Trajneri i kombetares Ari Han thote se arritjet momentale te Shqiperise nuk jane rastesi
Deshiron te komentoje punen e mire qe ka bere me klubet dhe po ben aktualisht me kombetaren shqiptare. Trajneri kuqezi, Ari Han, ne nje interviste per gazeten holandeze "Voetbal Primeur", duke lene menjane modestine, nder te tjera eshte shprehur se arritjet e Shqiperise kane ndodhur menjehere sapo ai ka ardhur ne krye te kuqezinjve. Me nje emer jo fort te mire ne Holanden e tij, Ari Han thote se, kudo ku ka drejtuar, ka lene shenje si trajner.
"Kombetarja shqiptare, pas nje nisjeje shume te mire te ndeshjeve kualifikuese per Boterorin 2010, ka arritur te permiresoje renditjen e FIFA-s, nga vendi i 103-te ne te 83-in. Ari Han duket se ka ndikuar shume ne kete arritje, sepse pa ate, vendi ballkanik nuk do te ishte kaq mire,"- shkruan gazeta holandeze.
Me pas, vete trajneri kuqezi thote: "Jo, nuk eshte aspak rastesi qe Shqiperia ka arritur keto rezultate. Gjithcka ka ndodhur qe kur une kam ardhur ne krye te kesaj kombetareje. Per kete, mjafton te shikoni te kaluaren time. Kur isha trajner i Anderlehtit jam shpallur kampion, ndersa me Standartin e Liezhit kam fituar Kupen e Belgjikes, dhe gjithashtu jam perfaqesuar ne Kupat e Europes. Pervec kesaj, kam qene trajner ne dy ekipe, te cilat kane marre pjese ne Kupat e Botes, por une nuk mundesha te fitoja me skuadra te ketij niveli, si per shembull Kina."
Arritjet e Ari Hanit nuk duhet te shikohen thjesht te rezultatet me klubet, por per kohen qe ai ka drejtuar, pasi ajo eshte shume e rendesishme per nje trajner. Ne vetvete, holandezi i kuqezinjve eshte i bindur qe ia ka arritur qellimit, kudo ku ka shkuar.
"Tek skuadrat qe jane te nje niveli te larte, te cilat kane fituar tituj, eshte e vertete qe kam qendruar shume pak. Per shembull, tek Fejnordi, Anderlehti dhe Shtutgarti. Kjo eshte arsyeja pse jam larguar, por besoj se ia kam arritur qellimit,"- pohon trajneri Han, qe me 15 nentor mbushi 60 vjec.
"Pse ne Holande jane kunder meje?"
Ajo qe te cudit eshte fakti qe ne Holande, vendin e tij dhe ku ka bere emer si futbollist, nuk eshte i njejti vleresim per Ari Hanin. Kete trajneri kuqezi e ka thene edhe vete ne deklarimet per shtypin sportiv. Por pse ndodh kjo? Trajneri e sqaron ne menyren e tij: "Ndryshe nga ne Holande, mua ne bote me vleresojne me shume, kudo qe te shkoj. Mund te them qe ne hotelet ku shkoj me skuadren, restorantet etj., e dine shume mire se kush jam.
Madje, arrijne deri aty, sa te me pyesin se pse kurre me pare nuk kam marre drejtimin e kombetares holandeze. Ose ne rastin me te pakte, pse une nuk jam perfolur per te drejtuar skuadren "portokalli". Per mua, kjo ndoshta nuk do te ndodhe kurre, sepse njerezit rreth kombetares holandeze e kane shume te veshtire te me gjejne,"- pohon me ironi trajneri i Shqiperise.
Megjithate, ish‑futbollisti i kombetares holandeze dhe Ajaksit me te famshem, nuk e ka pishman te kaluaren. "Une e di fort mire se si funksionojne keto gjera. Nuk ka te beje fare me ate qe ke mundesi te arrish. Mendoj se kjo ka te beje vetem me njohjet qe ke. Dhe mund t'ju them se keto njohje ne Holande funksionojne kunder meje. Me besoni per kete qe po them. Vetem me njohje shume te medha, mund te arrish qe te jesh edhe trajner i Realit te Madridit apo i Barcelones. Mirepo, ne vende te tjera nuk ndodh keshtu. Ne te vertete, edhe Johan Krujfi apo Frenk Raikardi, pa keto njohje, jam i bindur qe nuk do te kishin mundur te beheshin trajnere te Barcelones."