Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gruaja e biznesmenit Aldo Bare me vrau burrin

Publikuar me : 15.04.2010 Ne : Kronike - 270 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Deshmitarja e mbrojtur, Mimoza Demiri, bashkeshortja e biznesmenit Shqiptaro- Maqedonas tregoi atentatin e ndaj tyre ne gusht 97


Avokati i Bares, akuzoi gjykaten se po vepron me dy standarde, ndryshe nga disa raste te tjera me situata te njejta me klientin e tij


TIRANE- Seanca gjyqesore ne ngarkim te te pandehurit Aldo Bare, i njohur edhe me emrin Alfred Shkurti, vijoi dje me marrjen ne pyetje te deshmitares se mbrojtur nga drejtesia, Mimoza Demiri, bashkeshortja e Xhevdet Demirit, i vrare ne vitin 1998, nga i akuzuari Aldo Bare dhe te akuzuarit si pjesetare te bandes se tij.


Demiri Deshmoi pasi drejtuesja e senaces urdheroi boshatisjen e saj nga publiku duke qene se kjo deshmitare eshte bashkepunetore e drejtesise. Me pare Avokati i Bares, lexoi nje memo ku kundershtonte deshmine e Selmanit. Pas memos se Mecit, gjyqtarja Hajdari kerkoi nga prokurori Trenova, vazhdimin e seances me deshmitaren e radhes.


ipas tij, seanca duhej te vazhdonte me dyer te mbyllura, duke qene se do te pyetej deshmitarja Mimoza Demiri, ne cilesine e Bashkepunetores se Drejtesise. I pandehuri Aldo Bare kundershtoi kete kerkese te prokurorit Trenova, me argumentin se asaj nuk i eshte rrezikuar jeta pasi ajo ne te gjitha rastet rrugeve ka qene.


Pse seanca duhet te behet me dyer te mbyllura? Kjo grua do deshmoje per vrasjen e burrit te saj apo per te komshiut? Po keshtu me pare kundershtimin e tij shprehu edhe avokati i Bares, Meci. Ne fund gjykata pas konsultimit vendosi boshatisjen e salles nga publiku.


Deshmitarja


Menjehere pas zbrazjes se salles nga publiku, deshmitarja Mimoza Demiri, bashkeshortja e Xhevdet Demirit, biznemenit shqiptaro- maqedonas qe dyshohet se eshte vrare ne vitin 1997, nga banda e Lushnjes, nisi rrefimin e saj.


Ajo tregoi se me 3 gusht te vitit 1997, ktheheshin nga Durresi me furgonin e te shoqit, ndersa ne te udhetonte ajo, Gramoz Selmani, bashkeshorti i saj e familjare te tjere. Ne hyrje te Lushnjes, sipas saj perpara tyre iu ka dale nje autoveture e bardhe me te cilen identifikoheshin pjesetare te bandes. Kater persona, sipas gruas, kane vene maskat ne koke, kane qelluar ne drejtim te furgonit, ku udhetonte gruaja. Ajo ka identifikuar se ne grupin e personave, ishin Ilir Stergu Afrim Hoxha, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare.


Pjesa tjeter e personave te permendur jane gjykuar ose gjykohen ne procese te tjera nga Aldo Bare. Pasi kane vene maskat ne koke ata kane qelluar ne drejtim te shtetasit Xhevat Demiri, i cili kishte zbritur nga furgoni, duke i shkaktuar atij vdekjen. I pandehuri Arben Borici i cili rrinte ne nje autoveture afer vendit te ngjarjes eshte afruar me shpejtesi dhe ne autoveture kane hipur te gjithe personat e sipercituar. Nderkaq deshmitarja sqaroi se ngjarja ka ndodhur per shkak te bizneseve te bashkeshortit te saj.


Memja e Avokatit


Ne fillim te seances, avokati i te pandehurit Aldo Bare, Vladimir Meci, lexoi nje memo, drejtuar trupit gjykues te ceshtjes, drejtuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari. Ne promemorien drejtuar gjykates, avokati i Bares kontestoi edhe nje here administrimin e deshmise se Gramoz Selmanit, i cili sipas Mecit, duhej te jepte llogari per gjashte vrasje te tjera te cilat i jane atribuuar atij.


Madje per kete sipas Mecit, per Selamin Gjykata e Lushnjes dhe me pas Apeli, kishin nxjerre nje vendim arresti ne ngarkim te Selmanit, per akuzat e vrasjes ne vitin 1999. Avokati cilesoi se Selmani duhej te kishte dhene llogari per akuzat e prokurorise, ndersa nuk nguroi te hidhte dyshime se mes tij dhe organeve te Policise kishte nje marreveshje paraprake te fshehte qe sipas tij dita dites po provohet.


Me tej, Meci tha se ne rastin e Bares, Gjykata po procedon me dy standarde, sa i perket afateve te dosjes, duke iu referuar rastit te ish- Drejtorit te Rrugeve, Andi Toma, nje nga te akuzuarit e hetimit te rruges Durres- Kukes. Me tej ai permendi rastin e Enver Dondollakut, te cilit iu pranua gjykimi i shkurtuar ndersa Bares jo.


DESHMITARI KICJA
Kicja Prokuroria e Policia na hodhi ne rruge pas deshmise ndaj Bares


Arben Kicja, nje nga deshmitaret me statusin e bashkepunetorit te drejtesise per te dyten here leshon akuza ndaj Prokurorise dhe Policise per mos kujdesin ndaj tij dhe familjes. Gjate paradites se djeshme, kur prane Gjykates se Krimeve te Renda kishte nisur seanca gjyqesore ne ngarkim te te akuzuarit si ish- kreu i bandes se Lushnjes, Aldo Bare, deshmitari Kicja me bashkeshorten, femijet, vellain e nenen akuzuan Prokurorine dhe Policine se i kishte hedhur ne rruge. Pas deshmise qe dhashe ne procesin ndaj Aldo Bares Policia dhe Prokuroria me hodhen ne rruge duke mos me ofruar siguri.


Ne ndihemi te kercenuar pasi askush nuk po na mbron. Sipas marreveshjes, siguria jone duhet te vazhdoje edhe pas deshmise time ne Gjykate, por, sic duket ate po e shkel Zyra per Mbrojtjen e Deshmitareve dhe Bashkepunetoreve te Drejtesise dhe Prokuroria e Krimeve te Renda duke na lene pa siguri, -tha Kicja para medias dje.


Nderkohe, edhe nena e tij tashme e thyer ne moshe, i ka bere apel strukturave te Programit per Mbrojtjen e Deshmitareve dhe Bashkepunetoreve te Drejtesise mos ti hedhin ne rruge por te kujdesen per ata.

Nderkohe, dy vite me pare, po ky deshmitar, pas nje sherri me drejtuesin e atehershem te Zyres per Mbrojtjen e Deshmitareve dhe Bashkepunetoreve te Drejtesise mori femijet dhe bashkeshorten duke u larguar nga vend strehimi pasi sipas tij nuk kishte kujdesin e nevojshem. Vete Kicja ka deshmuar para Gjykates ne procesin penal ndaj te akuzuarve si bashkepunetore te Aldo Bares dhe vete ketij te fundit.


Ai ka rrefyer per tentativen e vrasjes ndaj tij me 16 nentor te vitit 2003 nga i pandehuri Rexhep Gina ku kishte mbetur i plagosur dhe djegien e shtepise se Shkelqim Haxhiut ne gusht te vitit 1998. Sipas tij, djegia e baneses se Shkelqim Haxhise eshte kryer nga Ilir Stergu, Arben Borici, Erion Cici, Jorgo Muzaka, Rexhep Gina, te gjithe nen urdhrat e Aldo Bares e Enver Dondollakut me qellim frikesim per marrjen e lokalit te privatizuar ne qender te Lushnjes.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit