Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Galeria e Vlores, pjese e cmimit "Arte Laguna"

Publikuar me : 08.03.2010 Ne : Kulture - 276 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Mbreme u cel ne Arsenale te Venecias ekspozita nderkombetare e cila u kushtohet 195 finalisteve te edicionit te katert te cmimit "Internazionale Arte Laguna", qe kete vit u konfirmua si nje pike referimi per artin bashkekohor ne te gjithe boten.


Fituesit e ketij konkursi u shpallen ne daten 6 mars, ku edhe u zhvillua mbremja gala per hapjen e konkursit.


Çmimet u dhane ne seksionet pikture, skulpture e fotografi. Nderkaq, u zyrtarizuan edhe fituesit e cmimeve speciale, te cilat jane te lidhur me 21 hapesira ekspozuese nderkombetare, bashkepunetore te konkursit.


Ne kete kuader, nje prej 21 qendrave ekspozuese te ketij konkursi nderkombetar eshte shpallur pikerisht Galeria Promenade e qytetit te Vlores e cila drejtohet nga piktori Artan Shabani.


Kjo galeri me 2 vjet histori, i bashkohet tashme qendra ekspozuese te Londres, Milanos, Vjenes, Budapestit, Romes etj.


Ne galerine "Promenade" pritet te ekspozoje artisti danez qe jeton dhe studion ne Amsterdam, Andreas Albrectsen. Ai u zgjodh nga Artan Shabani per punen e tij te titulluar "Head Mistress" e vitit 2009. Ky artist ka ekspozuar edhe ne institutin francez "Maison Descartes", ne Tolstraat te Amsterdamit, ne qendren "Odense te design" ne Danimark dhe se fundmi do jete edhe ne Vlore me nje ekspozite vetjake.


Ne historine e ketij cmimi ishte hera e pare qe Shqiperia prezantohej me Promenade Gallery. Ne bashkepunim me kuratore te muzeumeve ne Venecia dhe kuratore te ketij cmimi, galeria po perpiqet te pergatise ne nje nder muzete e qytetit nje ekspozite per artistet e rinj shqiptare, emrat e te cileve eshte heret qe te behen te ditur.
Argumentet dhe stilet qe ofrohen ne kete ekspozite mes tendencave dhe aktualitetit global jane te ndryshme dhe te shumellojshme.


Ato ofrojne nje panorame unike qe vjen prej 90 vendeve ne konkurrim, mes te cilave edhe vende tej rrethit tradicional artistik si: Bregu i Fildishte, Kazakistani, Gana, Katari, Siria, Nepal, etj.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit