Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Grate tona jane zbukuruar rende

Publikuar me : 19.06.2010 Ne : Kulture - 256 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Koleksionisti Lulzim Perati prezanton ne MHK koleksionin e stolive te gruas shqiptare. Punime te rralla te brezit, vjerresit, qostekut, gjerdanit te derdhura ne argjend, te shek XVII-XIX


Koleksionisti 61-vjecar Lulzim Perati prezanton ne Muzeun Historik Kombetar 24 koleksione te plota stolish nga Malesia e Madhe, Dukagjini, Çermenika, Shkodra, Zadrima, Mirdita, Mati, Rajca, Korca, Çameria, qe i takojne shekullit te XIX, por edhe periudhave me te hershme.


Etnografet dhe studiuesit flasin per elemente te mesjetes se hershme. Etnografia Aferdita Onuzi, e cila e ka ndihmuar Peratin ne ballafaqimin shkencor te objekteve, e vleresoi koleksionin per larmine dhe punen serioze ne ruajtjen e stolive dhe ne pasaportizimin e cdo objekti.


Binin ne sy stolite e grave te veriut per larmine, ndersa jugu me i permbajtur. Ne krah te stolive qendrojne kostume te grave qe vijne nga familjet e kamura te Elbasanit, Krujes, Beratit, kostumi qytetar qe vishej ne Durres, Tirane, Korce dhe fustani i Leskovikut, me brez argjendi, kapele dhe pantofla.


Veshjet ishin aty per te treguar sesi rrinin stolite ne to, si kombinoheshin dhe stiseshin per te vene ne pah hiret e gruas.


Perati flet rreth punes 20-vjecare per pergatitjen e koleksionit, tipet e stolive dhe sa me rendesi ishin ato per gruan shqiptare.

Z. Perati sa kohe i keni dhene nga jeta juaj kerkimit te stolive qe shohim sot ne ekspozite?


Kam qysh prej vitit 1987 qe grumbulloj stoli te grave shqiptare dhe mbi tri vjet qe mundohem te vendos cdo stoli sipas kritereve kronologjike, historike dhe etnografike. Per kete kam pasur mbeshtetjen e profesoreve, etnografeve. Sistemi shkencor ka tri vjet e katert muaj qe merr kohen time.


Çprofesion keni? Çe shtyn nje burre te gjurmoje stolite e grave shqiptare?


Kam punuar teknik i mesem elektrik. Besoj se ka te beje me origjinen e familjes sime, qe konsiderohej e pasur per vitet 900. Gjyshi im ka qene nenkolonel ne kohen e Zogut, babai kapiten. Ne shtepine time kam pare materiale te tilla dhe punime artizanale. Fillimisht kam koleksionuar pulla, monedha, kartemonedha.


Kontakti i pare me argjendin, ka qene ne veriun e Shqiperise ku shkoja shpesh me sherbim. Kur pashe dy kryqe, aty me lindi ideja qe ti grumbulloj. Pas nderrimit te regjimit, mori hov me shume ky pasion imi.


U hapen ca dyqane ne Kruje, ne Shkoder, Tirane. Njerezit kishin nevoje per ti shkrire shume objekte argjendi ose per ti shitur. I kam miq gati te gjithe argjendaret e Shqiperise. Ata me ruajne objekte me vlera. Dikush nje kopse, dikush nje gjerdan.


Eshte nje pasion i vecante jo vetem imi, por edhe i familjes sime. Gruaja, vajzat qendisin, riparojne pjeset e qendisura. U bene 23 vjet dhe prape nuk jam i kenaqur. Them kam lene manget Peshkopine, Kukesin, Tropojen, skam Kosoven. Mendja me rri aty.


Me cshohim cdo grua e koleksionit tuaj, eshte e plote 24 komplete stolish. Si ia keni dale me kaq shume detaje sa kerkoka kjo pune?


Me mundim te pazakonte. I lodhur fizikisht, i lodhur monetarisht, me kufizime te medha. Nuk mund te besohet, qe une banoj ne Shijak, 8 km larg nga Durresi dhe kam njezet vjet qe nuk e kam shijuar njehere bregdetin. Me vjen keq se e kam privuar edhe familjen.


Me konkretisht mund tju them se kam gjetur shume stoli ne Shkoder sepse ka pasur tri kater dyqane antikuaresh edhe gjate regjimit komunist. Sidomos pas 88-es, filluan aty-ketu te dalin ne shitje.


Ne vitin 1990, ne tregun e Lezhes, Shkodres, Krujes qytetaret filluan te shisnin kostumet. Te tjera stoli i kam grumbulluar nga miqte qe i njihja. Une nuk shkoj neper keto krahina.


Ka njerez te tjere qe rremojne dhe me lajmerojne. Jane grupe kundrejt nje pagese. I kam te gjitha te blera, asgje nuk eshte dhurate. Per shembull nga Çameria, qosteku me gjithe sahat ka qene i gjyshes se mikut tim, me te cilin kemi qene ne shkolle bashke. Ai donte te ma jepte, por nuk kam preferuar dhurata. Kam dashur gjithmone ti kem te miat.


Pasi gjenit materialin, si e plotesonit me te dhenat etnografike?


Njeriu qe te mesoje duhet te pyese. Kisha degjuar per etnografen Aferdita Onuzi. Kam lexuar literature, qysh nga Rrok Zojzi, Andromaqi Gjergji. Me zonjen Andromaqi njihem, i shkoja edhe ne shtepi per konsultime.


Ne vitin 1993 rastesisht njihem me profesoren Aferdita Onuzi dhe qysh nga ai moment, me eshte lehtesuar puna. Jam takuar me profesor Agim Bidon.


Me ndihmojne per percaktimin e datave, te zones. Per shembull, kemi dy lloj gjerdanesh qe afrojne me njeri-tjetrin, po u perkasin dy zonave te ndryshme. Duken sikur jane te njejte, por nuk jane. Ka ballafaqime etnografike qe jane te pafundme.

Fotografite e Marubit si ju kane ndihmuar?


Marubi me ka ndihmuar shume per te vendosur grupet e stolive. Kemi fotografi te nje gruaje nga Malesia e Madhe e fotografuar. Ajo eshte dokument historik.


Eshte fat i madh per Shqiperine qe ka pasur nje fotograf si ai qe ka lene nje thesar. Mbi 20 stoli i kam te gjitha te fotografuara dhe jane te regjistruara ne zyren e trashegimise kulturore, pavaresisht se eshte pasuri e imja.


Duke punuar gjate me historine e stolive, cthone ato per jeten e gruas shqiptare?
Tregojne qe eshte respektuar gjate shekujve. Tregon edhe qe burrat shqiptare jane bujare, kane pasur deshire ta stolisin gruan dhe gruaja ka vleresuar vetveten. Kur i shoh te gjitha stolite imagjinoj nenen time, me kalojne para syve grate e asaj kohe. Njera me e vecante se tjetra, se pervec ketyre kane pasur edhe kostumet.


Çfare nivelesh shoqerore perfaqesojne?


Jane shtesat e mesme dhe te pasura. Jo shume te pasura sepse ato kishin stoli ari. Te pakten nga hulumtimi qe kam bere, tek stolite e arta nuk ka pune artizanale. Kane nje zinxhir, ku varet nje monedhe. Ketu kemi te bejme edhe me artizanat. Te kjo ekspozite shohim ckane bere artizanet shqiptare.


Ne viteve 1700-800, argjendi ishte shume i cmueshem, vleresohej shume. Nje kostum Tirane nuk mund ta bleje me pak se 40-50 napolona ar. Jane perla.


Si i ndani ne kategori stolite?


I ndaj ne tri tipe. Stolite e Shqiperise se Veriut, Qendrore dhe stoliste e Jugut dhe Juglindjes. Ne Shqiperine Qendrore kemi stoli te grave myslimane, stoli veriore te grave katolike dhe ato te juglindjes jane te grave ortodokse.


Stolite veriore jane prej argjendi te lare me ar, te stolite qendrore kemi argjendin e paster dhe te bardhe, ne juglindje kemi punimin e argjendit me savat, tip pakti me derdhje, me rrahje dhe pune me kalem. Jam perpjekur qe ti paraqes nga ana grafike, ne menyre qe te imagjinohet nje grua e stolisur varesen ne qafe, gjerdanin e pare, gjerdanin e dyte, qostekun.


Diku jane me te ngarkuara stolite si ne Malesine e Madhe, Zadrime; diku me te lehta si ne Shpat, Matin, Dukagjin. Ne juglindje jane pak me te renda sepse aty duken brezat e medhenj. Stolite e minoritetit grek jane me te lehta, edhe ato te zones se Korces. Pergjithesisht grate tona kane qene zbukuruar rende.


Perse tek pjesa e Çamerise shohim vetem qostekun dhe tokezat?


Çamet jane rrenuar kur kane ardhur dhe nuk gjendet e plote stolia.


Cilat jane me te vjetrat qe keni?


Stolite e Labinotit, te Gramshit, Librazhdit, Rajces, qe datojne nga mesi i shekullit te XVIII. Nuk mund te flasim per data te sakta ne etnografi. Keto jane punime artizanale dhe duke u keshilluar me etnografet, nxjerrim afersisht daten.


Çfare ndryshon nga stolite e burrave?


Burrat kane me pak stoli dhe kane nje sektor zbukurimi tjeter. Kane qosteket e armeve, qosteket e sahateve, kane silahet, aty-ketu kane unaza. Stolite me te bukura te burrave ishin armet, qosteku i sahatit, cigarishtet. Eshte nje sektor tjeter qe uroj ta organizoj ne nje ekspozite.


Ku ruhet koleksioni?


Ne kuzhine ku rri vete, i kam vendosur ne mure dhe i shijoj cdo moment. Jane ne korniza me xham te mbyllur, ne temperature mesatare 15 grade. Po nuk moren oksigjenin, metalet e kane kete karakteristike, nuk oksidohen. Sidomos argjendi eshte metal i pasur fisnik. Po keshtu kemi metale argjendi te lare me ar dhe ari eshte mbrojtes akoma me i mire.


Tani cfare pune beni ne Shijak?


Punoj ne riparimin e mobilieve te vjetra, po me antikuare.


A nuk mendoni se duhet te nxiten nisma te tilla?


Ne Muzeun Historik Kombetar qysh ne momentin e pare qe jam paraqitur me dhane pergjigje pozitive per hapjen e ekspozites.


Ata ofruan kete vend. Aq kane mundesi. Ata jane si une. Une jam nje koleksionist privat, ata jane nje koleksionist shteteror.


Edhe Ministria e Kultures me ka dhene mbeshtetje. Mendoj qe ne te ardhmen te bejme nje album. Shpresoj qe te behet.


Sa kohe do te rrije e hapur ekspozita?


Une e kisha per ta hapur per 10 dite, por propozimi nga drejtoria e Ministria eshte qe te rrije e hapur gjate gjithe muajve te veres.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit