Nje person i armatosur hyri ne nje salle lojerash fati ne rrugen "Myslym Shyri", duke marre nga arka 3.5 milione leke te vjetra Perpara se te largohej, autori i ngjarjes kercenoi rojen e sigurise, disa jave me pare ne te njejten rruge ndodhi nje supergrabitje
TIRANE- Vetem pak jave pas nje grabitjeje me arme te filialit te nje banke te nivelit te dyte ne rrugen "Myslym Shyri", maskat godasin serish.
Nje salle lojerash fati elektronike, u sulmua dje ne mengjes heret nga njerez te armatosur te cilet munden te merrnin nga arka te gjithe shumen e parave qe mendohet se ishte grumbulluar nga kjo salle per gjate mbremjes se te martes duke u gdhire dita e djeshme.
Grabitja e kazinose ndodhi rreth ores 05:00 te mengjesit te dites se djeshme, ku nje person i maskuar dhe i armatosur hyri ne ambientet e salles se lojerave te fatit qe ndodhet ne rrugen "Myslym Shyri" dhe dyshohet te kene marre nga aty nje shume prej rreth tre milion e gjysme leke te vjetra. Autori qe ka realizuar grabitjen, ka mundur ti shpetoje arrestimit te policise, duke u larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.
Grabitja
Kur agimi po zbardhte diten e djeshme, kazinoja ne rrugen "Myslym Shyri", dukej se kishte mbledhur nje dore te mire parash, nga klientet qe e kishin frekuantuar ate gjate oreve te vona te te martes. Duheshin edhe se paku dy ore qe turni te mbyllej dhe xhiroja te dorezohej. Nje person kaloi deren kryesore te kazinose ndersa me vete kishte nje arme zjarri, pistolete.
Menjehere ai eshte shfaqur tek arka, i maskuar ndersa ne dore mbante armen, duke i kerkuar punonjesit ti dorezonte te gjitha kartemonedhat e mbledhura. Nuk eshte dashur shume dhe parate jane bere te personit te armatosur ndersa ai eshte larguar me shpejtesi qe aty.
Hetimi
Nga hetimi i specialisteve te zyres se Vjedhjeve me dhune dhe me Arme, mesohet se ngjarja eshte kryer nga nje person i vetem, i cili nen kercenimin e armes arriti te marre shumen e lekeve qe gjendeshin ne ato momente ne arken e kazinose.
Kazinoja e vendosur prane ish- kinema "Dajtit", u be objekt i grabitjes ne oret e para te mengjesit, ku levizjet ne ate zone ishin te rralla, duke bere qe grabitesi te largohet pa u vene re nga persona te tjere.
Ne largim e siper, sipas burimeve te policise autori i grabitjes kercenoi rojen e salles se lojerave te fatit.. Menjehere pas ngjarjes, policia mberriti aty pas njoftimit te marre per te nisur hetimin e krimit.
Oficeret e zyres se grabitjes kane marre deklarimin e punonjesit qe ka qene ne kazino, ne kohen kur personi i armatosur ka hyre brenda me qellim grabitjen e lekeve qe ndodheshin ne arken e salles se lojerave te fatit, qe ndodhet ne rrugen "Myslym Shyri".
Punonjesi eshte pyetur me detaje per veprimet e autorit te ngjarjes si dhe per ndonje karakteristike te vecante te tij, me qellim identifikim dhe arrestimin e personit qe dyshohet se grabiti kazinone me arme zjarri. Ne pyetje eshte marre edhe administratori i salles se lojerave te fatit, i cili ka deshmuar rreth ngjarjes.
Dje ne mengjes heret mesohet se policia ka ushtruar kontrolle te shumte ne rrugen "Myslym Shyri", por pa arritur qe te bjere ne gjurmet e autorit te dyshuar te ngjarjes.
Nderkohe hetimet po vazhdojne per zbulimin e autorit te grabitjes se lekeve ne kazino dhe nese ky i fundit eshte ndihmuar nga persona te tjere per tu larguar nga vendi i ngjarjes.
3.5 milione leke dyshohet te jete shuma e grabitur dje ne mengjes ne kazinone qe ndodhet ne rrugen "Myslym Shyri", ne kryeqytet, afer ish- kinema Dajtit.
1 person i vetem i armatosur hyri ne kazino mengjesin e djeshem, ndersa nen kercenimin e armes ai mundi te marre parate. Policia dyshon se ai eshte ndihmuar nga nje i dyte
80 mije euro afersisht dyshohet te jete shuma e lekeve te grabitura ne filialin e nje banke te nivelit te dyte, e cila u sulmua tri jave me pare me arme vetem 200 metra larg ngjarjes se djeshme
Para tri javesh u grabit dega e nje banke aty prane
Rreth tre jave me pare, me daten 17 shkurt te ketij viti, disa metra larg vendit ku ndodhet kazinoja qe u grabit dje, dy persona te armatosur grabiten nje filial te nje banke te nivelit te dyte duke marre nga aty nje shume te konsiderueshme lekesh.
Ngjarja ndodhi ne mengjes e kesaj date rreth ores 08:30, kur dy personat qe realizuan grabitjen hyne ne menyre te shpejte pas punonjesve te filialit te bankes duke i detyruar ato te dorezonin parate qe gjendeshin ne ato momente ne kasaforte, shume qe dyshohet se kapte shifren e rreth 80 mije eurove.
Ne momentin kur autoret e grabitjes hyne per te marre parate, ata munden te shmangin edhe rojen e sigurise se objektit i cili sipas njoftimit zyrtar te policise per ngjarjen nuk ndodhej ne vendin e tij te sherbimit sipas menyre se percaktuar per te ruajtur godinen e bankes.
Pas kesaj ngjarjeje, policia ndaloi rojen e bankes per shperdorim detyre, i cili me pas u la i lire nga gjykata per mungese provash.
Per kete grabitje Policia e Tiranes njoftoi se do te shperbleje me 10 milione leke te vjetra personin qe do te jape informacion per autoret e grabitjes se filialit te bankes, ne rrugen "Myslym Shyri", mengjesin e dates 17 shkurt.