Publikuar me : 12.08.2008 Ne :
Rajoni - 288 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Shperthime ne qytetin gjeorgjian te Gorit. Lajmin e ka bere te ditur Reuters, sipas te cilit nga shperthimi jane regjistruar viktima. Bombat jane hedhur nga aeroplanet ruse, duke vrare te pakten pese civile dhe plagosur disa te tjere.
Nje fotograf i agjencise Reuters tha se pas sulmeve me bombe kishte pare pese trupa dhe kater njerez te plagosur ne rruge. Ai tha se dy prej te vrareve ishin gazetare.
Sipas raportimeve nga terreni thuhet se sulmet me bombe u kryen pa paralajmerim. Te gjitha dyqanet ishin mbylluar, por nje grup i vogel banoresh ishin pare ne rruge.
Sulmet me bombe ndodhen para dhe pas nesh", tha gazetari, duke shtuar se disa njerez jane te plagosur dhe ndodhen ne rruge.
Bush: Nderhyrja ruse, e gabuar
Presidenti Bush ka denuar Rusine per dergimin e trupave ne Gjeorgji dhe ka bere thirrje per respektimin e integritetit territorial te Gjeorgjise.
Ne nje deklarate para gazetareve ne Shtepine e Bardhe, pak ore pas kthimit nga vizita ne Kine, zoti Bush tha se veprimet te tilla ishin te papranueshme ne Shekullin e 21-te.
Qendrimi amerikan
"Veprimet e Rusise kete jave kane ngritur nje sere pyetjesh serioze per qellimet e saj ne Gjeorgji dhe ne rajon. Keto veprime e kane demtuar rende figuren e Rusise ne bote dhe rrezikojne marredheniet e Rusise me Shtetet e Bashkuara dhe Europen. Eshte koha qe Rusia ta mbaje fjalen, dhe te veproje per t'i dhene fund kesaj krize", tha presidenti Bush.
Presidenti gjeorgjian, Mikhail Saakashvili, i tha nje kanali televiziv britanik se vetem fjalet nuk e ndihmojne dot popullin gjeorgjian.
Qendrimi gjeorgjian
"Mendoj se deklarata e Bushit ishte e forte, por ne presim veprime konkrete nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatet perendimore. Eshte koha te mos behen vetem deklarata per demokracine, por te ndermerren hapa konkrete per mbrojtjen e atyre njerezve qe po vuajne nga perpjekjet per te jetuar ne demokraci", kerkoi presidenti gjeorgjian, Mikhail Saakashvili.
Nga Moska kryeministri rus, Vladimir Putin tha se vendi i tij do ta coje misionin drejt nje perfundimi logjik. Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara se po ndihmojne Gjeorgjine me kthimin e trupave te veta nga Iraku.
Qendrimi rus
"Ne do te perpiqemi te ndertojme marredhenie bashkepunimi me cdo pjesemarres ne konflikt, duke perfshire, natyrisht, edhe palen gjeorgjiane. Eshte per te te ardhur keq qe disa nga partneret tane nuk po na ndihmojne dhe, ne fakt, po na pengojne. Vec te tjerash, dua te permend ndihmen amerikane per ridislokimin e kontigjentit ushtarak gjeorgjian nga Iraku, duke perdorur praktikisht aeroplane ushtarake e te transportit ne zonen e konfliktit", verejti kryeministri rus, Vladimir Putin
Aktivitet diplomatik
Ne kuader te diplomacise intensive per zgjidhjen e krizes, presidenti francez, Nicolas Sarkozy, vendi i te cilit ka presidencen e radhes se BE-se, takohet te marten me presidentin rus, Dimitry Medvedev ne Moske.
Zyra e zotit Sarkozy ka njoftuar se, me tej, ai do te shkoje ne Gjeorgji per bisedime me Presidentin Saakashvili.
Ka njoftime se udheheqesit e pese vendeve ish-komuniste, nga Polonia, Ukraina, Lituania, Letonia dhe Estonia, planifikojne te shkojne ne Gjeorgji per te shprehur solidaritetin e tyre me zotin Saakashvili.
Vete Moska ka bere thirrje per bisedime urgjente me NATO-n per te diskutuar ne lidhje me konfliktin.
Gjendja ne terren
Njoftimet bejne te ditur se trupat ruse tani kontrollojne disa ura dhe rruge te rendesishme ne Gjeorgji dhe e kane izoluar kryeqytetin Tbilisi.
Nje korrepondent i BBC-se ne Tbilisi thote se forcat gjeorgjiane jane perqendruar aty ne pritje te ndonje sulmi.
Banoret lokale i ka zene paniku dhe kane zene radha prane pikave te karburantit dhe supermarkatave. (BBC)