Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gazi italian, nuk zbardhet kontrata

Publikuar me : 04.12.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 306 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

 

TIRANE- Grupi italian, *Falcione*, prezantoi dje detajet e projektit te ndertimit te impiantit te perpunimit te gazit, si dhe te ndertimit te gazsjellesit, i cili do te transportoje kete produkt pertej Adriatikut. Ne konferencen e shtypit, ku te pranishem ishin ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli dhe presidenti i grupit *Falcione*, Edmond Falcione, u prezantua investimi prej rreth 1 miliard eurosh, i cili pas firmosjes nga auoritetet perkatese, pritet te zbatohet ne terren. Ne fjalen e tij, ministri Ruli e vleresoi projektin, duke thene se ne kete menyre mundesohet pjesemarrja e Shqiperise ne tregun e gazit. *Ky projekt ben te mundur pershpejtimin e hapave per lidhjen e vendit tone me sistemin europian te gazsjellesve*, - shtoi ministri. Sipas kontrates, parashikohet qe ky impiant rigazifikimi te perpunoje 8 miliarde m³ gaz ne vit, nga te cilat 500 milione do ti perfitoje Shqiperia. Referuar ministrit, 150 milione m³ do te perdoren per TEC-in e Vlores dhe pjesa tjeter parashikohet te shkoje per industrite e tjera dhe per perdorim familjar. Ruli deklaroi gjithashtu se, ne kontraten e nenshkruar, shteti shqiptar ruan te drejten per ti kerkuar kompanise rritjen e kapaciteteve, duke marre parasysh kerkesen e tregut te brendshem. Ne dokumentin e lexuar nga presidenti i grupit italian, Edmond Falcione, thuhet se ndermjet te tjerash, qeveria shqiptare ka te drejten te perfitoje nga kompania sasi te caktuara gazi, deri ne 500 milione meter kub ne vit, me nje cmim konkurrues. Gjate konferences per shtyp, te pranishmit nuk bene te ditur asnje detaj ne lidhje me cmimin qe ky gaz do ti ofrohet Shqiperise. Pervec termit, *cmim konkurrues*, nuk u dha asnje detaj me teper, se ne cfare raporti me cmimet e tregut nderkombetar, shqiptaret do te perfitojne nga ndertimi i kesaj vepre madhore. Per sa u perket shqetesimeve ne lidhje me ndotjen e ambientit, ministri Ruli siguroi se ne kontrate eshte parashikuar qe kompani te perdore teknologjine me te fundit ne realizimin ketij projekti. Po ne lidhje me kete, z. Falcione permendi edhe lejen qe Ministria e Mjedisit ka leshuar ne qershor te vitit 2007 per kete projekt. Pjese e ketij projekti do te jene edhe ndertimi i nje terminali per ankorimin e anijeve dhe te nje gazsjellesi Levan-Brindisi. Si arsye te zgjedhjes se Shqiperise per realizimin e ketij projekti, presidenti i grupit, Falcione, permendi planet qe kompanie tij ka per tu perfshire ne tregun ballkanik te gazit. *Ky projekt pritet te realizohet per nje periudhe 5-6 vjecare dhe do ti sherbeje jo vetem vendeve si Shqiperia dhe Italia, por edhe pjeses tjeter te rajonit*.

 

Projekti

Projekti prej 1 miliard eurosh do te realizohet ne Levan te Fierit, ne nje largesi 0.6 km nga deti dhe do te shtrihet ne nje siperfaqe toke prej 30 hektaresh. Ne kete siperfaqe do te ndertohen, impianti i rigazifikimit, terminali i shkarkimit te gazit, dy depozita dhe sistemi i shkarkimit. Gazi do te vije ne forme te lengshme, ne nje temperature -162 grade Celsius, kryesisht nga vendet e Afrikes Veriore, me ane te tankerave. Pas shkarkimit te gazit ne depozita, do te nise procesi i kthimit te tij ne gjendje te gazte, per te bere te mundur me pas pompimin e tij nepermjet gazsjellesit per ne Itali. Ky projekt konsiderohet i filluar pas firmosjes se tij dhe parashikohet te hyje ne shfrytezim ne vitin 2014. Per sa i perket gazsjellesit, ai parashikohet te jete 135 km, nga te cilat 120 do te jene nen uje. Ai do te kete nje diameter 28* ne dalje nga Shqiperia dhe 42* ne shkarkim. Po ashtu, parashikohet qe te pompohet me presion 120 Bar nga Levani, duke zbritur ne 75 Bar ne Brindisi. Gjate procesit te ndertimit parashikohet te punesohen deri ne 1000 persona dhe 130, pasi ai te hyje ne shfrytezim.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit