Gjirokaster - Prej gati 15 vitesh Gjirokastra nuk ka asnje muze qe te plotesoje standartet e kerkuara per nje qytet, trashegimi boterore e njerezimit. Dy ekzistuesit, Muzeu i Armeve dhe ai Etnografik kane mangesi te shumta. Aktualisht gjendja ne Muzeun e Armeve eshte skandaloze.
Ne disponojme objekte te rralla, me moshe 100 apo 150-vjecare te cilat nuk ekspozohen ne muret e muzeut per shkak te lageshtise. Nje perkrenare ilire 3 mije vjecare nuk mund ti besohet murit apo te varet me nje gozhde, kjo eshte e papranueshme dhe e denueshme, thote Teuta Kallajxhi drejtore e muzeumeve te Gjirokastres.
Ajo thote se ne magazinen e Muzeut Etnografik ndodhen nje kemishe hekuri 500-vjecare qe i takon kohes se Skenderbeut, apo pushke e kobure stralli 250-vjecare te cilat nuk ekspozohen.
Çdo qytet nen mbrojtjen e UNESCO-s duhet te kete nje muze kombetar dhe ne i kemi mundesite. Kemi mbi 300 objekte origjinale qe nisin nga epoka e gurit deri ne fund te shekulli 18-te, shpjegon Kallajxhi.
E ne fakt, nga qindra turiste qe vizitojne cdo dite keshtjellen, vetem nje pjese e vogel drejtohen per nga Muzeu i Armeve qe ndodhet ne mjediset e saj Argjirose.
Rikonceptimi i muzeumeve ne Gjirokaster, nje ide qe diskutohet prej disa vitesh, por ende nuk ofron dicka konkrete, ka qene pjese e nje konference ku eshte diskutuar per domosdoshmerine e ndryshimit ne permbajtje si dhe ne menyren e ekspozimit, nevojat dhe kerkesat per objekt te tille.
Aktualisht, turistet ne Gjirokaster mund te vizitojne Muzeun Etnografik, i vendosur ne ish-shtepine e lindjes se Enver Hoxhes si dhe Muzeun e Armeve, ne keshtjellen e qytetit.