Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gjykata e Larte pushon ceshtjen Mediu. Zamira Durda: Nuk do e leme me kaq

Publikuar me : 01.03.2010 Ne : Kuriozitete - 305 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

UPADTE - Gjykata e Larte shpeton per te dyten here Fatmir Mediun, ish ministrin e Mbrojtjes, aktualisht kreun e Mjedisit, paditur nga te demtuarit e Gerdecit.

Pas nje seance te gjate, Kolegji Penal i Gjykates se Larte arsyetoi se dosja me 400 faqe e dy personave nga Gerdeci qe fajesojne Mediun per demin qe iu shkaktua nga shperthimi i 15 Marsit nuk ka asnje prove qe fajeson Fatmir Mediun dhe si rrjedhim nuk eshte me vend kerkesa per heqjen e imunitetit.


Pas kesaj, kane reaguar ashper familjaret e viktimave, duke e cilesuar te padrejte vendimin e Gjykates. Zamira Durda, nena e djalit te vogel qe humbi jeten si pasoje e shperthimit ka deklaruar se me kete vendim te padrejte nuk mbyllet beteja e tyre.


"Ne nuk dorezohemi, do te vazhdojme betejen tone, deri sa te vendoset drejtesia. Ne ate tragjedi u plagosen 300 vete, ndaj do te kete kerkesa te tjera ne gjykate. Do vazhdojme pafundesisht te kerkojme drejtesi, ne te gjitha menyrat"- ka thene ajo, pas mbylljes se seances se sotme.



Me heret, avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha, akuzoi Prokurorine e Pergjithshme se po nxit banoret e Gerdecit te padisin ministrin. Gjate seances se sotme ne Gjykaten e Larte, Visha u perball me banoret e Gerdecit te cilet akuzojne Mediun per plagosje ne rende shkaktuar nga pakujdesia. Ish-ministri i Mbrojtjes, aktualisht minister i Mjedisit nuk mori pjese ne gjyq. Nder te tjera avokati tha se kjo eshte nje ceshtje juridike, por politike.

Avokati kundershtoi dosjen me 69 prova qe fajesojne Mediun si pergjegjes per ngjarjen e rende ne Gerdec me 15 Mars te viti 2008. "Kjo dosje eshte brume i gatuar keq nga Prokuroria e Pergjithshme qe ua servir familjareve per te bere petulla sipas deshires", u shpreh avokat Visha.


Kaq ka mjaftuar per te ngjallur debatin ne sallen e gjyqit. Banorja Zamira Durda, u shpreh se kjo seshte e vertete. "Eshte djali im i vdekur nga vendimet dhe urdherat e Mediut", tha ajo.


Avokatet e banoreve paraqiten nje dosje voluminoze te format DVD me fakte qe ndodhen edhe ne dosjen e pare te pushuar nga Gjykata e Larte per shkak se Mediu fitoi imunitetin me 2 shtator.

Avokati i Mediut tha se "Gjykata e Larte nuk mund te disponohet dy here mbi te njejtat prova".Nderkohe Kolegji Penal i Gjykates se Larte ka marre ne dorezim provat dhe pritet qe rreth ores 12:30 te dale me nje vendim nese do te nise shqyrtimin e kesaj padie apo jo.


Seanca e sotme gjyqesore ne ngarkim te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu i cili akuzohet tashme per plagosje te rende, shkaktuar nga pakujdesia ka nisur rreth ores 10:00.


Pala akuzuese qe ka paditur ish-ministrin e Mbrojtjes, pretendon se Mediu eshte fajtor per demin fizik qe iu eshte shkaktuar atyre.


Ne seancen e dates 15 shkurt nuk u arrit marreveshja e pajtimit mes te demtuares Alketa Hazizaj dhe ish-ministrit Mediu. "Nuk e fal Fatmir Mediun". Keshtu ka deklaruar ne Gjykaten e Larte nje nga te plagosurat e tragjedise se Gerdecit. Ky eshte rasti i dyte kur tentativat e gjykates per te pajtuar Mediun me banoret deshtojne. Seanca pajtimore pason ate te 25 janarit, kur babai i 12 vjecarit Roxhers Durda nuk pranoi ta fale Mediun.



________________



Fatmir Mediu, ish ministri i Mbrojtes, aktualisht kreu i Mjedisit do te perballet me gjyqin, pas padise se bere nga 12 vjecari Roxhers Durda, i cili humbi nenen gjate shperthimit te 15 marsit ne Gerdec, nderkohe qe vete pesoi demtime trupore.

Pas nje seance qe zgjati rreth tre ore, cilesuar si seanca e pajtimit, paditesi nuk ka pranuar te bjere ne ujdi me Fatmir Mediun, duke mos e pranuar kerkesen e tij per falje.


Krahas kesaj padie, Mediu perballet po sot me nje padi te dyte depozituar nga Alketa Hazizaj, edhe kjo e demtuar e tragjedise.


Mediu eshte paraqitur ne Gjykaten e Larte rreth ores 09:00, shoqeruar nga avokatet e tij mbrojtes dhe me pas ka hyre ne sallen e gjyqit, per te qene i pranishem para togave te zeza ne seancen e sotme.


Tragjedia e Gerdecit po shqyrtohet e ndare ne pjese. Gjyqi i madh po behet ne Shkallen e Pare me plot 29 te pandehur, shumica ish-ushtarake dhe 3 drejtues te fabrikes se demontimit te armeve, te vetmit nen arrest.


Gjykata e Larte caktoi ne fillim te muajit dhjetor te vitit te shkuar dy trupa gjyqesore per dy padi te ndryshme mberritur ne kete gjykate nga te demtuarit e tragjedise se Gerdecit. Ata akuzojne ish-ministrin e Mbrotjes, Fatmir Mediu per plagosjen e tyre si pasoje e shperthimit tragjik te fabrikes ku humben jeten 26 vete dhe u plagosen qindra te tjere. Ne shtator Gjykata e Larte pushoi ceshtjen ne ngarkim te Mediut, pasi mori mandatin e deputetit. Tani prokuroria do te kerkoje serish heqjen e imunitetit te tij.

Trupa gjykuese per padine e pales se demtuar te minorenit te plagosur ne Gerdec, Roxhers Durdaj i perfaqesuar nga i ati, perbehet nga Arjana Fullani, Relatore e Çeshtjes, Gani Dizdari, Mirela Fana, Majlinda Andrea, Aleksander Muskaj.

Gjithashtu, Mediu eshte paditur edhe nga nje tjeter person i demtuar nga tragjedia e Gerdecit. Çeshtjen ku i paditur eshte Mediu edhe padites shtetesja Alketa Hazizaj do ta gjykoje trupa e perbere nga Andi Çeliku, Relator i Çeshtjes, Ardian Nuni, Irma Bala, Evjeni Sinoimeri, Evelina Qirjako.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit