Nis aksioni per monitorimin e zhurmave. Te shtunen ne mbremje, ne Durres 7 subjekte jane gjobitur per muziken e larte
Ne Vlore policia vendosi te mbylle ne 12 00 te gjitha diskot verore, duke iu permbajtur udhezimit te ministrise
Jeta e nates ne vijen bregdetare nuk do te vazhdoje pas mesnates, qofte edhe ne fundjave. Mbremjen e se shtunes, punonjes te policise te shoqeruar nga inspektore te Mjedisit kane nisur monitorimin e respektimit te udhezimit me te fundit per mbylljen e jetes se nates ne bregdet ne oren 12 00.
Ky fenomen eshte konstatuar duke filluar qe nga sektori Teuta i plazhit te Durresit deri ne Shkembin e Kavajes dhe duke vijuar deri ne Golem. Te gjitha lokalet qe kane vendosur te sfidojne qetesine e pasmesnates jane gjobitur.
Drejtori Rajonal i Agjencise se Menaxhimit te Mjedisit ne Durres, Ramazan Kalia, thote se gjate kontrolleve te ushtruara ne fundjave per ndotjet akustike (zhurmave) eshte nderhyre ne 7 lokale nate, ku jane konstatuar shkelje dhe jane vendosur edhe sanksione me gjoba.
Kontrollet u ushtruan ne oret e mesnates si ne plazhin e Durresit, ashtu edhe ne zonen e Shkembit te Kavajes. Keto lokale, - thekson Kalia, - u ndeshkuan me nga 50 000 leke gjobe.
Ai u shpreh se nje nder shkeljet e kryera nga pronaret e ketyre lokaleve ishte edhe fakti se ata ushtronin aktivitetin te papajisur me leje mjedisore. Per kete atyre u jane lene dhe afate te caktuara qe te plotesojne teresisht kushtet e ushtrimit te veprimtarise se tyre sipas kerkesave ligjore.
Kalia thote se niveli i zhurmave e kalonte shume normen e lejuar ne kufirin 55 - 60 decibel. Ai ka bere me dije se kontrollet do te jene te vazhdueshme edhe ne ditet e ardhshme.
Sipas drejtorit te Mjedisit, ne udhezimin e nxjerre nga Ministria e Mjedisit jane percaktuar edhe oraret e reja per subjektet qe gjenerojne zhurme dhe ndotje akustike, te cilat duhen zbatuar me korrektesi.
Ai deklaroi se do te kete masa te rrepta per te gjitha lokalet qe shkelin dhe abuzojne me ligjin, ndersa ne monitorim te vazhdueshem dhe te panderprere do te jene te gjithe subjektet e ketij lloji. Ne kontroll eshte percaktuar qarte edhe zbatimi i normave limit te muzikes se lejuar.
Oraret e percaktuara jane Per ambientet e hapura, per diten e premte dhe te shtune, orari i lejimit te aktivitetit do te jete 19 00 - 24 00, ndersa per ditet e tjera te javes, orari i lejimit te aktivitetit do te jete 19 00 - 23 00, duke respektuar nivelin e lejuar te zhurmes te percaktuara ne Udhezimin e Perbashket te ministrit te Mjedisit dhe ministrit te Shendetesise.
Nderkohe, e njejta gje ka ndodhur edhe ne vijen bregdetare te rrethit te Vlores. Ne mesnate, forca te policise jane shfaqur duke kerkuar nga pronare te diskove verore qe te ulin zerin e muzikes, duke bere qe te gjithe te rinjte qe rreth ores 23 00 iu drejtuan diskove, te largohen duke kerkuar te tjere menyra argetimi ku mund te kalonin fundjaven e tyre.
Transporti publik urban, protesta ne Vlore
Vlore - Zgjerimi i sherbimit te transportit publik ne Vlore nuk ka kaluar pa perplasje ndermjet rrjetit ekzistues dhe atij privat.
Punonjes te parkut urban ne qytetin e Vlores kane protestuar per hyrjen e linjave te reja te ketij sherbimi nga operatori privat. Pretendimi i ngritur nga punonjesit ka te beje me faktin se edhe pse ishte rene dakord qe operatori privat te vepronte ne vetem tre linja, aktualisht po ndodh e kunderta, duke sjelle shqetesim tek punonjesit e parkut urban, te cilet u ankuan se do te duhet te plotesojne brenda orarit nje norme fikse, te percaktuar kohe me pare.
Punonjesit thane se kane biseduar me drejtues te bashkise, ku eshte diskutuar dhe vendosur qe operatori privat te mos nderhyje ne linjat te cilat ne qytetin e Vlores mbulohen nga parku urban, por realisht po ndodh e kunderta.
Ata thane se autobuset e operatorit privat nuk kryejne linjat e percaktuara, por tentojne te hyjne ne linjat qe jane nen administrim te parkut. Per kete qellim, kane theksuar punonjesit, kemi kerkuar edhe nje takim me kryetarin e bashkise, pasi besojme se eshte personi i vetem qe mund te zgjidhe kete problem. Ende nuk e dime se cilat do te jene hapat tane te metejshem, por shpresojme se gjithcka do te marre zgjidhje.
Protesta jone sot eshte thjesht paqesore, duke shpresuar ne zgjidhje te shpejta. Nuk jemi kunder futjes se linjes se re te autobuseve urbane ne qytetin e Vlores, por te percaktohen linjat qe duhet te ndjeke operatori privat dhe parku urban,- thane punonjesit qe moren pjese ne proteste.
Shume me ndryshe ka qene opinioni i qytetareve ne lidhje me zgjerimin e sherbimit, fakt ky i fundit qe eshte pritur pozitivisht, pasi ka ulur dukshem kohen e pritjes se qytetareve ne stacione, si dhe ka shtuar linja te reja pergjate qytetit. Zgjerimi i ketij sherbimi eshte kryer vetem pak dite me pare, pasi e ka marre para kesaj miratimi i keshillit bashkiak per futjen e nje kompanie private ne kete sherbim, me qellim permiresimin e tij.