TIRANE- Me kerkese te autoriteteve te drejtesise italiane, Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet, ka njohur vendimin e denimit me 7 vite burg per 38 vjecarin Artur Doko, i arrestuar ne fillim te qershorit 2010 ne qytezen e Vores ku fshihej prej 6 viteve.
Ka qene gjyqtari Besnik Hoxha i cili me kerkese te prokurorit Besnik Cengu ka shqyrtuar ne tete seanca gjyqesore kerkesen e autoriteteve te drejtesise italiane per njohjen e vendimit me nr.18/04 te dates 21 prill 2004 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Milano, Itali.
Sipas ketij vendimi i pandehuri Doko eshte deklaruar fajtor per akuzat e Shfrytezimit te prostitucionit ne bashkepunim; Shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese ndaj te miturve me kercenim, shtrengim, mashtrim; Pjesemarrje ne organizate kriminale dhe Ndihme per kalim te paligjshem te kufirit.
Per te gjitha keto akuza, sipas gjykates, i pandehuri 38 vjecar Doko eshte deklaruar fajtor dhe denuar me 7 vjet e 1 muaj burgim dhe me 25.400 euro gjobe, si dhe heqje pergjithmone te se drejtes per te ushtruar funksione publike. Vete prokurori i ceshtjes kerkoi nga togat e zeza njohjen e ketij vendimi, ndersa avokati mbrojtes dhe vete i pandehuri pranuan te njihet vendimi dhe ti konvertohet edhe shuma e gjobes ne burg.
Ne perfundim te pretendimeve te paleve, Gjykata e Shkalles se Pare, vendosi njohjen e nje denim te vetem prej 7 vitesh burgim si dhe ndalimin e ushtrimit te funksioneve publike per nje periudhe kohe prej 4 vitesh. Ndersa, masen e denimit me gjobe gjykata nuk e konvertoi pasi ne kohen e dhenies se denimit ne Kodin Penal shqiptar masa te tilla plotesuese nuk parashikoheshin.
Sipas ketij vendimi, i pandehuri eshte akuzuar dhe shpallur fajtor per akuzat e kryera gjate periudhes nga viti 1998 deri ne vitin 2001, duke shfrytezuar per qellime prostitucioni ne Milano te Italise, te pakten 10 vajza me kombesi, kryesisht kosovare, rumune, moldave dhe shqiptare. Bashke me te pandehurin Doko, mesohet se jane denuar edhe shtetasit shqiptar F.Kadija, G.Komini, A.Kurti, G.Lamaj, B.Molla dhe T.Mullaj, qe te gjithe ne bashkepunim me njeri-tjetrin.
DOSJA
Kaloi 30 klandestine ne Itali, mbyllet hetimi per kapitetin e anijes
TIRANA- Prokuroria e Krimeve te Renda ne kryeqytet, mbylli hetimet ndaj kapitenit te peshkarexhes Relado 1, Nexhat Kuci, I ekstraduar ne tetor te ketij viti nga Italia per akuzat e trafikimit te klandestineve.
Lajmi konfirmohet nga burimet e institucionit te akuzes dhe Gjykates per Krime te Renda, e cila ka caktuar peseshen gjykuese te kryesuar nga gjyqtarja Etleva Deda per gjykimin e dosjes.
Sipas kerkeses per gjykim, hetimi ndaj te ekstraduari Kuci, eshte kryer nga prokuroria e Durresit, e cila me pas e ka transferuar dosjen ne Prokurorin e Krimeve te Renda per kompetence, duke ngritur akuzat e Kalimit te paligjshem te kufirit shteteror dhe Dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit. Sipas dosjes me nr.72 i pandehuri Kuci eshte arrestuar ne Itali per llogari te autoriteteve shqiptare, duke e ekstraduar me pas me 23 tetor 2010 ne aeroportin e Rinasit ku i jane vene prangat.
Sipas hetimeve, kapiteni i peshkarexhes Relado 1, i pandehuri Kuci ne bashkepunim me tre persona te tjere mbremjen e dates 7 korrik 2006 ka ngarkuar anijen me 30 shtetas te ndryshem per ti kaluar ne menyre ilegale drejt Italise. Mbremjen e kesaj date, aty rreth ores 23 30 i pandehuri Kuci ne bashkepunim me tre marinaret ka transportua nga bregu deri tek anija Tiber qe ndodhej rruges per ne Itali.
Ne ate kohe, pasi ka shkarkuar klandestinet ne ate anije, peshkarexha eshte kthyer mbrapsht ndersa klandestinet jane ndaluar ne Itali dhe me pas jane riatdhesuar ne Shqiperi. Ndersa, kapiteni Kuci ishte shpallur ne kerkim qe nga tetori i vitit 2006 per tu arrestuar ne mes te vitit 2009 ne Itali nga ku edhe u ekstradua.
Ekstradohet nga Madridi, trafikanti i te fejuares
TIRANE- ekstradohet nga Spanja, i denuari per trafikim femrashe dhe shfrytezim per qellime prostitucioni.
Ilia Kotiu 39 vjec, nga Skrapari, njohur edhe me emrin tjeter te tij Artan Dautaj, eshte shpallur ne kerkim nga Policia e Shtetit, pasi Shtetit, pasi Gjykata e Beratit, e ka denuar ate ne daten 26 shkurt te vitit te kaluar me nente vite burg, per vepren penale shfrytezimit te fermave ne rrethana renduese.
Sipas njoftimit te zyrtar te Policise se Shtetit, Dautaj, me 24 korrik te vitit 2001, ka marre me vete ne drejtim te Italise, te fejuaren e tij, T.B, me te cilen ishte fejuar vetem pak muaj me pare. Fillimisht ata jane nisur ne drejtim te Vlores, prej nga ku kane udhetuar me skaf ne drejtim te Italise.
Pas mberritjes ne Itali, Dautaj (Kotiu), ka udhetuar ne per ne Spanje dhe France, vebnde ne te cilat sipas Policise i ekstraduari i djeshem ka ka ushtruar dhune psikologjike dhe fizike ndaj femres me inicialet T.B, njekohesisht e fejuara e tij dhe e ka detyruar ate te ushtroje prostitucion ne keto vende.
Per keto veprime, vajza denoncoi 39 vjecarin nga Skrapari pas depertimit te saj nga Franca, ku ishte mbajtur dhe shfrytezuar nga Dautaj, i cili figuronte me identitet te ri, Ilia Kotiu. Pas hetimit dhe gjykimit, Kotiu (Dautaj) u denua vitin e kaluar, ndersa ne muajin dhjetor ai u arrestua nga policia spanjolle ne Madrit, per tu ekstraduar gjate dites se djeshme.