Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gjyqtaret,kunder qeverise

Publikuar me : 02.10.2008 Ne : Rajoni - 434 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Mbledhja e djeshme e Keshillit te Larte te Drejtesise ka ndare gjyqtaret ne tri grupe. Ne diskutimet perfundimtare pas takimit, shumica e gjyqtareve kane hedhur idene se KLD-ja duhet te kerkoje ne Gjykaten Kushtetuese shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te disa neneve ne kete projektligj. Qendrimet radikale jane kryesuar nga kryetarja e Shoqates se Gjyqtareve, Manjola Bejleri dhe kreu i Gjykates se Tiranes, Arben Meçe. Por grupi i dyte ka hedhur pretendimin se projektligji duhet te kthehet ne Ministrine e Drejtesise me qellim korrigjimin e gabimeve. Ndersa grupi i trete, i kryesuar nga nenkryetari KLD-se, Kreshnik Spahiu, deklaroi se kerkojne nje jave kohe per te mbledhur te gjitha pretendimet dhe me ato te shkohet ne Komisionin e Ligjeve ne Kuvend. Te gjitha pretendimet e siperpermendura do te votohen ne mbledhjen e radhes se KLD-se, e cila do te zhvillohet me dyer te mbyllura diten e premte, me daten 3 tetor.


Grupi "radikal"

Kryetarja e Shoqates se Gjyqtareve, Manjola Bejleri, se bashku me kreun e Gjykates se Tiranes, Arben Meçe, si dhe shumicen e kryegjyqtareve anetare te KLD-se, kane parashtruar edhe nenet qe duhet te shfuqizohen nga Gjykata Kushtetuese, nese KLD-ja vendos per ankimin ne kete institucion. "Ne ligjin e ri, kancelari i gjykates drejton dhe pergjigjet per sherbimet ndihmese ne gjykate. Ai emerohet dhe shkarkohet nga ministri i Drejtesise, ndersa ka kompetenca emerimin dhe shkarkimin e personelit te sekretarise gjyqesore dhe personelin administrativo-teknik te sherbimeve te gjykates. Ai mbikeqyr procesin e organizimit dhe te dokumentimit te ndarjes se çeshtjeve gjyqesore nepermjet shortit, si dhe nenshkruan percjelljen e praktikes se çeshtjes gjyqesore te gjyqtari i caktuar. Qe ne pamje te pare te leximit te ketyre dispozitave ligjore te njepasnjeshme, por edhe ne lidhje me dispozitat e tjera te ketij ligji, verehet qarte se "administrimi i sherbimeve ne gjykate", i kryesuar nga kancelari i gjykates, ne fakt do te thote qe ky administrim eshte nen varesi direkte vertikale te ministrit te Drejtesise", deklaruan ata. Sipas tyre, nje gje e tille ndodh se kancelari emerohet dhe shkarkohet nga ministri i Drejtesise. "Ne kete menyre, duket qarte se keto dispozita i kane hequr totalisht mundesine pushtetit gjyqesor per te administruar sherbimet ne gjykate, duke ia kaluar ne menyre te habitshme Ministrise se Drejtesise, organ i cili i perket kushtetutshmerisht pushtetit ekzekutiv", shprehen anetaret e grupit "radikal". Ata shtojne se pas analizave te dispozitave ligjore, duket qarte se pushteti gjyqesor, administrimin e sherbimeve gjyqesore nuk e ka me nen varesine e tij, por ky eshte aneksuar ne favor te pushtetit ekzekutiv me ane te ministrit te Drejtesise, si nga ana administrative, ashtu edhe ajo financiare.


Grupi i dyte

Grupi "asnjanes", i perbere nga disa kryetare gjykatash dhe disa anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise, ka menduar qe projektligji i miratuar i qeverise "per administraten gjyqesore" te rikthehet per ndryshimet e duhura ne Ministrine e Drejtesise. Ne kerkesat e tyre para anetareve te KLD-se, pjesetaret e ketij grupi mendojne se do te ishte me e arsyeshme nese ministria do te ndryshonte nenet e diskutuara nga gjyqtaret, pa arritur puna deri ne Gjykaten Kushtetuese. "Disa nene te projektligjit ne fjale cenojne sistemin e gjyqesor, duke i dhene me shume atribute ekzekutivit ne cenimin e pavaresise. Mendojme se disa nene per kancelarin apo per buxhetin e gjykatave duhet te rishikohen edhe nje here nga ekspertet e ministrise", mendojne ata. Ata pohojne gjithashtu se fuqizimi i rolit te kancelarit i dobeson kreret e gjykatave dhe gjyqtaret ne pergjithesi.


Grupi moderator

Por KLD-ja, nepermjet nje njoftimi per shtyp dhe gjate takimit te djeshem, hodhi idene se mendimet e ndryshme te gjyqtareve te grumbullohen dhe t‘i dergohen Komisionit te Ligjeve. "Takimi evidentoi si nevoje per ndryshimin ne projektligj te disa dispozitave, formulimi i te cilave mund te lere vend per keqinterpretim, duke u kerkuar saktesimi i tyre, siç jane dispozitat mbi kompetencat e ministrit te Drejtesise, te kryetarit te gjykates dhe te kancelarit te saj", tha KLD-ja. Ajo shtoi se kerkon respektivisht nga Ministria e Drejtesise dhe Komisioni per Çeshtje Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut, qe t‘i jepet nje kohe e arsyeshme per te transmetuar qendrimin zyrtar te konsoliduar, ne nje takim aktiv mes anetareve te tij. s.çobo





Perplasja per sekretaret


Urdhri i ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, per "spiunimin" e gjyqtareve nepermjet nje raporti ditor te pergatitur nga sekretaret e tyre, eshte komentuar edhe nga Kreshnik Spahiu, nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise. Spahiu ka deklaruar se jane kryetaret e gjykatave ata qe trajtojne trupen gjyqesore, ndersa sekretaret thjesht administrojne procesin gjyqesor. "Do te jete nje parim universal qe jane gjyqtaret ata te cilet drejtojne punen gjyqesore dhe administrata nuk mbetet gje tjeter veçse administron procesin. Kjo, padyshim, krijon hapesira dhe rolin drejtues ta kene gjithmone gjyqtaret", u shpreh Spahiu.





Prokuroria e Elbasanit: Gjykata nuk dergoi kerkesen per lirimin e te denuarit Arben Ndoja


Hetimet per prokuroret devijojne

te Gjykata e Apelit Shkoder


Hetimet pas denoncimit te ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, per dy prokuroret e Shkodres qe "harruan nje shtetas ne burg", devijojne dhe vene nen akuze administraten dhe Gjykaten e Apelit Shkoder. Hetimet nga Prokuroria e Elbasanit kane filluar prej dy muajsh dhe dosja eshte regjistruar ne sekretarine e ketij organi akuze, pas qendrimit disaditor ne Prokurorine e Shkodres, cila ka shpallur moskompetencen. "Jane kryer dhjetera veprime hetimore dhe kane ngelur disa procedura te tjera dhe mendoj se brenda 10 diteve do t‘i jepet nje perfundim", u shpreh per gazeten "Shqip" drejtuesi i Prokurorise se Elbasanit, Elvin Gogaj. Kryehetuesi i Elbasanit pohon se te gjithe personat jane pyetur si deklarues dhe ne momentin qe do te behet verifikimi, numrat e protokollit, hyrje-daljet e vendimit qe personi qe ka ngelur ne burg padrejtesisht, do te dalin edhe personat pergjegjes. Do te verifikohet momenti kur ka marre dijeni prokurori, kur ka marre dijeni sekretaria, kryesekretaria, kur ka hyre vendimi ne Prokurorine e Shkalles se Pare, sa eshte vonuar ne momentin qe ka hyre dhe i eshte derguar burgut, sa e ka mbajtur burgu etj. Kur te behen keqyrjet e protokolleve do te dalim me nje konkluzion se kush eshte fajtor per kete", u shpreh Gogaj. Ai tha se asnje person nuk eshte perjashtuar nga hetimi, duke shtuar se "ne momentin qe do te verifikohet hyrja e vendimit do te vendoset per gjithçka. Por nese vendimi ka hyre nje muaj pare dhe nuk eshte bere ekzekutimi, normalisht qe edhe prokurori ka pergjegjesi te drejtperdrejte, sepse e ka mbajtur vendimin te pa ekzekutuar. Detyrimin ligjor e ka 48 ore". Nderkohe, institucioni i drejtuar nga Ina Rama pohon se shkelesit e ligjit per lenien ne burg te nje shtetasi jane gjyqtaret, jo prokuroret. Zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme thane se kane kryer nje inspektim ne muajin prill te ketij viti ne Prokurorine e Shkalles se Pare dhe te Apelit Shkoder. Jane gjetur disa parregullsi me ekzekutimin ne kohe te nje vendimi, por gabimi ishte nga Gjykata e Apelit Shkoder. Duke perpiluar nje raport, akuza qendrore ka lajmeruar ministrin e Drejtesise per shkeljet, por ai ka kryer kallezim penal ne drejtim te prokuroreve. Gjithsesi akuza qendrore sakteson se çeshtja, eshte ende nen hetim.

Tre ore debate ne KLD, gjyqtaret kunder Alibeajt


Kryegjyqtaret: "Projektligji per administraten gjyqesore cenon pavaresine e gjyqesorit". Te gjitha batutat


Keshilli i Larte i Drejtesise dhe kryetaret e Gjykatave kane kundershtuar projektligjin e paraqitur nga qeveria per administraten gjyqesore. Tre nenet, qe percaktojne kompetencat e reja te ministrit te Drejtesise mbi gjykatat dhe emerimi i kancelarit nga ministri, jane cilesuar nga anetaret e KLD-se si shkelje e hapur e pavaresise se gjyqesorit. Debatet jane zhvilluar pergjate tre oreve ne takimin konsultativ ne Keshill, ku ishte i pranishem edhe ministri Alibeaj, ne cilesine e anetarit.

Duke nenvizuar si shume problematike projektligjin per administrimin e gjyqesorit, kryegjyqtaret theksuan se nenet prekin pavaresine e gjyqesorit dhe i duhen kufizuar kompetencat Ministrise se Drejtesise. Deklaratat e tyre ndaj projektligjit te qeverise ishin tejet te ashpra dhe ne bllok. "Projektligji, duke menjanuar kreun e Gjykates nga shume funksione, cenon integritetin dhe punen e gjyqtareve", ka qene refreni i gati te gjithe kryetareve te Gjykatave te Faktit ne vend, qe jane edhe anetare te KLD-se. Duke nenvizuar si shume problematik projektligjin per administrimin e gjyqesorit, kryegjyqtaret theksuan 3 nene te tij, qe prekin pavaresine e gjyqesorit. Ne mbledhje fillimisht foli kreu i Gjykates se Tiranes, Albert Meçe. Jo vetem qe hodhi poshte me argumente te shumte projektligjin me te fundit te Ministrise se Drejtesise "Per administraten gjyqesore", por shkoi edhe me tej, duke kerkuar kufizim te kompetencave te ministrit te Drejtesise. Pasi degjoi qendrimin e kryegjyqtareve, ministri Alibeaj, mbrojti me argumentet e tij projektligjin e qeverise. "Projektligji nuk flet per varesi te administrates, ai flet per statusin e administrates", artikuloi ai. Nderkohe, nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, ne rolin e drejtuesit te mbledhjes, ne mungese te Presidentit Topi, pasi degjoi palet kerkoi qe Keshilli i Larte i Drejtesise brenda 7 ditesh te pergatise nje relacion te pergjithshem juridik per rezervat ndaj pr/ligjit. Ky relacion do t‘i paraqitet Komisionit te Ligjeve, i cili, gjithashtu sot, realizoi nje seance degjimore rreth ketij ligji te ri per gjyqesorin. Me poshte, gazeta publikohen disa nga batutat me pikante te hedhura ne mbledhje nga anetaret e KLD-se, kryegjyqtaret dhe ministri Alibeaj.

Armando Subashi, anetar i KLD-se:

Ky projekt i ka dhene kompetencen ministrit qe te percaktoje me urdher strukturen e organiken e gjykatave. Une do te isha i mendimit qe struktura e gjykatave te paraqitet nga vete ligji, pra vete ligji duhet te percaktoje sektoret baze, qe do te funksionojne ne gjykate. Ky ligj merr persiper qe te perfaqesoje ne menyre tangente disa kompetenca, por qe ne fakt jane shume te rendesishme dhe ndikojne pikerisht ne ate shqetesim qe kemi ne pavaresine e pushtetit gjyqesor, ne funksionimin e perditshem te punes se gjykatave.

Altina Xhoxhaj, anetare e KLD-se:

Te neni 6-te, te pjesa "kancelari i gjykates", shikoj qe jane dhene shume kompetenca kancelarit te gjykates, kur ne ligjin per organizimin e pushtetit gjyqesor jane te percaktuara se çfare ben kancelari i gjykates, eshte neni 38. Dhe nuk thuhet ne kete ligj qe te dale nje akt tjeter i mevonshem ligjor, ose nenligjor, qe t‘ia shtoje keto kompetenca.

Arben Meçe, kryetar i Gjykates se Tiranes:

Nese kancelari i gjykates nuk zbaton nje nga urdhrat qe kryetari i gjykates ka nxjerre ne kompetencat qe njeh neni 18 i ligjit per administrimin ligjor, do t‘i duhet t‘i drejtohet ministrit. Nese ketu edhe kryetaret e gjykatave dhe Keshilli i Larte i Drejtesise ndajne te njejtin mendim, siç thote neni 5 i projekt-rregullores, personalisht mendoj se duhet te kete nje rregullim tjeter. Behet fjale per detyrat e ministrit ne kompetencat e tij. Parashikohet se struktura e organika e administrates gjyqesore per çdo Gjykate te Shkalles se Pare dhe te Apelit, percaktohen me urdher te Ministrise se Drejtesise. Une mendoj qe ky paragraf eshte shume i gjere, ndoshta ligjvenesit duhet te percaktojne dhe nga se do te niset ministri i Drejtesise per te percaktuar strukturen dhe organiken.

Artur Malaj, kryetar i Gjykates se Vlores:

Kemi te bejme me nje ligj, qe ne disa nene te tij shkel rende pavaresine e gjyqesorit. Kushtet per pranimin ne pune, procedurat, menyra e fillimit e mbarimit nuk jane. Po ta shikojme ligjin nen per nen, do te shikojme qe askund ne kete ligj nuk gjendet se si rekrutohen, se si jane menyrat e karrieres e me radhe e me radhe.

Enkelejd Alibeaj, minister i Drejtesise:

Nuk ka asnje lloj lidhjeje shkakesore as te larget me synim cenimin e pavaresise se sistemit gjyqesor. Gjyqtaret do te vazhdojne punen e tyre te pandikuar dhe te pa influencuar nga administrata. Tani do te kene edhe ndihmesit e tyre, qe do t‘u sherbejne, te cilet do te jene te mirepaguar dhe do ta kene per nder qe t‘i sherbejne procesit gjyqesor. Te rrisesh rrogat, pagat e administrates gjyqesore, kjo te çon ne cenim te pavaresise se gjyqesorit?! Lidhje te tilla logjike pa vend, nuk mund t‘i gjej dot askund ne kete ligj.






Administrata gjyqesore



Struktura e gjykatave

Ministri i Drejtesise fiton te drejten per emerimin e gjyqtareve, ngritjeve ne detyre, apo levizjeve paralele te tyre. Nepermjet nje projektvendimi te miratuar nga qeveria, "Per administraten gjyqesore", duke filluar prej 1 janarit te vitit te ardhshem, ministri i Drejtesise eshte autoriteti pergjegjes per percaktimin e struktures dhe organikes se administrates gjyqesore te çdo gjykate te Shkalles se Pare dhe te Apelit


Ngritja ne detyre

Shefi i Ministrise se Drejtesise do te percaktoje, nepermjet nje akti nenligjor, procedurat e rekrutimit, ngritjes ne detyre, konkurrimit, levizjes paralele, masave disiplinore dhe vleresimit te rezultateve ne pune. Keto çeshtje do te rregullohen ne keshillim me kryetaret e gjykatave. Roli i kryetarit te gjykates konsiston ne informimin e ministrit te Drejtesise lidhur me çeshtje te drejtimit administrativ te gjykates.


Administrata

Statusi i administrates gjyqesore perqaset me ate te nepunesit civil te administrates publike dhe ajo çka eshte me e rendesishme, administrates i njihet trajtim i njejte financiar me punonjesit e Ministrise se Drejtesise. Per shkak se projektligji ka efekte financiare, fillimi i efekteve financiare i eshte lene vitit te ardhshem financiar. Trajtimi financiar te pershtatshem dhe ne perputhje me rendesine qe ka vete kjo pjese e sistemit gjyqesor.



Berisha per p/ligjin

"Ky projektligj vendos standarde evropiane ne administraten gjyqesore, si dhe vendos standarde te reja, sa i perket transparences se kesaj administrate. Projektligji eshte ne kuadrin e reformave qe do te ndermerren per sistemin gjyqesor", u shpreh Kryeministri Berisha. Ne hartimin e tij kane dhene kontribut eksperte te misionit EURALIUS dhe te Keshillit te Evropes.


 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit