|
Hallaçi gati ta braktise Partizanin
Publikuar me : 23.08.2008 Ne :
Sport - 432 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Do te beje prishje te njeanshme te kontrates, pas mosshlyerjes se detyrimeve financiare
Edhe pse Partizanit i eshte afruar nje tjeter sponsor, gje e cila mendohej se do te permiresonte gjendjen financiare te klubit, kriza ekonomike te te kuqte njeh edhe nje tjeter "viktime", ose thene ndryshe nje tjeter "rebel". Ai eshte mesfushori i te kuqve, Rrahman Hallaçi. Divorci mes tij dhe skuadres se Partizanit eshte me prane se asnjehere. Lajmi eshte bere i njohur nga burime prane vete lojtarit, te cilat sigurojne se "sot pritet vendimi perfundimtar i tij, ne lidhje me te ardhmen".
Kontrata
Largimi i tij i mundshem eshte perfolur shume ne ditet e kaluara, nderkohe qe dita e sotme pritet te zyrtarizoje edhe prishjen e njeanshme te kontrates nga lojtari kuksian, i cili militon ne radhet e te kuqve qe nga sezoni 2000-2001. Shkaku eshte ai i mosshlyerjes se detyrimeve financiare. Sikurse eshte bere e ditur, Hallaçi nuk ka marre ende rrogen e gjashte muajve. Dhe nje gje e tille e ka shtyre ate drejt mendimit per t‘u larguar. Edhe pse ishte shprehur dite me pare per mundesine e largimit, ai i ka lene kohe presidentit Albert Xhani per te shlyer te gjitha detyrimet deri diten e djeshme. Por deri ne oret e para te mbremjes asgje nuk eshte konkretizuar.
Divorci
Per kete arsye, mesohet se ai tashme shikon si te vetmen zgjidhje divorcin me klubin, i cili e beri te njohur ne nivelet e larta te kampionatit shqiptar te futbollit. Menyra e zgjedhur per te konkretizuar kete divorc eshte ajo e prishjes se kontrates se njeanshme, qe vjen si pasoje e mosrespektimit te kontrates nga ana e klubit. Per nje gje te tille, ai duket se ka ndermend t‘i drejtohet Komisionit te Disiplines, ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Ndarja me te kuqte pritet te behet realitet qe ne stervitjen e sotme, ku me shume mundesi nuk do te jete nen urdhrat e trajnerit Hasan Lika.
I fundit
Nese nje gje e tille do te behet realitet, Hallaçi do te jete lojtari i radhes, qe largohet nga te kuqte ne kete sezon per shkak mosshlyerjes se detyrimeve te parashikuara ne kontrate nga ana e klubit. Ai do t‘i bashkohet grupit te te larguarve per te njejten arsye, Paulin Dhembi (te Vllaznia), Blendi Shkembi (te Skenderbeu), Tefik Osmani (Tirana), Bledar Devolli (Tirana), Arber Abilaliaj (Besa). Mes te larguarve llogaritet edhe kapiteni Ardit Beqiri, edhe pse per momentin çeshtja e tij eshte ne shqyrtim nga Komisioni i Disiplines ne FSHF. Po ashtu edhe sulmuesi Gjergj Muzaka nuk ka ndermend te rikthehet ne skuader, pas incidentit me presidentin Xhani, pas ndeshjes se humbur 1-3 ndaj Shiroki Brijeg.
Bakaj
Largimet e shumta kane bere qe nga skuadra, e cila u shpall nenkampione e Shqiperise, te mbeten vetem dy te rikthyerit, Orges Shehi dhe Dritan Babamusta, por edhe mesfushori Elis Bakaj. Edhe ky i fundit ka shprehur deshiren per te lene Partizanin, por presidenti Xhani ka vene si kusht nje demshperblim shume te majme per kartonin e tij. Per momentin, Bakaj vuan nje demtim, dhe ne ndeshjen e te dieles, ne Lushnje, nuk do te jete ne dispozicion te trajnerit. Ne ekip eshte afruar i riu Marlota, ish-futbollisti i Beselidhjes, por edhe i ekipit tone Shpresa, i cili ka dale ne stervitje me pjesen tjeter te skuadres.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|