Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gjiknuri Djegien e kutive e ka ne dore Berisha, jo KQZ

Publikuar me : 27.08.2010 Ne : Politike - 124 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Per djegien


Nje absurditet juridik dhe i pa asnje justifikim praktik, pasi data e zgjedhjeve nuk ka lidhje me djegien e fleteve dhe as me sistemimin e kutive. Eshte absurde te deklarosh se dekretimi i dates se zgjedhjeve 9 muaj perpara zgjedhjeve dikton djegien, a thua se vetem kjo i mbetet KQZ per te bere. Nuk e di si ia benin zoterinjte me pare kur data e zgjedhjeve dekretohej vetem 2 muaj perpara zgjedhjeve.


Per kutite


Shkrepesen dhe benzinen e kontrollon Sali Berisha dhe anetaret e tij ne KQZ nuk i mbetet te bejne pervec asaj qe kane bere deri me tani, te presin urdhrin e piromanit ne qeveri. Prandaj, ky debat nuk eshte per KQZ-ne, por eshte nje debat qe vazhdon mes aktoreve kryesor politike, opozites nga njera ane qe kerkon transparence dhe qeverise nga ana tjeter qe kerkon ti vere kapak kesaj ceshtje.

Per krizen


Por djegia nuk e shuan krizen, perkundrazi e ndez edhe me situaten politike. Ne vend qe te mendoje djegien eshte mire te arrije nje kompromis mbi bazen e rezolutes se PE dhe te shmange djegien si qellim ne vetvete. Nese ka vullnet politik mund te arrihet fare lehte ajo qe thashe me lart. Pjesen tjeter le tia lere KQZ-se qe besoj se nuk eshte aq holle sa per te blere disa kuti te tjera plastike per zgjedhjet qe vijne.


Per Kodin


Te mos harrojme nje gje, pasi shpesh dhe spekulohet, nuk ka nevoje per nje kod te ri Zgjedhor apo sistem te ri zgjedhor, por vetem amendime te disa dispozitave qe mund te aplikohen ne zgjedhjet vendore, prandaj kam bindjen se puna si per hetimin edhe per amendimet e kodit mund te perfundoje brenda vitit, duke i lene kohe zgjedhjeve, te cilat pritet te zhvillohen ne maj te vitit tjeter.


Deputeti i PS, ne nje interviste per Shekulli, komentoi opsionin e hedhur nga disa anetare te KQZ per boshatisjen e kutive


Nensekretari per Çeshtjet Ligjore ne Partine Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaroi dje se shkrepesen dhe benzinen e kontrollon Sali Berisha dhe anetaret e tij ne KQZ nuk i mbetet te bejne pervec asaj qe kane bere deri me tani, te presin urdhrin e piromanit ne qeveri.


Ne nje interviste te dhene per gazeten Shekulli, ai tha se ky debat nuk eshte per KQZ-ne, por eshte nje debat qe vazhdon mes aktoreve kryesor politike, opozites nga njera ane qe kerkon transparence dhe qeverise nga ana tjeter qe kerkon ti vere kapak kesaj ceshtje.


i pyetur mbi deklaraten e disa anetareve te KQZ se do te digjen kutite me dekretimin e dates se zgjedhjeve, zyrtari socialist e cilesoi kete si nje absurditet juridik dhe i pa asnje justifikim praktik, pasi data e zgjedhjeve nuk ka lidhje me djegien e fleteve dhe as me sistemimin e kutive.


Sipas tij, eshte absurde te deklarosh se dekretimi i dates se zgjedhjeve 9 muaj perpara zgjedhjeve dikton djegien, a thua se vetem kjo i mbetet KQZ per te bere.


Por djegia nuk e shuan krizen, perkundrazi e ndez edhe me situaten politike. Ne vend qe te mendoje djegien eshte mire te arrije nje kompromis mbi bazen e rezolutes se PE dhe te shmange djegien si qellim ne vetvete, u shpreh deputeti i grupit Parlamentar Socialist.


Zoti Gjiknuri, anetare te Komisioni Qendror te Zgjedhjeve kane deklaruar se me dekretimin e dates se zgjedhjeve do te ndermarrin hapat ligjore per djegien e kutive.


Si e shikoni ju kete levizje te disa prej anetareve te ketij institucioni?


Nje absurditet juridik dhe i pa asnje justifikim praktik, pasi data e zgjedhjeve nuk ka lidhje me djegien e fleteve dhe as me sistemimin e kutive. Eshte absurde te deklarosh se dekretimi i dates se zgjedhjeve 9 muaj perpara zgjedhjeve dikton djegien, a thua se vetem kjo i mbetet KQZ per te bere.

Nuk e di si ia benin zoterinjte me pare kur data e zgjedhjeve dekretohej vetem 2 muaj perpara zgjedhjeve, pasi edhe atehere kishin te njejtat detyrime. Ne fakt, keto deklarime jane diversion politik per te rritur trysnine dhe per te zhvendosur vemendjen, pasi djegia e fleteve nuk mund te jete kurre prioritet i KQZ-se.


Po te ishte se ky organ funksionon ne vakum dhe nuk di sec ndodh rreth tij, perse nuk i dogji me pare dhe cfare e pengonte?


Pergjigja vjen natyrshem, shkrepesen dhe benzinen e kontrollon Sali Berisha dhe anetaret e tij ne KQZ nuk i mbetet te bejne pervec asaj qe kane bere deri me tani, te presin urdhrin e piromanit ne qeveri.


Prandaj, ky debat nuk eshte per KQZ-ne, por eshte nje debat qe vazhdon mes aktoreve kryesor politike, opozites nga njera ane qe kerkon transparence dhe qeverise nga ana tjeter qe kerkon ti vere kapak kesaj ceshtje.


Nese do te ishte problem praktik, mjafton qe KQZ te blinte disa kuti te tjera apo te konservonte fletet e votimit ne arkiv nepermjet nje konsensusi politik dhe ceshtja nuk do te perbente me debat publik.


Nese nje gje e tille do te ndodhe, cila eshte rruga qe do te ndjeke Partia Socialiste?


Sic e thashe me lart, djegia e fleteve eshte vetem levizje e Berishes, i cili bashke me djegien kerkon te beje hi edhe vete problemin duke e bere fakt te kryer, duke shpresuar se ketij problemi i vihet kapak. Por djegia nuk e shuan krizen, perkundrazi e ndez edhe me situaten politike, qe edhe sot eshte jo pak e ndezur.


Ne vend qe te mendoje djegien, eshte mire te arrije nje kompromis mbi bazen e rezolutes se PE dhe te shmange djegien si qellim ne vetvete. Besoj se per kedo eshte e qarte se nese ka vullnet politik mund te arrihet fare lehte ajo qe thashe me lart.


Pjesen tjeter le tia lere KQZ-se qe besoj se nuk eshte aq holle sa per te blere disa kuti te tjera plastike per zgjedhjet qe vijne. Ne te kundert, une nuk mund te parashikoj se cmund te ndodhe, por ne mes te nje krize te japesh shkas per te djegur cdo kompromis nuk do te ndodhe asgje e mire, pervec thellimit te krizes ne nje vend qe lengon nga shume aspekte.

Dhe te mendosh qe kjo mund te nxitet nga ai qe qeveris kete vend, i cili duhet te ishte i pari qe te ofronte zgjidhje dhe siguri, te ben te mendosh qe piromanine e tij do ta kishte zili edhe vete Neroni i Romes po te ishte gjalle.


Ka pasur nje deklarate te Kryeministrit Berisha, i cili eshte shprehur se eshte pro hetimit te materialeve zgjedhore. Ligjerisht, cfare kuptojme me materiale zgjedhore?


Ato jane te percaktuara qarte ne Kodin Zgjedhor, por ato qe nevojiten per hetim, jane listat e votuesve, procesverbalet dhe librat e protokollit, te gjitha te kycura ne kutite e materialeve zgjedhore.


A ka perpjekje gjate ketyre diteve nga socialistet per te arritur ne nje kompromis me demokratet?


Une jam njohur nga media per perpjekjet dhe propozime te vazhdueshme nga ana e PS apo edhe per disa takime ne nivel drejtuesish te grupeve parlamentare te PD dhe PS. Nga pervoja qe une kam pasur ne kete drejtim, keto takime apo ceshtjet e lidhura me to duhet te diskutohen ne tryeza te ngushta negocimi politik e teknik duke ia lene ne dore drejtuesve vetem ratifikimin e tyre formal.


Kjo eshte rruga qe negociohet cdo krize, marreveshje apo gjithcka tjeter qe perfshin pale me interesa te ndryshme dhe jo rruga e asaj qe ne politiken moderne ka marre etiketimin diplomacia e megafonit - pra negocimi mes akuzave, letrave te hapura apo konferencave per shtyp, e cila nuk ka gjasa te jape rezultat.


Nuk jam ne dijeni te ndonje negocimi te tille, por nese ka, Rezoluta e PE dhe kompromisi per hetim materialesh zgjedhore dhe mosdjegie fletesh, eshte me se i mundshem politikisht, ligjerisht dhe teknikisht.


Cila do te ishte zgjidhja me e mire per kutite e votimit, qe edhe zgjedhjet e ardhshme te mos rrezikoheshin?

Besoj se ju pergjigja pak me lart, hetim materialesh zgjedhore dhe mos djegie fletesh per ndonje vendimmarrje eventuale ne lidhje me to.


Mazhoranca ka ftuar opoziten ti bashkohet komisionit te reformes zgjedhore ne muajin shtator. A do ti bashkengjitet PS ketij komisioni?


Natyrshem qe Kodi Zgjedhor kerkon ripunim te pjesshem per te adresuar nje sere problemesh te evidentuara ne zgjedhje, por qe ligji te kete qendrueshmeri dhe propozimet te mos vijne thjesht si oportunizem politik, nje hetim i procesit qe kaluam eshte i nevojshem.


Fundja kjo eshte metodologjia klasike kudo ne bote, e cila mund te perkufizohet si zinxhiri i hetimit, gjetjeve, rekomandimeve dhe zgjidhjeve juridike. Nese ka vullnet politik jemi akoma ne kohe, pasi hetimi mund te fokusohet ne disa ceshtje te vecanta dhe mund te perfundoje nga fundi i vjeshtes duke i lene nje ose dy muaj kohe hartimit te amendimeve ligjore. Keto ceshtje mbi te gjitha duhet te perqendrohen tek administrimi dhe vendimmarrje ne te gjitha shkallet e administrates zgjedhore.


Te mos harrojme nje gje, pasi shpesh dhe spekulohet, nuk ka nevoje per nje kod te ri Zgjedhor apo sistem te ri zgjedhor, por vetem amendime te disa dispozitave qe mund te aplikohen ne zgjedhjet vendore, prandaj kam bindjen se puna si per hetimin edhe per amendimet e kodit mund te perfundoje brenda vitit, duke i lene kohe zgjedhjeve te cilat pritet te zhvillohen ne maj te vitit tjeter.


Qendrimi i PS per kete eshte i njohur, perfundimi i hetimit parlamentar ne kohe do ti hapte rruge natyrshem edhe amendimeve te Kodit Zgjedhor.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit