Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Sport
Godet me grusht shokun e skuadrės, Horsens prish kontratėn me Berishėn

Publikuar me : 28.05.2009 Origjina : Gazeta Shqip Lexuar : 469 here.

Besart Berisha ka mbyllur perpara kohe huazimin e tij me Horsens, ne SAS Ligaen nga anglezet e Bernlit. Pas problemeve disiplinore te muajit te fundit, ku sjella e lojtari te Kombetares shqiptare eshte cilesuar "e denje per nje adoleshent", dje ne mesdite ka ardhur edhe perjashtimi nga skuadra. Shkak eshte bere goditja me grusht ne koke e sulmuesit shqiptar, ndaj shokut te skuadres, Kenet Emil Petersen, ne seancen stervitore te se henes. Pas incidentit, drejtuesit e klubit vendosen te nderpresin bashkepunimin me sulmuesin kosovar, por pa dhene detajet. "AC Horsens ka vendosur te nderprese me efekt te menjehershem bashkepunimin me Besart Berishen. Ai eshte perfshire ne nje incident ne stervitjen e se henes dhe si pasoje nuk do te aktivizohet me skuadren tone", thuhej ne deklaraten e Horsens. Megjithate, mediat daneze kane zbuluar per çfare behej fjale: nje sulm fizik i Berishes ndaj nje shoku te skuadres. Sipas tyre, mbrojtesi Petersen e ka kritikuar 23-vjeçarin per impenjimin e paket, ndersa kuqeziu reagoi duke e goditur. Ështe dashur nderhyrja e lojtareve te tjere te Horsensit per t‘i dhene fund "çmendurise" se Berishes. Trajneri Henrik Jensen nuk ishte prezent gjate episodit, por u njoftua nga ndihmesit e tij. Sipas drejtuesit te stolit, nuk ka dyshime: sulmuesi duhet te beje valixhet gati dhe te kthehet ne Angli. "Nuk mund ta pranojme nje veprim te tille. Kjo sjellje me ka zhgenjyer, por ne kemi rregulla dhe per klubin ky incident eshte i papranueshem", tha Jensen. Horsens duhet te fitoje ndeshjen e fundit te kampionatit dhe te shpresoje qe Sonderjisk te humbase, per te mbijetuar ne elite. Ndersa Berisha kthehet te Bernli, qe me fitoren 1-0 perballe Shefilld Junajtid, ne takimin "play-off" te luajtur te henen, eshte rikthyer ne Premiership pas 33 vjetesh.

 

 





Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

1.0/10 (5 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit