Publikuar me : 14.07.2008 Ne :
Rajoni - 305 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Te pakten 12 persona jane lenduar sot , kur nje tren pasagjeresh eshte perplasur ne disa vagona, qe jane shkeputur nga kompozimi tjeter ne rajonin Lamia ne Greqine qendrore, beri te ditur policia. Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur ne nje ure hekurudhore para agimit, kur treni ka udhetuar nga Selaniku drejt Athines eshte perplasur me vagonet, nga shkaqe tani per tani te panjohura jane shkeputur nga treni ngarkues qe ka qene ne levizje para tij.
Hekurudhat ne Greqi njoftuan se ne mesin e te plagosurve eshte edhe drejtuesi i trenit i cili eshte ne gjendje te rende kritike.
Policia i ka marre dy drejtuesit e trenit ngarkues nga i cili jane shkeputur vagonet, duke i theksuar si fajtore kryesor te aksidentit.
Qarkullimi hekurudhore eshte nderprere, ndersa pasagjeret e trenit jane derguar deri ne destinacionet e tyre me autobus. (INA)