Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gjermania i jep fund krizes

Publikuar me : 14.08.2010 Ne : Kuriozitete - 160 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Gjermania e kaperceu krizen ekonomike. Zyra e statistikave ne Visbaden ka bere publike shifrat per rritjen e produktit te brendshem bruto ne tremujorin e dyte.



Ekspertet i kishin pritur lajmet e mira nga ekonomia gjermane. Por ato qe publikoi Zyra Federale e Statistikave ishin shume me teper se parashikimet. Nje rritje 2,2perqind e produktit te brendshem bruto krahasuar me fillimin e vitit. Holger Bahr drejton sektorin e Analizes se Ekonomise Popullore ne Deka Bank. Ai eshte surprizuar nga ky lajm Eshte nje rritje gati rekord dhe eshte mbeshtetur nga shume komponente Para se gjithash nga eksportet, por edhe nga investimet dhe konsumi. Jane bere bashke shume te mira qe e nxorren te forte Gjermanine ne kete tre mujor.

Rol pozitiv luajti madje edhe moti. Industria e ndertimit perfundoi ato projekte qe kishin mbetur pergjysme nga dimri i ashper i ketij viti.Industria e automobileve dhe makinerive - promotore te ekonoimse gjermaneBildunterschrift Industria e automobileve dhe makinerive - promotore te ekonoimse gjermane




Cilet sektore e bejne Gjermanine te forte

Nje rritje ekonomike me 2,2perqind eshte e jashtezakonshme. Si krahasim ne tremujorin e meparshem mes janarit dhe marsit produkti i brendshem bruto ishte rritur vetem me gjysme perqind. Ekonomia gjermane po gjen dyer te hapura vecanerisht ne vendet qe e kane kaluar fazen e vendeve ne zhvillim dhe aktualisht jane ne ekspansion, si Brazili, Indonezia dhe Kina. Produkte te suksesshme eksporti made in Germany jane automobilet, prodhime kimike, por edhe makinerite gjermane.

Ralph Wichers nga Shoqata e Industrise se Makinerive, risjell ndermend fazen e veshtire nga e cila vjen ky sektor Industria e makinerive u prek rende nga kriza ne vitin 2009, pesuam nje ulje drastike, te cilen e tejkaluam shpejt. Nga maji i 2009 kemi rritje te numrit te porosive, qe nga gushti kjo po ndjehet ne fitim dhe prodhim.




Rritja rekord megjithate afatshkurter

Numri i te punesuarve ne shume sektore megjithate nuk ka ndryshuar, nuk eshte reduktuar, por as nuk eshte rritur. 40,3 milione te punesuar jane te dhenat qe jep Zyra e Statistikavve, 72.000 me shume se ne veren e vitit te shkuar. Nderkohe eshte rritur aftesia blerese e konsumatoreve. Ekonomistet e vleresojne kete situate, por paralajmerojne se nuk do te ruhet gjithmone ky ritem. Holger Bahr Kjo eshte nje shifer rekord, eshte e kuptueshme. Por qe nuk do ta kemi ne tremujoret e ardhshem. Ata do te sjellin perqindje me te uleta rritjeje. Ne presim nje lloj zbritjeje, pasi iu mbaron afati edhe masave stimuluese nga qeveria, por edhe sepse hovi do te kthehet ne normalitet. 2,2perqind nuk jane normale.

Masat stimuluese, me kete nenkuptohen paketat koniunkturore ne Gjermani dhe ne shume vende. Megjithate pare ne nivel nderkombetar Gjermania ndodhet ne nje situate te shkelqyer. Ekonomia ne vendet e eurozones se bashku u rrit me nje perqind, dhe me kete me pak se gjysma e rritjes ne Gjermani.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit