Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gripi i derrave, hidhen poshte dyshimet per diplomatin

Publikuar me : 12.06.2009 Ne : Shendeti - 657 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Analizat e ISHP-se konfirmojne se diplomati nuk eshte i prekur nga H1N1. Kraja: Pacienti nuk ka grip derrash


Analizat


Ne vendin tone nuk ka asnje person te prekur nga gripi i derrave, madje edhe analizat e diplomatit qe dyshohej se ishte prekur nga virusi H1N1, dolen negative. Shefi i spitalit Infektiv ne Qendren spitalore Universitare "Nene Tereza", Dhimiter Kraja, theksoi per gazeten se tashme eshte e sigurt qe pacienti i shtruar ne spitalin qe ai drejton nuk ka gripin e derrave.


Gjithashtu, edhe analizat e kryera nga Instituti i Shendetit Publik vertetojne se nuk kemi te bejme me virusin H1N1, por me ndonje semundje tjeter, te ciles ende nuk i eshte vendosur diagnoza. Ndersa burime zyrtare prane Ministrise se Shendetesise pohojne se do te vazhdojne te marrin masa per parandalimin e gripit te derrave ne vendin tone.


Analizat


Instituti i Shendetit Publik konfirmon zyrtarisht se ne Shqiperi nuk ka asnje rast me virusin H1N1. Pacienti i dyshuar 24 ore me pare nuk rezulton te jete prekur prej gripit te derrit, pavaresisht dyshimeve te forta qe ekzistonin.


Analizat e ISHP-se i mbeshtesin edhe vete mjeket, te cilet po ndjekin rastin ne fjale, te cilet theksojne se nuk kemi te bejme me virusi H1N1.


"E them me pergjegjesi te plote se nuk kemi te bejme me gripin e derrave. Pacienti i dyshuar se kishte virusin H1N1, nuk paraqet asnje shenje klinike te ketij virusi.


Ai mund te vuaje nga ndonje semundje tjeter, por jo nga gripi i derrave dhe per kete jam i sigurt",- thekson Dhimiter Kraja. Sipas analizave laboratorike ne ISHP, dyshohet per viroza te tjera te stines, te cilat jane hasur edhe me pare.


Mjeket pohojne se gjendja shendetesore e pacientit, i cili erdhi me temperature te larte ne spitalin Infektiv dhe qe u dyshua per virusin H1N1, tashme eshte permiresuar. Ai ka dale nga karantina dhe po trajtohet ne nje nga pavijonet e ketij spitali.


Diagnoza e pacientit ende nuk eshte percaktuar ekzaktesisht, por sipas specialisteve dyshohet te jete viroze e stines dhe per shkak se ai mbarte edhe semundjen e diabetit, imuniteti i trupit te tij ka rene ndjeshem, duke dhene simptoma te forta qe çuan ne dyshimin per grip derri. Nderkohe, ne laboratorin e ISHP-se, mostrat e marra vazhdojne te analizohen per te dale se shpejti me nje konkluzion perfundimtar mbi llojin e virozes.


Masat


Ministria e Shendetesise konfirmoi se nderkohe po vazhdojne te gjitha ekzaminimet e nevojshme per kete rast, rezultatet e te cilave do te behen te ditura ne perfundim te analizave. Sipas MSH-se, çdo person qe vjen nga jashte dhe ka shenja te gripit te zakonshem, si temperature, etj., u nenshtrohet disa ekzaminimeve qe jane ne protokoll.


"Çdo rast i tille konsiderohet si rast i dyshuar dhe merren menjehere masat perkatese",- theksojne burime te Ministrise se Shendetesise, duke shtuar se kane marre te gjitha masat e nevojshme ne vend per parandalimin e virusit A (H1N1) dhe menaxhimit te situatave te mundshme, sipas rekomandimeve te Organizates Boterore te Shendetesise.


Psikologu i spitalit Infektiv, Banushi, pohon se alarmi i gripit te derrave po ndikon negativisht mbi psikologjine e njerezve


Virusi H1N1 tremb popullaten, por jo mjeket

Populli dhe pacientet e vuajne me shume friken e gripit te derrave, ndersa personeli mjekesor eshte me i qete dhe nuk e ze aspak paniku ndaj lajmeve te publikuara per virusin H1N1. Keshtu u shpreh per gazeten psikologu i spitalit Infektiv, Vilson Banushi, i cili shpjegoi pasojat psikologjike qe ka sjelle virusi H1N1.


Sipas tij, tek pacientet duket frika nga lajmet qe publikohen ne lidhje me kete virus, pasi ata jane me pak te pergatitur dhe te informuar se personeli shendetesor. "Ka disa simptoma psikologjike qe jane tipike per popullaten ne rast se behen publike lajme per dyshime apo konfirmime te gripit te derrave. Keto simptoma kane te bejne me frike dhe pasiguri ne publik",- thekson Banushi.


Sipas tij, ne vendet ku u shfaq gripi i derrave, paniku i njerezve eshte shoqeruar me histeri (neuroza) tek personat qe kishin patur kontakt me personat e prekur nga H1N1-shi, si edhe me fobi nga ushqimi i gatuar me mish derri.


Ndersa sa ai i takon personelit shendetesor, sigurisht qe keto simptoma, sipas tij, nuk i kane shoqeruar ata, por jane ndiere me te qete ne lidhje me situaten, krahasuar me popullaten qe e ka perjetuar ne shume raste mjaft rende.


Kjo, sipas tij, per shkak te parapergatitjes, informacionit te bollshem qe kane marre dhe per shkak te detyres qe kane, duke i sherbyer çdo te semuri qe kane semundje infektive.

 

Gripi i ri A/H1N1, 100 te vdekur ne bote

Ka arritur ne 100 bilanci boteror i te vdekurve per shkak te gripit te ri A/H1N1. Pese rastet e fundit jane regjistruar diten e djeshme, 4 ne Meksike dhe 1 ne Shtetet e Bashkuara, vendet me te prekura nga virusi.


Te dhenat jane konfirmuar edhe nga Organizata Boterore e Shendetesise. Pjesa me e madhe e vdekjeve, 89, eshte regjistruar ne shtetin latin te Meksikes.
 


Komente
nga : qerush hamiti
Koment publikuar ne daten 16.11.2009
kjo semundje nuk eshte shaka por doktoret duhet ta marin seriozisht dhe detirimishte te ndalohen shkollat sepse shum femi tan munt edhe te vdesin kjo semundje e perseris se nuk eshte shaka i lutem ministris se shendetit dhe arsimit qe te bashkpunojn e te ndalojn shkollen qe mos rezikojm qe te vdesin femijt tan ju lutem edhe nje her

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit