Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gjurme te jetes ne Lissos

Publikuar me : 03.09.2010 Ne : Kulture - 173 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Rezultatet e ekspedites shqiptaro-gjermane ne Lezhe flasin per marredheniet tregtare dhe nivelin e zhvillimit te qytetit ilir. Objektet me te vecanta monedha nga koha e mbretit Gent, komplet enesh qeramike, nje skifos nga koha e Augustit


Arkeologu Gezim Hoxha tregon per rezultatet e germimeve ne ekspediten e zhvilluar ne Lezhe nga 14 korriku deri me 23 gusht. Objektet me me rendesi jane 150 monedhat nga koha e mbretit Gent, fragmente amforash, enet e qeramikes, ene importi qe vijne nga Afrika e Veriut, Mesdheu Lindor, zona e Egjeut.


Keto jane deshmi te marredhenieve ekonomike dhe te zhvillimit te qytetit gjate periudhes helenistike. Ne zbulimet e fundit radhiten edhe objekte te periudhes romake dhe antikitetit te vone.


Ekspedita zhvillohet nga Instituti i Arkeologjise ne Tirane, ne bashkepunim me Institutin e Arkeologjise ne Berlin. Vemendja e te dyja paleve perqendrohet ne projektin Lissosi, si nje polis helenistik ne pellgun e Mesdheut, qe mendohet te zhvillohet me tej.

Z. Hoxha, sa kohe zgjati ekspedita e ketij viti ne qytetin e Lezhes?


Kete vit u bene germime nga data 14 korrik deri me 23 gusht. Eshte ekspedita e peste qe zhvillohet ne qytetin antik dhe mesjetar te Lezhes, ne bashkepunim me Institutin Arkeologjik te Berlinit.


Tradita arkeologjike ne kete qytet eshte me e hershme. Deri ne vitet 80-te, germimet jane zhvilluar nga koleget e vjeter te Institutit te Arkeologjise. Ne vitin 2001 ka pasur nje fushate vjetore te perhershme nga ana e Institutit tone Arkeologjik dhe nga 2005 e deri me sot bashkepunojme me gjermanet.

Ku eshte germuar kete muaj?


Tematika e ketij projekti eshte Lissosi, si nje polis helenistik ne pellgun e Mesdheut. Germimet arkeologjike jane te perqendruara rreth kesaj teme interesante, qe studiohet ne kuader mesdhetar. Megjithate, dalin gjurme dhe deshmi arkeologjike nga periudha te tjera, periudha helenistike, antike e vone dhe me pak nga ajo romake.


Duke pasur si qellim kryesor ndjekjen e rrjetit urbanistik te qytetit ne periudhen helenistike, e kemi perqendruar punen ne shume sektore te shperndare ne siperfaqen e qytetit antik. Kete vit germimet jane bere ne muret rrethuese te qytetit, te Porta e Lumit Drin, prane Memorialit te Skenderbeut, te porta jug-perendimore e qytetit dhe ne nje sektor tjeter, qe ne e quajme ekstra-muros, jashte mureve te qytetit.


Eshte e rendesishme te dime sesi eshte zhvilluar rrjeti i urbanistikes se qytetit, ne intervale kohore te ndryshme, por dhe brenda nje intervali, ne hapesiren brenda dhe jashte mureve te qytetit.


Me cfare rezultatesh jeni ballafaquar?


Nje nga faktet me domethenese te germimeve te sivjetme jane 150 cope monedha te periudhes helenistike te vone, te periudhes romake dhe te periudhes antike te vone. Eshte numri me i madh i monedhave te gjetura nga te gjitha fushatat qe kemi pasur deri me sot. Ato na ndihmojne per te datuar njesite stratigrafike qe ne kemi germuar gjate ketij viti.


Numri me i madh i monedhave vjen nga periudha e mbretit Gent, e njohur si nje periudhe me prerje monetare te shumta, ne kuader te asaj reforme qe ai beri per qarkullimin monetar ne periudhen helenistike te vone, ne parapergatitje per luften kunder Romes.


Monedhat jane gjetur ne te gjithe sektoret e germimit. Per kete jemi te kenaqur, sepse na jepet mundesia te gjykojme ne menyre precize per cdo sektor germimi.


Leximi i tyre nuk eshte bere akoma. Ato datojne ne kohe te ndryshme, duke filluar nga periudha e shek III te II para Krishtit dhe deri ne shek VI pas Krishtit. Eshte nje periudhe kohore rreth 9 shekullore.


Numri me i madh i tyre i takon dy periudhave, shek II para Krishtit dhe shek IV-VI, pas Krishtit. U perqendruam te monedhat, pasi ato ofrojne mundesi datimi te sakte, por mendoj se zbulimet me te vecanta te kesaj ekspedite jane sasia e madhe e eneve te transportit, amforave.


Ne te gjithe siperfaqen e germuar jane gjetur mijera fragmente amforash, ne menyre te vecante nga periudha helenistike e vone. Ato deshmojne qe qyteti i Lezhes ka qene nje port i rendesishem lumor. Anijet qe vinin deri afer mureve rrethuese te qytetit kane shkarkuar keto amfora me produkte te ndryshme, kryesisht vaji i ullirit dhe disa salca speciale te peshkut, drithera.


Ato kane ardhur nga rajone te ndryshme, nga zona e Mesdheut, ne menyre te vecante nga Italia e Jugut, nga Afrika e Veriut, nga ishujt e Egjeut dhe tregojne per marredhenie tregtare dhe ne menyre te vecante edhe per nje hov ekonomik.


Ne amfora ka me qindra mbishkrime, qe japin informacion here per produktin qe ka mbajtur, per pronarin e saj, per firmen qe e ka prodhuar.


A jane gjetur gjurme te tjera te jetes se perditshme?


Ka objekte metalike te ndryshme, ka objekte prej kocke, forma te ndryshme terrakotash,
fragmente te rralla arkitektonike, gjurme te ndryshme banesash. Nga qeramika helenistike ka nje komplet enesh qeramike te shek II-I para Krishtit. Jane ene te tavolines me vernik te kuq dhe te zi.


Jane ene luksi, sepse jane te zbukuruara me figura te ndryshme, me aplikime ne reliev. Nga keto shquhet ne menyre te vecante nje ene e periudhes Augustiane, nje skifos, me tete figura ne reliev qe paraqet nje grotesk te kohes. Eshte nje nga enet me interesante te gjetura deri me tani.


Ne sektoret prane Portit Lumor te Qytetit dhe ne nje sektor prane memorialit te Skenderbeut eshte gjetur nje shtrese me materiale qe i takojne antikitetit te vone, (shek IV-VI) dhe behet fjale kryesisht per ene te prodhimeve te importit qe vijne nga Afrika e Veriut, nga Mesdheu Lindor dhe me pak nga zona e Egjeut. Po ne kete shtrese ka mjaft objekte te tjera te paidentifikuara, qe mund te jene vendase, ose nga rrethinat e aferta te botes ilire, nga Shkodra, Durresi.


Nga analizat qe kemi bere, rezulton se ne qytetin e Lezhes ka pasur edhe punishte per perpunimin e produkteve te ndryshme metalike. Kjo konstatohet nga disa mbeturina skorjesh qe jane gjetur brenda mureve te qytetit.


Per ta permbledhur, cili eshte informacioni kryesor qe jep ky korpus objektesh te zbuluara?


Materiali arkeologjik ne teresi ofron te dhena ne lidhje me pozicionin e qytetit, marredheniet ekonomike qe ai ka pasur dhe nga keto ne zbulojme edhe stadet e zhvillimit te tij.


Qellimi kryesor i projektit tone eshte zbulimi i rrjetit urbanistik, i arkitektures, i elementeve te ndryshme ndertimore qe ka pasur qyteti, per ta integruar edhe ne klimen mesdhetare te qyteteve te tjera bashkekohese te Mesdheut. Lezha eshte nje qytet i inkuadruar mjaft mire ne zhvillimet e kohes ne boten e Mesdheut. Mund te krahasohet me qytete te botes greke-romake dhe influencat me te medha vijne nga Italia e Jugut.


Sigurisht ne periudhen me te vonshme, merr tendenca te tjera zhvillimi dhe kjo duket qarte nepermjet elementeve ndertimore te banesave te gjetura. Behet fjale per nje banese me mozaike jashte mureve te qytetit, e zbuluar ne fushatat paraardhese.


Ajo i takon periudhes helenistike te vone, romake te hershme. Ne mozaikun qe kemi gjetur ne dyshemene e saj ka nje mbishkrim ku percaktohen tre emra te rendesishem qe flasin per pronarin e baneses, per ndertuesin dhe per njeriun qe u perkujdes per kete godine publike te qytetit. Kete vit mbishkrimet u zbuluan plotesisht dhe banesa eshte pjese e nje ansambli, i cili integrohet ne pjesen e jashtme te qytetit. Ansambli eshte ne zbulim e siper.


Sa per qind e siperfaqes eshte germuar ne ekspeditat qe ju keni ndjekur vitet e fundit? Qyteti i Lezhes vetem brenda mureve rrethuese perfshin mbi 20 hektare, kurse siperfaqja qe ne kemi germuar keto pese vjet, mund te jete vetem disa qindra metra katrore. Edhe jashte mureve rrethuese, po i njejti raport.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit