UPDATE- Mbetet ne burg shtetasi Almir Rrapo, ish funksionar ne Ministrine e Puneve te Jashtme, arrestuar ne ambasaden amerikane ne Tirane pas akuzave nga SHBA per nje sere veprash penale. Vendimi eshte marre ne mesdite, pas kerkeses se prokurorit te ceshtjes per shtyrjen e afatit te paraburgimit.
Nderkohe qe avokati mbrojtes ka vazhduar me kerkesen e tij per lirimin e Rrapos, argumentuar me mbarimin e afatit te mases se sigurise dhe e ka quajtur te padrejte vendimin e marre.
Sipas prokurorit te ceshtjes, duhet te shtyhet ky afat, pasi SHBA ka sjelle zyrtarisht kerkesen per ekstradimin e ketij shtetasi.
Dje avokati mbrojtes i ish-zyrtarit te Ministrise se Jashtme Almir Rrapo kerkon lirimin e klientit te tij, duke deklaruar se masa e sigurise ka perfunduar.
Gjate nje prononcimi per mediat, mbrojtja ka njoftuar se prej 24 oresh ka marre fund masa e sigurise vendosur ndaj Rrapos, nderkohe qe ai sipas avokatit mbahet padrejtesisht ne burg.
Seanca per rishikimin e mases ndaj Almir Rrapos po shtyhet pa asnje motiv, ka deklaroi avokati Ardian Visha.
Rrapo u arrestua pak kohe me pare ne Ambasaden Amerikane ne Tirane, pasi Shtetet e Bashkuara te Amerikes e akuzojne ate per disa vepra penale dhe per kete kerkojne edhe ekstradimin e tij.
__________
Ish sekretari i Metes akuzohet per krim te organizuar ne SHBA
Autoritetet amerikane thone se kane arrestuar pjestare te nje grupi nderkombetar te krimit te organizuar, perfshi nje zyrtar te qeverise shqiptare.
Zyra e prokurorit te pergjithshmem ne Nju Jork tha te marten se forcat e rendit kishin arrestuan Florian Veshin dhe Almir Rrapon nen akuza ku perfshihet edhe vrasjat, grabitja, rrembimi dhe djegia.
Ndaj Almir Rrapos akuzat u ngriten te henen ne nje gjykate ne Nju Jork pas arrestimit te tij nga policia shqiptare ne muajin korrik. Ne ate kohe ai sherbente si keshilltar i larte administrativ per zevendes kryeministrin e Shqiperise.
Florian Veshi u arrestua te henen nga forcat e rendit qe perfshinin pjestare te Byrose Federale te Hetimeve dhe police te qytetit te Nju Jorkut.
Prokuroret thone se edhe 10 te tjere jane arrestuar si pjestare te grupit te akuzuar per vrasjen e dy pesonave, trafikimin e me shume se 680 kilogrameve mariuana dhe rrembimin e dy njerezve.
Almir Rrapo u arrestua ne fillim muajit ne ambientet e Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, teksa ishte duke aplikuar per nje pasaporte. Treshja gjykuese e Apelit, me gjyqtare Alaudin Malaj, Shkelqim Miri dhe Zeqine Sollaku, pranuan kerkesen e prokurorise, per zgjatjen edhe per 20 dite te tjera izolimin e Rrapos, deri ne mberritjen e kerkeses se autorteteve te SHBA-se per ekstradimin e tij. Kjo trupe gjykuese la ne ne fuqi vendimin e gjyqtarit Agim Bendo, ne lidhje me vleresimin e ligjshem te arrestit te tij. Nje vendim i tille u la ne fuqi kunder pretendimeve te mbrojtjes, se klienti i tyre ishte arrestuar brenda territorit te ambasades se SHBA-se qe konsiderohet, pjese e SHBA-se. Sipas te drejtes nderkombetare, policia shqiptare nuk ka autoritet per te kryer arrestime te personave si shqiptare ashtu edhe amerikane ne territorin e nje selie te huaj diplomatike. Avokati i kerkoi Gjykates, lirimin e Rrapos, pasi nuk eshte ai personi i shpallur ne kerkim nga FBI-ja amerikane.
Me tej ai pretendoi se arrestimi i tij brenda ambienteve te ambasades se SHBA-se nga efektive te policise shqiptare eshte i paligjshem dhe cenon parimet e ekstra-territorialitetit. Prokurori i ceshtjes Dritan Peka, kerkoi nga trupi gjykues rrezimin e pretendimeve te mbrojtjes, kerkese qe u pranua, duke izoluar edhe per 20 dite te tjera ish- zyrtarin e Ministrise se Jashtme, mbi 40 ditet e dhena nga shkalla se pare dy jave me pare. Sipas akt-padise se autoriteteve amerikane, e perdorur nga autoritetet shqiptare per arrestimin e zyrtarit te Ministrise se Jashtme, emri i Rrapos nuk figuron ne te, por ai akuzohet se ne bashkepunim me 11 persona te tjere ka kryer trafikim te lendeve narkotike; rrembim; kercenim; grabitje dhe transport pertej kufijve shteteror te mallrave te vjedhura. Te gjitha keto akuza, sipas padise, i arrestuari i ka kryer ne kuader te organizates qe kishte aktivitetin kriminal dhe bazen ne Staten Island dhe Queens por qe kryente aktivitetin edhe ne distriktet Jugore dhe Lindore te Nju Jorkut, ne distriktin Lindor te Miciganit, te Konektikatit etj, ne vitet 2003 - 2007.
Kjo organizate, njihej me emrin Krasniqi qe i referohej mbiemrit te dy krereve te ketij grupi, Bruno Krasniqi, Saimir Krasniqi, te arrestuar ne qershor te ketij viti. Bashke me ta ishte pjese e drejtimit te kesaj organizate edhe Elton Sejdaris, i njohur si Tony. Vec ketyre, ne kete grup benin pjese edhe Erkliant Sula, Shkelzen Balidemaj, Plaurent Çela, Skender Cakoni i njohur si Neri, Gjovalin Berisha i njohur si Cuz, Dukagjin Nikollaj i njohur si Duke, Nazih Nasser i njohur si Naz dhe Gentian Nikolli i njohur si Genti. Te gjithe keta jane te arrestuar nga autoritetet amerikane. Keta te pandehur ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe role te ndryshme, kane shperndare rreth 100 kg marijuhane, te cilen ia kishin grabitur nje shqiptari tjeter, te cilin me pas e kane rrembyer duke e kercenuar me arme per jeten nese kerkonte parate e shitjes se marijuhanes. Pervec ketij rasti, ata ne qershor te 2005 kane marre nen kercenimin e armes disa shperndares te marijuhanes ne zonat qe ata kontrollonin, duke i kercenuar e grabitur pasi kishin hyre ne zonen e tyre.
Organizata synonte rritjen e territoreve nepermjet dhunes
Qellimi i kesaj organizate ishte pasurimi i drejtuesve, anetareve dhe bashkepunetoreve te organizates Krasniqi me ane te veprimtarise kriminale. Ruajtjen, mbrojtjen dhe rritjen e pushtetit, territorit dhe fitimeve financiare te organizates Krasniqi, drejtuesve te saj, anetareve dhe bashkepunetoreve me ane te perdorimit te kercenimit, dhunes dhe kercenimeve per demtim fizik dhe ekonomik; dhe mbajtjen e viktimave dhe qytetareve nen friken e organizates Krasniqi, drejtuesve te saj, anetareve dhe bashkepunetoreve duke kryer dhe duke kercenuar per te kryer dhune fizike dhe duke shkaktuar dhe kercenuar per te shkaktuar demtim ekonomik.