Publikuar me : 12.06.2009 Ne :
Shendeti - 879 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Nxenesit e shkollave te mesme pohojne se u mungon informacioni per edukaten seksuale. Kemi interes
Adoleshentet nuk marrin informacion te mjaftueshem ne lidhje me edukaten seksuale. Atyre u mungojne njohurite se si te mbrohen nga infeksionet seksualisht te transmetueshme apo si t'i shpetojne ndonje shtatzenie te paplanifikuar.
Kjo per arsye se ne shkollat e mesme mungon nje lende e veçante, ku adoleshentet te mesojne mbi edukaten seksuale.
Kete e pohojne per gazeten vete nxenesit e shkollave te mesme, por edhe stafi pedagogjik thekson se keto njohuri duhet te jene me te bollshme per adoleshentet.
"Mesojme matematike, letersi e çdo gje tjeter, por per edukaten seksuale nuk bejme ore te veçanta, ndonese te gjithe adoleshentet kane interes",- pohon Anjeza Koçiu, maturante e gjimnazit "Besnik Sykja".
Ndersa psikologia e shkolles "Besnik Sykja", Anisa Subashi, theksoi se adoleshentet kane shume interes per te mesuar mbi edukaten seksuale dhe sidomos mbi perdorimin e metodave kontraceptive, por, per fat te keq, ende nuk ka nje lende te veçante ku t'i mesojne.
Adoleshentet
Tashme ndodhemi perballe fakteve reale se nje pjese e madhe e adoleshenteve kryejne marredhenie seksuale, madje me partner te ndryshem, por, nga ana tjeter, edukata qe marrin mbi kete aktivitet eshte teper e manget.
Nxenesit e shkollave te mesme pohojne se jane shume te rralla oret e mesimit qe zhvillohen per njohurite e edukates seksuale apo per metodat kontraceptive. "Oret e mesimit qe marrim nuk jane te mjaftueshme ne lidhje me keto tema. Psikologia e shkolles na ka folur nje here per edukaten seksuale dhe masat mbrojtese qe duhet te marrim.
Te gjithe kemi interes te dime me shume dhe mendoj se duhet 1 ore ne jave mesim ne lidhje me edukaten seksuale",- pohon maturantja Mimoza Koçiu, duke shtuar se burim informacioni per keto tema, momentalisht, kane internetin, shoqerine dhe ndonje fletepalosje qe u bie ne dore.
Te njejtin mendim me te ndajne edhe bashkemoshataret e saj, te cilet theksojne se duhet nje bashkepunim me i ngushte mes nxenesve dhe mesuesve, si edhe psikologut per te biseduar ne lidhje me tema te tilla. "Sigurisht qe eshte me mire te perdoren kontraceptive se sa te kesh nje shtatzeni te paplanifikuar apo ndonje abort.
Edhe sa u takon infeksioneve seksualisht te transmetueshme, e dime qe jane te rrezikshem, por per fat te keq nuk kemi ndonje lende apo program te veçante qe te flitet per keto",- pohon gjimnazistja Rudina Nuredini.
Nderkohe, ajo theksoi se do te ishte shume me mire sikur ta gjenin pranine e psikologen ne shkolle çdo dite, sepse ajo eshte nje burim i mire informacioni dhe keshillimi sa here qe ata kane nevoje.
Prezenca e saj vetem 3 here ne jave, sipas saj, eshte e pamjaftueshme. Gjithashtu, edhe psikologia Anisa Subashi, theksoi se psikologu duhet te jete i pranishem çdo dite ne shkolle, madje te kete edhe nje punonjes social, sepse jane mbi 1 mije nxenes dhe nuk perballohen dot vetem nga nje psikolog, qe paraqitet 3 here ne jave ne shkolle.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Psikologia Subashi pohon se gjimnazistet kane interes te dine sa me shume per seksin. Kane frike nga shtatzenite, por jo nga infeksionet
Psikologia: Adoleshentet kane etje te dine per seksin
Temat me te preferuara qe kerkojne me ngulm nga psikologia jane temat per edukaten seksuale, perdorimin e kontraceptiveve dhe çdo gje tjeter qe ka lidhje me seksin.
Madje ata i kerkojne vete keto tema sa here qe psikologia troket ne klasat e tyre per te bere ndonje ore keshillimi me ta. Kete e pohon psikologia e gjimnazit "Besnik Sykja", Anisa Subashi, e cila thekson se eshte pozitiv fakti qe te rinjte tashme kane interes per njohuri. "Mendoj se tek te rinjte eshte rritur disi ndergjegjesimi per te perdorur prezervativet.
Kane interes, por informacionin e kane te manget. Ishte nje djale i vitit te katert nje dite dhe tha se jo gjithmone e ve kondomin dhe ate e perdor vetem per te mos lene shtatzene partneren, por harrojne infeksionet seksualisht te transmetueshme qe mund te marrin",- pohon Anisa Subashi.
Nderkohe, ajo shton se ne sistemin arsimor te mesen nuk ka nje lende specifike qe flet per edukate seksuale. Kete vit, sipas saj, mendohet te futet nje lende "Aftesia per Jeten", ku shkruhet per duhanin, drogat, seksualitetin dhe metodat kontraceptive, lende kjo qe do pasuroje njohurite e adoleshenteve.
Nderkohe, ajo shpjegoi se gjithmone ka njohuri, aftesi dhe sjellje qe do te thote nje person mund te marre njohuri, por ne sjellje nuk i zbaton ato.
"Pra, puna jone si psikologe eshte te ndryshojme edhe sjelljet e adoleshenteve dhe veçanerisht sjelljet ne lidhje me metodat kontraceptive, pasi keshtu mund te shmangen shume probleme qe mund t'u lindin atyre, qofte probleme sociale, ekonomike dhe shendetesore",- pohon psikologia Anisa Subashi.