Meta
Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem Shqiptar Ilir Meta pohoi dje ne nje deklarate per ATSH-ne, te publikuar ne faqen e Ministrise se Jashtme, se Qeveria e Shqiperise eshte e hapur te bashkepunoje me autoritetet nderkombetare te angazhuara ne zgjidhjen e ceshtjes se trafikut te organeve per te cilat eshte dyshuar te jene kryer ne Shqiperi.
"Qeveria e Shqiperise ka bashkepunuar ngushte dhe pa asnje rezerve me Gjykaten Penale Nderkombetare per ish-Jugosllavine dhe me grupin e posacem hetimor qe ka vizituar Shqiperine ne vitin 2003, pikerisht per te hetuar keto pretendime, te cilat rezultuan te paverteta", tha Meta ne deklaraten e tij.
Me tej ai pohoi: Deshiroj te ritheksoj gatishmerine dhe vullnetin e plote te Qeverise se Shqiperise per te bashkepunuar pa rezerva me institucionet nderkombetare te angazhuara ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje, me Gjykaten Nderkombetare te Hages dhe Keshillin e Europes, ne menyre qe ti jepet nje pergjigje perfundimtare ketyre pretendimeve, qe do te cilesoja si te pamotivuara dhe te pabazuara ne prova thelbesore."
Ne vitin 2003, nje grup i posacem hetuesish i autorizuar nga Gjykata Nderkombetare e Hages, per te hetuar per akuzat e ngritura nga autoritetet e Beogradit se ne Shqiperi ishte kryer trafik organesh te personave me shtetesi serbe. Hetimi nuk provoi pretendimet e Beogradit. Qeveria e Shqiperise eshte e hapur dhe e interesuar qe ta coje deri ne fund kete proces, duke mbyllur nje here e mire kapitullin e pretendimeve se ne Shqiperi jane kryer krime te tilla.
Bosh Policise: Respektoni te drejtat e te ndaluarve
TIRANE- Respektimi i te drejtave te personave te arrestuar apo shoqeruar neper komisariate, ishte qellimi i zbatimit te projektit "Informim per te drejtat e njeriut" te prezences se OSBE-se ne vendin tone, qe u prezantua dje ne ambientet e Komisariatit nr. 1 ne Tirane. Behet fjale per vendosjen e disa tabelave informuese, ku personat qe jane arrestuar apo shoqeruar si te dyshuar per kryerje te veprave te ndryshme penale, te njihen per te drejtat qe ato kane per kohen qe rrine ne dhomat e ndalimit.
Tabelat qe permbanin informacion te detajuar per respektimin e te drejtave te njeriut jane vendosur ne te gjitha ambientet e Komisariatit nr. 1, ku ne prezantimin e projektit ishte i pranishem edhe ambasadori i prezences se OSBE-se ne Shqiperi Robert Bosh dhe drejtuesit e Policise shqiptare.
Ambasadori Bosh u shpreh se Respektimi i te drejtave te njeriut me se miri duhet te ndodhe ne komisariatet dhe burgje te vendit, pavaresisht se cfare kane bere te arrestuarit apo te denuarit, qofte edhe ne te kaluaren e tyre.
Ndersa Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Drejtuesi i Pare Hysni Burgaj ne fjalen e tij ne ceremonine e vendosjes se tabelave informuese u shpreh se gati gjysma e komisariateve ne shkalle vendi ka kaluar ne parametra normale pune, duke permendur komisariatin e Lezhes, Kamzes, Kukesit, Kavajes, Gjirokastres dhe Korces.