Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gjeneve, bisedimet me Iranin perfundojne pa rezultat

Publikuar me : 20.07.2008 Ne : Rajoni - 261 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Pas me shume se pese ore negociatash, raundi me i fundit i bisedimeve intensive per ceshtjen e programit berthamor te Iranit, perfundoi perseri pa rezultat. Megjithe pranine per here te pare te nje zyrtari amerikan ne tryezen e bisedimeve, nuk u be asnje perparim per kete ceshtje te debatueshme.

Ministri i Jashtem i Bashkimit Evropian, Havier Solana, i pershkroi negociatat pergjithesisht konstruktive. Por ai pranoi se Irani nuk dha ndonje pergjigje te qarte ndaj propozimit te Perendimit per te pezulluar aktivitetin e tij berthamor ne shkembim te stimujve ekonomike dhe diplomatike.

"Tani shpresoj shume qe pas zhvillimit te ketij debati dhe shkembimit te pikpamjeve, Dr. Xhelili do te shkoje ne Teheran dhe do te informoje autoritetet dhe do te presim nese do te marrim ndonje pergjigje pozitive prej andej. Do te ishte me shume rendesi qe kjo pergjegje te jepej, per shembull, brenda dy javeve. Mbetem ne pritje te kesaj pergjegjeje dhe shpresoj shume se keshtu do te ndodhe"- tha ai.

Shume parashikime pozitive dhe shpresa i paraprine raundit te tanishem te bisedimeve dhe per here te pare nje zyrtar i larte amerikan ishte i pranishem ne tryezen e bisedimeve. Analistet e vleresuan pjesemarrjen e zyrtarit amerikan ne bisedime si nje ndryshim te politikes se Administrates se Presidentit Bush ndaj Iranit.

Me pare, Uashingtoni kishte kembengulur se nuk do te zhvillonte bisedimeve te drejt per drejt ame Iranin, para se ky vend te nderpriste aktivitetin e pasurimit te uraniumit, si parakusht per mbajtjen e bisedimeve te tilla. Por, ndryshe nga sa ishte deklaruar me pare, nenseretari i Shtetit, Uilliam Bern u dergua per te marre pjese ne takimin e djeshem.

Megjithese asgje konkrete nuk doli nga bisedimet, zoti Solana tha se prania e nensekretarit Berns ne vetvete ishte nje kontribut i rendesishem ne negociata.

"Ishte shume e rendesishme qe gjithsekush ne Iran te vleresoje rendesine e ketij takimi nga pikpamja e pjesemarresve ne tryezen e bisedimeve. Sic e dini, ne i kemi paraqitur Teheranit tri dokumente, nje leter, nje pakete stimujsh dhe nje perspektive te qarte, te nenshkruara nga udheheqesit e vendeve te perfaqesuar ne bisedime. Sot, ne tryezen e bisedimeve ishin perfaqesuesit e te gjitha vendeve. Prandaj takimi ishte me rendesi teper te madhe dhe gjithsekush duhet ta kete te qarte kete".

Perfaqesuesit nga Britania e Madhe, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia moren pjese ne bisedimeve krahas te derguarve te Bashkimit Evropian, Iranit dhe Shteteve te Bashkuara.

Ne takim, Irani paraqiti nje leter te gjate, te cilen zoti Solana e karakterizoi si te mbushur me detaje. Ai tha se ajo nuk perbente ndonje pergjigje ndaj propozimit te Perendimit. Por kryenegociatori iranian tha se paketa e stimujve permbante shume ide pozitive.

Ai tha se brenda dy javesh do t'i jape Havier Solanes pergjigje, me telefon ose duke u paraqitur personalisht, per gatishmerine e Teheranit per te pranuar propozimet e Perendimit. (VOA)


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit