Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gomere dhe makina

Publikuar me : 11.07.2010 Ne : Kuriozitete - 170 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Çdo dite, kur dalim nga shtepia me makine e derisa arrijme ne destinacion shajme te tjeret te pakten 3 here. Sepse, ne trafik ka vetem njerez qe na acarojne. Ne, i japim makinave ashtu si jetojme. Ne kaos, jashte rregullave, me arrogance, me dhune e duke share te tjeret.

MAKINAT SI STATUS
Ne nje vend ku nuk ka me sistem vlerash te stabilizuar e vetmja gje qe na ka mbetur per te na percaktuar kush jemi, eshte makina. Edhe karrocieri me kale ka nje targe makine gjermane ne derrasen prapa karroces.
Makina, na ben keta qe jemi. Pavaresisht se statusi do duhej te percaktohej paralelisht nga disa elemente. Nje makine e shtrenjte duhet te shoqerohet me nje shtepi luksoze, me nje pune a profesion shume fitimprures, me nje status te larte social, etj.
Shqiperia eshte vendi ku njerez me makina 100mije euro, pine kafe 30lekeshe ne klube te ndyra lagjesh, skane pune, kane nje dhome e nje kuzhine, dhe shpesh sdine te shkruajne as shqip.

MERCEDESI ME 200 LEKE BENZINE
Burri i karburantit po me tregonte historine e nje Mercedesi luksoz qe i jepnin 2 te rinj, te cilet kishin kerkuar qe tu hidhte 200 leke te reja benzine. Aq lek kishin ne xhep, pavaresisht se udhetonin me makine 40mije euro. Ashtu si jetojme Ne jetojme per tu dukur. Rendesi ka si dukemi, jo si jemi.

TIMONI ANGLEZ
Shija per makinat ndjek nje mode te caktuar. Ne fillim doli moda e X5-es. Kjo te bente te dukeshe tip me lek dhe i zoti. Po X5-a te grinte nga kredia. Pastaj erdhi moda e Hummerit. Kjo te bente te dukeshe garip, e jashte formatit. Po Hummer-i te grinte nga benzina.
Tani ka dale moda e timonit anglez. Shoh ne rruge nje sasi cuditerisht te madhe makinash me timon nga e kunderta. Shoh Wolksvagen, BMW, madje kam pare dhe nje Fiat me timon nga e djathta!!
Ti japesh asaj makine ne rruget qe jane projektuar per timon kontinental eshte siklet. Megjithate, komoditeti ka pak rendesi. Rendesi ka ta kemi timonin mbrapsht, ndryshe nga normalja.
Ashtu si jetojme Bejme gjithmone, gjithcka mbrapsht.

E KUQJA
Shkelja e te kuqes, mjafton qe polici te jete me kurriz, eshte menyra sesi ne e ndertojme gjithe jeten tone.
Ashtu si jetojme Jemi gati ti shkelim ligjet, mjafton qe te mos na shohe ai qe na ndeshkon.

FERRARI KUNDER FIAT
Sa me e shtrenjte te jete makina, aq me e madhe eshte arroganca e atij qe e ka.
Sa me luksoze makina, aq me shume pretendon ai qe e ka qe te tjeret duhet ti hapin rruge, edhe kur eshte kundra-vajtje. Mjere ai qe eshte me Fiat. Eshte i detyruar ti hape rruge arrogances, pavaresisht ka te drejte a jo. Ashtu si jetojme Sa me i madh pushteti, sa me i madh posti, aq me te paprekur e mbi ligjin ndjehemi.

MAKINAT KUNDER KEMBESOREVE
Arroganca me e madhe eshte ajo qe njeriu ne makine shfaq ndaj atij qe eshte ne kembe. Nje vajze qe pret autobusin, pra qe nuk ka kush ta percjelle me makine, na duket per meshire. Shoferet ankohen qe njerezit ketu ecin si lopet. Kur ne vete u japim makinave si te ishim krokodile. Qytetet, ne fakt, jane ndertuar per njerezit, jo per makinat. Makina eshte vetem nje nga objektet qe lehteson ekzistencen, si sapuni, tamponi apo hekuri i hekurosjes.
Qyteti i perket njeriut, jo makines. Por, ne rruget tona makina eshte mbreti qe duhet ti hapim rruge.
Kembesoret e kapercejne rrugen duke vrapuar si lepuj. Edhe ne vijat e bardha duhet te presesh 20 minuta qe te mund te kalosh, se askush nuk ka respekt per ate qe ecen ne kembe. Ai qe ecen ne kembe, na duket i paperfillshem. E cfare mund te na beje? Ne jemi te rrethuar me 1 ton hekur, ai peshon 65 kile me gjithe kepuce!
Shtype! Shih si vrapon! Sa gallate!!
Dhe me e keqja, ata qe vuajne si kembesore nga makinat, sapo marrin makine behen po aq te keqij. Kembesoret vete jane pajtuar me fatin e te qenit inferiore ne kete qytet.
Ashtu sic jetojme Çdo njeri i veshur me sadopak pushtet e shperfill pa meshire ate nuk ka pushtet. Ky i fundit, po erdhi ne pushtet te beri gjemen! Njeriu me makine shperfill ate me biciklete; njeriu me biciklete, ate ne kembe. Njeriu ne kembe shperfill qente e rruges. Qente, na duan te gjitheve, pavaresisht nese jemi ne kembe, me biciklete a me Mercedes.

ÇELESAT NE DORE
Shprehja celesat ne dore ilustron me mire se cdo gje menyren sesi ne e kemi ndertuar shoqerine.
Pa pritur shqyrtimin zyrtar te ceshtjes, pa u sqaruar fare, ne ia leme ne dore celesat atij tjetrit, medemek bej cte duash, une e mora vendimin.
Ashtu sic jetojme Vetegjyqesi. Arrogance. Dhune. Abuzim.

FEMRAT NE TIMON
Patriarkalizmi jone pasqyrohet edhe ne ate qe mendojme per femrat ne timon. Sic i gjykojme inferiore ne jete i gjykojme edhe ne makine. Madje, edhe polici e le te kaloje nje femer shkelese. E konsideron si nje te penguar mendore.
- Lere, femer. Aq di!
Personalisht, te tera incidentet i kam pasur me shofere meshkuj. Jo se femrat nuk bejne gabime, por ne pamundesi te statistikave zyrtare mendoj qe femrat jane po aq te paafta sa dhe meshkujt ne te njejten perqindje.

MIX TO MIX
Shikoni makinat e ndaluara ne semafor. Asnjera ne vije. Asnjera ne korsi. Shumica mbi vize.
Te vendosura shtrember, si opinionet tona, si politika jone, si qendrimi jone ndaj gjerave. Makina para jush qe bllokon dy korsi. Ruan cila te levize me shpejt, ai te kete mundesine te futet ne te. Ashtu sic jetojme i duam te tera per vete, asgje mos te leme per te tjeret.
Makina te parkuara ne radhe dyshe. Pune e madhe se nuk ka si te dale ai tjetri. Pune e madhe se mund te kete nje urgjence ne spital e nuk ka si nxjerr makinen. Pune e madhe se pret dy ore qe ti lirojme rrugen.
Ashtu sic jetojme Sna behet vone per tjetrin. Dhe tjetri, sa i vjen rasti na e kthen njesoj.
Shofer i ri. Kjo leter eshte absurde ne xhamin e makines. Ne momentin qe te kane dhene patenten te kane konsideruar te afte per ti dhene makines ne cdo rrethane.
Ashtu sic jetojme Ne e mesojme doren rruges. Futemi te papergatitur ne nje profesion apo detyre, dhe ia marrim doren rruges ne kurriz te atyre qe sna kane asnje borxh. Keshtu dhe mjeket, dhe politikanet, dhe juristet.

NE RRUGE BREDHIN KLUBE E MAKINA
Trafiku ne Tirane eshte vrases. Kete e perdorim si justifikim per menyren si sillemi, si parkojme, si futemi kundra-vajtje, si dhunojme shoferet e tjere e kembesoret. Dhe harrojme qe trafikun e bejme ne.
Ne jemi vrasesit. Ne vrasim shpirtin e te tjereve, dhe e bejme kete qytet stresant e te urryer. Stresi qe i shkaktojme shofereve te tjere, kembesoreve e bicikletave me sjelljen tone te papergjegjshme eshte vrasje e ngadalte. Ne i plakim te tjeret para kohe e ata na e kthejne po njesoj. Ne i japim makinave ashtu si jetojme. Ne kete qytet, ne jetojme duke mosrespektuar njeri-tjetrin. E duke ua nxire jeten.

*Çdo te diel ne Shekulli dhe Shekulli Online

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit