioni vleresimit artistik i ngritur per vleresimin e veprave qe do te pasurojne koleksionin e GKA, gjate vitit 2010, zgjodhi pikerisht kete veper si nje nga me te mirat e krijimtarise se Markos pas viteve 90. Asnje veper e Markos nuk eshte blere ne keto njezet vjet nga GKA. Kompozimi paraqet nje nga temat me te preferuara te piktores qe lidhet me subjektin grua, punen e saj ne mjedisin e jashtem dhe hijeshine e saj fizike. Himara dhe bukuria e femres se kesaj krahine i ka dhene titullin vepres, por edhe kahun e shijimit.


Ato kane frymezuar artisten, e cila ka kaluar nje pjese te jetes se saj familjare ne tokat dhe mjediset e saj shoqerore, thuhet ne vleresimin artistik te vepres.
Safo Marko u lind ne Selanik, Greqi 28 Mars 1925. Ajo eshte nje nga artistet e njohura shqiptare, me edukim autodidakt ne pikture, te gjysmes se dyte te shekullit XX. Krijimtaria e periudhes se pare eshte nga me te njohurat ne fushen e ilustrimit ne botimet letrare, akademike dhe shkollore.


Gjini te tjera si posteri tematik, panot dekorative dhe tematike, krijimtaria ne teknikat e gdhendjes e te shtypit ne bardhezi dhe me ngjyra, vizatimit dhe piktures i kane dhene asaj nje vend te rendesishem ne koleksionin e Galerise Kombetare te Arteve dhe ne historine e artit te kesaj periudhe.


Pas viteve `90 nis dhe periudha e saj e dyte, qe shenon nje krijimtari ne rritje te natyrshme dhe emocionale me kah figurativ, fryme lirike dhe me subjekt njerezor.

Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Galeria Kombetare e Arteve do te kene ne dispozicionin e tyre nje shume te dyte monetare gjate gjashtemujorit te dyte te vitit 2010, e cila do te perdoret perseri per te njejtin qellim.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit