Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Greva rrenon bizneset ne jug te Shqiperise

Publikuar me : 28.02.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 328 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Me shume se me shtimin e radheve te emigranteve ne pikat e kalimit kufitar, greva disa ditore e doganiereve greke ka paralizuar thuajse aktivitetin e shume bizneseve ne jug te Shqiperise, ku nje pjese e mire e tyre jane ne bashkepronesi me biznesmene grek. Greva ka paralizuar eksportet si edhe importet e lendeve te pare nga fqinji yne jugor duke vene ne veshtiresi te medha bizneset qe operojne ne zonate jugut ku rreth 80 per qind e lendeve te para vijne nga importi.


"Konkretisht shume firma qe produktet e tyre qe i kane per shtetin fqinj nuk mund ti eksportonin, kane pezulluar per disa dite eksportin, por me e rendesishme eshte fakti qe eshte pezulluar importi i shume lendeve te para, artikujve te ndryshem sidomos per industrine perpunuese, e cila ka bere qe ne disa firma te pezullohet njekohesisht puna e te mos vazhdoje normalisht aktiviteti", - shprehet Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Biznesit per jugun e Shqiperise, Mustafa Devolli


Nderkohe, situata e renduar paraqitet edhe nga Figali Caro, perfaqesuesja e nje ndermarrjeje konfeksioni shqiptaro-greke, e cila shprehet se greva e doganiereve i ka bere qe te ndjehen te pambrojtur ndaj veprimeve te tilla. "Ne operojme ne treg me konfeskione.


Kemi problem me likuiditetin e punetoreve. Nuk kemi asnje ndihme nga shteti, veshtire per te gjetur treg nderkohe dhe per te shitur ate qe ne arrijme te sigurojme e prodhojme", - shpjegon ajo.


Nderkaq Devolli sqaron se pervec demit nga mosrealizimi i prodhimit sipas parashikimeve, greva e doganiereve eshte duke i penalizuar ata per shkak te mospermbushjes se kontratave ne kohe kundrejt partnereve te tjere.


Impakti i greves eshte i drejtperdrejte ne shkurtimin e vendeve te punes dhe ne falimentimin e bizneseve. Figali Caro shton me tej se kompania ka filluar te ule numrin e punonjesve per shkak te uljes se aktivitetitt. "Kam filluar te shkurtoj puntoret dite pas dite.


Marim pune nga Italia e Greqia, nderkohe eshte e veshtire te sigurojme pune", - tha ajo. Vetem gjate vitit 2009, bizneset ne jug te vendit jane demtuar tre here nga grevat e doganiereve greke. Nisur nga kjo, biznese te ndryshme kane menduar edhe transferimin e aktivitetit ne nje zone tjeter per te mos qene i varur vetem nga tregu grek.


"Ne keto momente e shoh te veshtire te vazhdoj ketu. Per keto arsye pretendoj ta zhvendos kete kapital ne nje vend tjeter qe ka me shume potencial e bleres. Besoj ne Durres, Tirane, ne Vlore, Fier, ku ka me shume pune", - vijon nje tjeter biznesmen. Sipas analisteve ekonomike, nje dite greve qe do te thote bllokim i pikekalimeve kufitare e doganore me Greqine, llogarit nje humbje prej 100 milione euro. Deutche Welle

Minatoret: Protesta deri ne permbushjen e kerkesave

TIRANE- Minatoret paralajmerojne per nje tjeter proteste para ambienteve te Kryeministrise per te kerkuar permbushjen e kerkesave te tyre.


Te perballur me numer te larte te forcave te policise ne cdo proteste te tyre, kesaj here minatoret kane kerkuar edhe mbeshtetjen e publikut. Protesta pritet te zhvillohet diten e enjte ne oren 11.00 te paradites. "Shpresojme qe kete radhe pervec minatoreve do te kete pjesemarrje edhe nga qytetare te tjere. Ashtu sic e kemi theksuar pjese e kerkesave tona eshte dhe anullimi i rrijtes se energjise, paga dhe pensioni i trembedhjete, shpallja zyrtarisht e minimumit jetik.


Urojme qe kete radhe qyteteria te jete me koshiente per te drejtat e tyre dhe per luften qe duhet zhvilluar per ti fituar ato te drejta", - deklaroi kreu i Shoqates se Minatoreve Fiqiri Xibri. Minatoret protestojne prej tri vitesh duke kerkuar kushte me te mira pune si dhe trajtim me te denje financiar.


Gjate dy protestave te fundit, perballe indiferences se pushtetareve kane tentuar te hyjne me force ne zyrat e kryeministrise duke u perballur me forcat te shumta policie te cilet te disa raste kane perdorur edhe dhunen per zbrapjen e tyre.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit