|
Grupi i t Tetve diskuton mimin e nafts
Publikuar me : 25.05.2009 Ne :
Rajoni - 500 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Grupimi G8, i perbere nga shtetet lidere ne fushen e energjetikes, mbajti te dielen nje takim per te diskutuar investimet qe duhen bere ne sektorin e naftes pa cenuar ekonomine boterore, nderkohe qe Arabia Saudite, prodhuesja me e madhe e naftes ne nivel global, parashikon qe çmimi se shpejti te arrije ne 75 dollare per fuçi. Ministrat e Grupit te te Teteve u takuan ne Rome per shkak te renies se papritur te çmimit te naftes ne nje çast kur po tregonte prirje rritjeje, madje vetem pak dite me pare kishte arritur ne kuoten me te larte te ketyre gjashte muajve te fundit.
Pritej qe me pare takimit qe aktoret kryesore te tij, siç jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes t‘i kerkonin OPEC-t te perqendrohet te mbajtja stabel e çmimeve. Arabia Saudite, me i madhi dhe me me shume influence nder prodhuesit e OPEC-ut, tha me se shume gjasa ky grupim "do te vazhdoje te ruaje qendrimin e deritanishem" kur te takohet ne Vjene te enjten e kesaj jave. Njeheresh beri me dije se parashikonte rritje te kerkeses dhe te çmimit te naftes. "Kerkesa do te rritet me sherimin e ekonomise boterore", u tha gazetareve ministri i Naftes se Arabise Saudite, Ali al-Naimi, pa pranuar te jape te dhena me te detajuara. Gjithashtu, nuk pranoi t‘i pergjigjej me saktesi pyetjes se kur mendonte qe çmimi do te mberrinte ne kuoten 75 dollare per fuçi, gje qe, sipas vendeve prodhuese, eshte e domosdoshme per te nxitur investimet e reja ne kuadrin prodhimit per afate te largeta kohore. "Kjo mund te ndodhe neser, ose mund te ndodhe pas dhjete vjetesh, por me shume gjasa do te ndodhe. Por se kur, nuk di ta them me saktesi", tha Ali al-Naimi.
Agjencia Nderkombetare e Energjise ka llogaritur se investimet ne prodhimin e naftes dhe te gazit do te ulen me 21 per qind gjate vitit 2009, si rezultat i krizes financiare dhe recesionit ekonomik. Roberto Poli, presidenti i kompanise italiane te tregtimit te naftes "Eni" tha se "harku magjik", pergjate te cilit çmimet e naftes jane aq te larta sa te krijojne mundesine e investimeve te reja pa lenduar ekonomine, eshte 60-70 dollare per fuçi, ndersa per shefin ekzekutiv te kompanise "Edison" Umberto Kuadrino, ky hark qe 60-80 dollare amerikane. "Pervoja e ciklit te fundit te çmimeve te naftes tregoi se per te garantuar qendrueshmerine e rritjes ekonomike, çmimet nuk duhen rritur pertej kuotes prej 75 dollare per fuçi", tha Roberto Poli. "Mungesa e stabilitetit dhe parashikueshmerise se çmimeve te naftes jane armiqte e çdo plani te vlefshem per te ndertuar nje te ardhme me te mire energjetike".
Çmimi i naftes u ngrit ne kuoten me te larte te ketyre gjashte muajve te fundit javes se shkuar, thuajse sa dyfishi i çmimit te regjistruar ne dhjetor dhe mjaft me lart nga niveli (prej 50 dollaresh) qe, sipas Arabise Saudite, ishte i domosdoshem per t‘u siguruar fitime minimale prodhuesve. Pritet qe gjate takimit ne Vjene ministrat e vendeve te OPEC-ut te mos bejne ndryshime per sa u perket sasive te prodhimit, ne nje çast kur rritja e çmimeve ka zbutur shqetesimet e tyre per stoqet dhe sasite e teperta te prodhimit, ne nje çast kur regjistrohet kerkesa me e ulet ne vite te tera.
Nje burim nga vendet e Gjirit Persik tha, pa pranuar te identifikohet, se grupi do t‘u permbahet synimeve aktuale, por se ende ngrihen shqetesime lidhur me mungesen e unanimitetit nga ana e te gjithe aktoreve. Gjithsesi, guvernatori iranian i OPEC-ut tha se rritja e çmimit te naftes po u jepte disa anetareve te ketij grupimi nje lloj ndjesie te rreme sigurie.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Rajoni - Lexuar : 26 here.
Kancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia.
“Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »
|
» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|